e martë 21 shtator 2021
e martë 21 shtator 2021

Parlamenti i Kosovës dështoi të miratojë një rezolutë për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që u nënshkrua më 4 shtator të vitit 2020 në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e ish presidentit amerikan, Donald Trump.

Në mbështetje të rezolutës së propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës votuan 24 deputetë, ndërkaq 57 syresh abstenuan.

Rezoluta i bënte thirrje qeverisë së Kosovës të zbatojë marrëveshjen dhe të përgatis një plan veprimi që do t’i dorëzohej parlamentit.

Marrëveshja e Uashingtonit që u nënshkrua nga ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në pranine e ish presidentit Trump, parashihte një varg veprimesh për normalizimin ekonomik përfshirë edhe studimin e fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit, që shtrihet në territorin e Kosovës dhe Serbisë.

Më 23 qershor Shtetet e Bashkuara u dorëzuan qeverive të Kosovës dhe Serbisë raportin e Departamentit amerikan për Energji, mbi menaxhimin e ujit të këtij liqeni.

Në fillim të muajit korrik përgjatë një debati për rezolutën që nuk u miratua sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se qeveria e tij do të përdorë argumentet nga raporti i Departamentit amerikan për Energji, mbi menaxhimin e ujit të liqenit të Ujmanit, për ta mbrojtur, siç tha, këtë pasuri të Kosovës.

Marrëveshja e Uashingtonit parashihte edhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Izraelit dhe Kosovës, që u realizua me një shkurt të këtij viti, ndërkaq me 14 mars, Kosova hapi ambasadën e saj në Jerusalem. Sipas marrëveshjes një korriku ishte afati që Serbia të zhvendosë ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem, por presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi se “interesat e Serbisë kanë ndryshuar që kur Izraeli njohu pavarësinë e Kosovës”.

Marrëveshja e Uashingtonit parasheh mes tjerash edhe ndërtimin e lidhjeve rrugore dhe hekurudhore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe krijimin e mundësive për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave. Sipas marrëveshjes, Kosova zotohet të bëhet pjesë e nismës së “mini-Shengenit”, e cila tashmë ka ndryshuar emrin në “Ballkani i Hapur”, një nismë e përbashkët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Nisma që u paraqit në Novi Sad të Serbisë në tetor të vitit 2019, asnjëherë nuk ka siguruar mbështetje të rëndësishme në Kosovë, por as në Mal të Zi dhe në Bosnje, tri nga gjashtë vendet e rajonit të Ballkanit që aspirojnë integrimet evropiane.

Kryeministri Kurti tha të dielën se se nisma “Ballkani i Hapur” ngjan më shumë në një Ballkan të hapur për ndikimet nga Lindja.

Administrata e re amerikane ka theksuar se pret që Kosova dhe Serbia t’u përmbahen detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Uashingtonit.

Më shumë

Kosovë: Shumë kandidatë për zgjedhjet lokale me probleme ligjore

Të paktën 160 kandidatë nga 30 subjekte politike nuk mund të garojnë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Sipas KQZ ka edhe kandidatë për kryetarë të komunave që kanë probleme me ligjin.   Jo të gjithë kandidatët për asambletë komunale dhe ata për kryetar komunash që duan të garojnë për zgjedhjet lokale të 17 […]

Themelohet institucioni i Operës së Kosovës

Pas shumë përpjekjeve dhe zhvillimeve të hovshme në komunitetin artistik në Kosovë dhe një kontributi të madh nga kompozitorët, instrumentistët, solo-këngëtarët, dirigjentët dhe shumë e shumë personalitete, themelohet institucioni i Operës së Kosovës. Në Kuvendin e Kosovës sot, me 75 vota pro, deputetët miratuan propozim-vendimin e Qeverisë për themelimin e institucionit te Operës së […]

​Gjashtë vjet nga miratimi i Gjykatës Speciale, aktakuzat e para ndaj ish-krerëve të UÇK

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, gjashtë vjet më parë, më 3 gusht 2015 votuan pro ndryshimit të amendamentit kushtetues që i hapi rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.   Ishin 82 vota pro, 5 kundër dhe një abstenim, që lejuan qeverisë të dërgojë edhe dy projektligje të tjera sa i përket Speciales, shkruan KosovaPress.   […]

Kurti: “Ballkani i Hapur” ngjan më shumë si Ballkan i hapur për ndikimet nga lindja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të dielën se nisma “Ballkani i Hapur” ngjan më shumë në një Ballkan të hapur për ndikimet nga Lindja.   Të dielën në Prishtinë gjatë një veprimtarie kulturore, Kryeministri Kurti komentoi takimin e së enjtes të Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut për nismën e mini-shengenit që […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara