Gjatë vitit 2020, paraja në formën e Cash-it jashtë sistemit bankar që ka qarkulluar në vendin tonë, ka arritur në rekorde historike. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, paraja në kanalet jo-zyrtare ishte në fund të dhjetorit në 2.8 miliardë euro, duke u rritur vetëm gjatë vitit të shkuar me gjysmë miliardi Euro.
Kjo është shtesa më e lartë e parasë Cash që prej vitit 2002, kur datojnë edhe statistikat e bankës qendrore mbi këta agregatë.
Krahasuar me nëntorin, paraja jashtë bankave u rrit me 100 milion Euro, ndërsa në total gjatë 5 viteve të fundit është shtuar me 800 milion Euro. 2020-a është viti me peshën më të lartë të rritjes së parasë në qarkullim.
Një dekadë më parë ky agregat monetar ishte dy herë më i ulët se sot, 1.58 miliardë Euro, ndërsa prej 2013 “cash-i” në ekonominë tonë është rritur me 40%, 18% vetëm gjatë vitit që lamë pas, raporton klan.
Njëkohësisht me paranë jashtë bankave, janë rritur edhe depozitat me afat dhe llogaritë rrjedhëse të individëve e bizneseve.
Ekzekutivi ka marrë një sërë masash për të ulur qarkullimin e parasë jashtë bankave në ekonomi, duke detyruar hapjen e llogarive bankare edhe për bizneset e vogla dhe mos pranimin e dy bilanceve në banka për dhënien e kredive për kompanitë private, por pavarësisht kësaj, ky fenomen vetëm është rritur.
Transporti detar – në janar të 2021 u përpunuan 7% më shumë mallra se 2020
Dyfishohet ndihma ekonomike
Ndryshon faturimi i energjisë elektrike, matësit do lexohen një herë në dy muaj
Paraja jashtë bankave arrin rekorde historike – Në 2020-ën u rrit me gjysmë miliardë Euro
Mbyllja e Kapshticës lë stok mollët e Korçës
Shqipëria nënshkruan marrëveshje tregtare me Mbretërinë e Bashkuar
Banka e Shqipërisë gjatë vitit të kaluar, atë të pandemisë, ka frenuar tërësisht blerjen e arit monetar, si mjet rezerve. Shifrat më të fundit nga institucioni tregojnë se në dhjetor të vitit të kaluar, vlera e shufrave të arit në arkat e saj prekte 136 milionë euro. Në vlerë kjo shifër është lehtë më […]
Tre zhvillime në ndërrimin e viteve do të kenë efekt afatgjatë në biznesin e koncernit Gazprom në Europën Juglindore, me pasoja edhe në tregun e BE-së. Kush fiton dhe kush humbet? Me ndërrimin e viteve në tregun e gazit në Europën Juglindore pati tre zhvillime me rëndësi që do të kenë vazhdë […]
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat neto nga ky zë në Bilancin e Pagesave për 9-mujorin 2020 kishin vlerën e 155 milionë eurove, në rënie me 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ky është njëkohësisht niveli më i ulët i pesë viteve të fundit. Metodika […]
Sektori fason shënoi një rritje të ndjeshme të ardhurave në tremujorin e tretë të vitit 2020. Mbështetur në të dhënat e bilancit të Pagesave të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat për shërbimet e përpunimit të mallrave të porositësve nga jashtë vendit arriti në 125 milionë euro, në rritje me 30 milionë euro krahasuar me tremujorin […]