Kalimi i parave të padeklaruara në kufi vijon të jetë një fenomen shqetësues për policinë shqiptare fenomen që po njeh vetëm rritje.
Së fundmi një shtetas tunizian me banim në Britaninë e Madhe, u kap në aeroportin “Nënë Tereza” duke u përpjekur të kalojë një shumë prej afro 70 mijë paundësh.
Sipas burimeve nga policia kufitare ky nuk është një rast izoluar. Vetëm, gjatë 3 muajve të fundit janë konstatuar dhjetëra raste të tjera ndërsa shuma e parave të sekuestruara i kalon 400 mijë paundët, raporton euronews albania.
Po sipas burimeve nga uniformat blu paratë në kartëmonedha që përpiqen të kalohen në këtë formë janë kryesisht të ardhura nga aktivitete kriminale, të cilat nuk mund të justifikohen nga poseduesit.
Sipas ligjit “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terorrizmit”) çdo shtetas ka detyrimin ligjor të deklarojë sendet apo vlerat monetare mbi 10 mijë euro gjate kalimit te kufirit.
Ndërkohë “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.
Mësim me dritare hapur – Udhëzimi i ministrisë shqetëson nxënës e prindër
91 mijë shqiptarë jetojnë në SHBA, rekord në rajon e Europë bashkë me Bosnjë-Hercegovinën
Nis vaksinimi – Shefja e Infektivit vaksinohet e para
Moti i keq – Pritet të hapen portat e shkarkimit në kaskadën e Drinit
Filluan përmbytjet – FA dyfishon kapacitetet në ndihmë të banorëve
Ikjet nga LSI – Zv.kryetari Luan Rama: Nuk jemi të shqetësuar, duhet të dalim të vetëm në zgjedhje
Në Tiranë, një studim i shoqatës “Së Bashku për Jetën” zbuloi një seri vështirësish që pandemia solli për trajtimin e afro 400 mijë të sëmurëve kronikë, që ka Shqipëria. Shumë prej tyre duhet të vinë rregullisht në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, kur brenda saj janë dy spitale Covid. Shoqata “Së […]
Kongresmeni Eliot Engel, i cili pas 32 vitesh do të lërë Kongresin Amerikan, ka marrë mesazhe mirënjohjeje për mbështetjen gjatë 3 dekadave të Shqipërisë dhe pavarësinë e Kosovës nga kreu i shtetit Ilir Meta, kryetari i Partisë Demokratike Luzim Basha. Mesazhi i Presidentit Meta Përherë mirënjohës mikut të sprovuar të kombit shqiptar, […]
2021 ka nisur mbarë për shkrimtarin Ismail Kadare, i cili është nderuar nga presidenti francez Emmanuel Macron me titullin e lartë shtetëror “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”. Përmes një dekreti të posaçëm që mban datën 31 dhjetor, Kadare e ka marrë këtë titull që e gëzojnë 250 personalitete në Francë. Krahas Kadaresë, […]
Kryetarja e Përgjithshme e OSBE-së, Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde. (MPJ Suedi / Kristian Pohl) Suedia mori kryesimin e OSBE-së, dhe vitin e ardhshëm do të përqendrohet në mbrojtjen e rendit evropian të sigurisë, adresimin e konflikteve të zgjatura dhe rritjen e demokracisë dhe barazisë gjinore. “Suedia është […]