Friday 24 March 2023
Friday 24 March 2023

 

Dy partitë më të mëdha dorëzuan pak pas mesnate listat e kandidatëve të tyre për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit. Si socialistët ashtu dhe demokratët kanë bërë ndryshime të forta krahasuar me emrat e 4 viteve më parë, por ato dallojnë nga qasja në rreshtimin e kandidatëve në atë që quhet zona e sigurt. Ndërsa demokratët i janë përmbajtur përgjithësisht një rreshtimi që ka për bazë fuqinë elektorale të secilit kandidat, socialistët kanë zgjedhur të kundërtën, duke vënë në pjesën fundore të pjesës së sigurt emrat e drejtuesve politikë të qarqeve.

 

“Eshtë krejt e pakuptimtë që udhëheqja të rrijë në krye, në vendet e para të listave, që në fakt nuk është të rrish në krye të betejës”, deklaroi para fillimit të mbledhjes së kryesisë, kryetari socialist Edi Rama, i cili vetë do të jetë në dy lista, si në Vlorë edhe në Durrës, në vendin e 8, që përfaqëson dhe objektivin bazë të mandateve që socialistët synojnë në këto dy qarqe.

 

Por në fakt, ky rregull nuk është zbatuar kudo. Në Dibër, drejtuesja politike, ministrja e Jashtme Olta Xhacka, nuk u përfshi fare në listat e këtij qarku, duke u transferuar në Korçë. Po ashtu dhe në Tiranë, dy drejtuesit politikë, Ervin Bushati dhe Elisa Spiropali, janë në pjesën e sipërme të listës.

 

Në krye të qarqeve, me përjashtim të Fierit, ku është emri i zëvendëskryeministrit Erion Braçe dhe Dibrës, ai një emigranti me një histori suksesi në Londër Lavdrim Krashi, të gjitha janë gra, pjesa dërrmuese, emra tërësisht të rinj dhe pa një lidhje direkte me politikën.

 

Ajo që bie në sy është fakti se figura të njohura socialiste mbetën jashtë përzgjedhjes. Një pjesë e tyre, si si Vasilika Hysi, Eglantina Gjermeni, Besnik Bare, Musa Ulqini, kanë deklaruar pubikisht se janë tërhequr. Ndërsa për të tjerë, siç është rasti i ish ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, vendimi ka qenë i qartë për t’u lënë jashtë. Që nga momenti që ai u hoq nga kryeministri, pas 5 vitesh drejtimi të diplomacisë, nga një prej figurave qendrore të kabinetit qeveritar, zoti Bushati mori një tjetër goditje nga zoti Rama, kur në vitin 2019, ju hoq drejtimi politik i qarkut të Shkodrës. Marrëdhëniet mes të dyve njohën përgjithësisht vetëm acarime, edhe për shkak të kritikave publike të zotit Bushati ndaj disa aspekteve të mënyrës së qeverisjes, apo dhe disa vendimeve të qeverisë.

 

Disa figura të tjera socialiste si ish ministrja e Mbrojtjes, dhe Kryetarja aktuale e Komisionit të Politikës së Jashtje të Parlamentit Mimi Kodheli, apo dhe ish kryeministri e Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, janë renditur në zona të rrezikuara të listës.

 

Akoma më e habitshme, ishte renditja si i 23-ti në listën e Tiranës, të ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa. Mbetet i paqartë kriteri i përdorur nga PS në rastin e zotit Xhafa, aq më tepër kur socialistët, synojnë sërish të përdorin edhe në këto zgjedhje, Reformën në Drejtësi, si një prej kuajve kryesorë të betejës së tyre elektorale, ndërkohë që ai ishte njeriu që udhëhoqi të gjithë procesin e reformës.

 

Megjithatë ndryshimet e fundit në Kodin elektoral, i mundësojnë një kandidati të kërcejë në pjesën fituese nëse ai arrin të marrë personalisht, së pari mbi 10 mijë vota, e së dyti që këto vota të jenë më të mëdha në numër se sa të një prej kandidatëve që renditen në zonën e sigurt. Dhe pjesa e parë e listës në Tiranë, ka jo pak emra që mund ta kenë të vështirë të marrin një mbështetje të gjerë elektorale.

 

Në krahun tjetër edhe zoti Basha ka ndërmarrë ndryshime të forta duke lënë jashtë gjithashtu emra të njohur, ndërsa të tjerë, sikundër dhe në rastin e socialistëve, janë zbritur në zonat jo të sigurta të listave. Janë të paktën 11 ish deputetë demokratë të cilët janë lënë jashtë, mes tyre dhe emra si Genc Pollo apo dhe Luciano Boçi, Bujar Nishani. Po ashtu, nuk është e qartë zgjedhja e kryetarit demokrat, për të mos përfshirë disa nga bashkëpunëtorët e tij të afërt në parti, si Fatbardh Kadilli apo Enno Bozdo.

 

Kandidatët demokratë duket se janë penalizuar ndjeshëm dhe nga fakti që për të mbajtur një opozitë të bashkuar, zoti Basha është detyruar të bëjë koncensione jo të vogla ndaj aleatëve të saj të vegjël. Vetëm në Tiranë, në pjesën e sigurt të listës janë 5 emra të aleatëve, Fatmir Mediu, kreu republikan, Shpëtim Idrizi i PDIU-së së bashku me Mesila Dodan, Vangjel Dulen e PBDNJ-së dhe Dashamir Shehin e LZHK-së. I ndryshëm është rasti i kreut demokristian Nard Ndoka, i cili është renditur në zonë thuajse të pasigurt.

