Deputetët në parlamentin serb të martën votuan kundër debatimit të tre rezolutave të propozuara në lidhje me luftërat e viteve 1990 në ish-Jugosllavi.
Propozimi i parë i pasuksesshëm, për një rezolutë për të dënuar gjenocidin e boshnjakëve nga Srebrenica, u parashtrua nga gjashtë deputetë të grupit parlamentar të Luginës së Bashkuar-SDA Sanxhak, i cili e merr mbështetjen e tij nga zona e Sanxhakut me shumicë myslimane në Serbinë jugore.
“Qëllimi i rezolutës mbi gjenocidin në Srebrenicë është dënimi i ashpër i tij, por edhe ndalimi i çdo mohimi të këtij gjenocidi, lavdërimi i kriminelëve të luftës të dënuar dhe shpallja e gjenocideve të reja kundër popullit boshnjak”, tha një nga deputetët e propozoi atë, tha Enis Imamoviç në parlament.
Serbia nuk i njeh masakrat e Srebrenicës si gjenocid pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare.
Deputetja e Partisë Progresive Serbe në pushtet, Ana Karaxhiç, ishte një nga ligjvënësit që parashtroi propozimin e dytë të pasuksesshëm, për një rezolutë për krijimin e një komisioni “për të hetuar dhe përcaktuar numrin e viktimave të agresionit të NATO-s në 1999”. NATO bombardoi Jugosllavinë për ta detyruar presidentin Sllobodan Millosheviç t’i jepte fund represionit të tij ushtarak ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Karaxhiç tha se “ne kemi një detyrim dhe përgjegjësi morale, por edhe përgjegjësi si deputetë, sepse këtu mund të formojmë një komision që do të përcaktojë, me emër dhe mbiemër, numrin e saktë të të vdekurve, me fjalë të tjera të vrarët në agresionin e NATO-s”.
Deputeti Miodrag Linta, nga koalicioni qeverisës, paraqiti propozimin e tretë të pasuksesshëm për një rezolutë parlamentare në lidhje me luftërat e viteve 1990.
Linta sugjeroi ndryshime në Ligjin për Veteranët e Luftës në mënyrë që të gjithë anëtarët e ushtrisë dhe milicisë të Republikës së Krajinës Serbe, një shtet i vetëshpallur rebel serb brenda Kroacisë, të kenë të drejtë për përfitime të veteranëve të luftës për gjithë kohën që shërbyen me forcat rebele. BRIN
Tërhiqet plani për minierën e litiumit në Serbi
Presidentja Osmani kërkon shtimin e angazhimit amerikan dhe evropian kundër ndikimit rus
Opozita në Mal të Zi heq dorë nga rrëzimi i qeverisë
Danimarka pret të marrë me qira 300 qeli burgu në Kosovë
Britania e Madhe e shqetësuar me tensionet në Ballkanin Perëndimor
Serbia hapi katër kapituj në negociatat me BE-në
Shitjet e banesave në Turqi për të huajt u rritën me 48.4% në një nivel rekord në nëntor, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, pasi një rënie e lirës turke bëri që blerjet të jenë dukshëm më të lira për ata që blejnë me valutë “të fortë”. Tregu i pasurive të paluajtshme […]
Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative do të hapë një ekspozitë dhe do të botojë një libër që përkujton gazetarët dhe punonjësit e medias që u vranë gjatë dhe menjëherë pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë. Një ekspozitë e BIRN, e titulluar “Last Despatches”, do të hapet në Sarajevë më 14 dhjetor […]
Partia opozitare Alternativa është bërë pjesë e koalicionit qeveritar në RMV. Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi kanë nënshkruar marveshjen 9 pikëshe për hyrjen e Alternativës në Qeveri. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se kjo marrëveshje paraqet një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në, […]
Kosova dhe Serbia në javën e fundit ashpërsuan retorikën politike me akuza dhe kundërakuza dhe ndaluan vizitat e ndërsjella të zyrtarëve qeveritarë, duke bërë kështu që të reagojë edhe Bashkimi Evropian. Autoritetet e Prishtinës i ndaluan hyrjen në Kosovë kreut të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, njëherësh edhe drejtues i […]