 

Ajo që bie në sy në listat e PD-së është dhe fakti i përfshirjes në to të disa prej emrave që Komisioni i përzgjedhjes së kandidaturave, i promovuar si një risi nga zoti Basha. Dhe jo vetëm, por ata janë renditur në pjesët e sigurta në qarqet ku janë caktuar.

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi publikoi listën e kandidatëve në 12 qarqet e vendit.. Vihet re se ka pasur lëvizje të mëdha të disa prej figurave më të rëndësishme të partisë, ku zv/kryetari Luan Rama është dërguar i pari në Vlorë. Tirana është “blinduar” me Klajda Gjoshën, Erisa Xhixhon, Petrit Vasilin apo Përparim Spahiun.

 

Kryemadhi vetë do të kandidojë në tre qarqe në Tiranë, Elbasan ku ka dalë e mandatuar në zgjedhjet e 2017 dhe në Fier. Në të tre qarqet do të jetë e para. Listat janë depozituar pranë Komisionit Qendror i Zgjedhjeve. Pas prezantimit të emrave, ajo tha se ata janë profesionistë në fusha të ndryshme.

 

Lista e kandidatëve për deputetë të PD:

 

 

QARKU TIRANË

  1. Lulzim Basha
  2. Jorida Tabaku
  3. Alfred Rushaj
  4. Albana Vokshi
  5. Sali Berisha
  6. Agron Shehaj
  7. Fatmir Mediu
  8. Grida Duma
  9. Shpetim Idrizi
  10. Belind Kellici
  11. Vangjel Dule
  12. Mesila Doda
  13. Dashamir Shehi
  14. Flamur Noka
  15. Orjola Pampuri
  16. Aldo Bumci
  17. Ivi Kaso
  18. Oriela Nebiaj
  19. Gent Strazimiri
  20. Mirela tabaku
  21. Clirim Gjata
  22. Enkeleda Sallaku
  23. Dorian Teliti
  24. Ariana Çela
  25. Taulanda Jupi
  26. Lediana Fratari
  27. Mimoza Hajdarmataj
  28. Gentian Muca
  29. Myqerem Deliu

 

QARKU KUKËS

  1. Flamur Hoxha
  2. Isuf Çelaj
  3. Shyrete Koka
  4. Admir Sinamati
  5. Demish Kastrati
  6. Vjollca Omuri

 

QARKU GJIROKASTËR

  1. Tritan Shehu
  2. Roland Bejko
  3. Entela Shehaj
  4. Kosta Barka (PDBNJ)
  5. Myszfer Elezi
  6. joana Qerollari
  7. Bajram Hysa

 

QARKU DIBËR

  1. Xhelal Mziu
  2. Kreshnik Çollaku
  3. Dhurata Çupi
  4. Edmond Isaku
  5. Luan Haka
  6. Irini Shehu
  7. Shaban Izvira
  8. Denisa Vata
  9. Jeton Kaloshi

 

QARKU BERAT

  1. Tomorr Alizoti
  2. Kasem Mahmutaj
  3. Aferdita kushi Gjini
  4. Bukar Hoxhaj
  5. Pellumb Nako
  6. Alketa Muakavelati
  7. Ardit Benja
  8. Denis Sahatci
  9. Ermira Arizi
  10. Muharrem Hoxhaj

 

QARKU SHKODËR

  1. Helidon Bushati
  2. Emilia Koliqi
  3. Ramadan Likaj
  4. Greta Badeli
  5. Zef Hila
  6. Ludovik Hasanaj
  7. Bardh Spahia
  8. Nard Ndoka
  9. Izmira Ulqinaku
  10. Aldo Gega
  11. Arben Gjuraj
  12. Helga Sallaku
  13. Hile Kola
  14. Ermira Çobaj

 

 

QARKU ELBASAN

  1. Gazment Bardhi
  2. Flutura Açka
  3. Lefter Gostenja
  4. Dashnir Sula
  5. Eugen Isai
  6. Zheni Gjergji
  7. Fadil Merzheku
  8. Qani Xhafa
  9. Lumturi Hasa
  10. Durim Cekrezi
  11. Ibrahim Sako
  12. Gladiola Çala
  13. Anila Bishqemi
  14. Ardian Zeneli
  15. Mehdi Shehu
  16. Erlind Gurra
  17. Leonard Karaj
  18. Megi Balliu
  19. Skender Hasa

 

QARKU FIER

  1. Enkelejd Alibeaj
  2. Eralda Tase Bano
  3. Saimir Korreshi
  4. Luan Baçi
  5. Nusret Avdulla (PDIU)
  6. Ilda Dhori
  7. Agron Kapllanaj
  8. Eduart Sharka (PAA)
  9. Shpetim Axhani (PLL)
  10. Ndricim Bali
  11. Alketa Lugaj
  12. Dilvaer Kamberi
  13. Edmond Cepele
  14. Elisabeta Rredhi
  15. Jakup Beqiri
  16. Ledio Kastrati
  17. Eriselda Prishta
  18. Roel Zoga
  19. Leonard Peleqi
  20. Ardian Ferro
  21. Edi Nushi
  22. Ledia Shehu

 

QARKU KORÇË

  1. Edmond Spaho
  2. Sorina Koti
  3. Ervin Salianji
  4. Bledion Nallbati
  5. Salaudin Jakupllari
  6. Marjeta Halili
  7. Andrea Mano
  8. Alfred Gega
  9. Suela Myrtellari
  10. Anila Hysenbegasi
  11. Arben Kambo
  12. Nikollaq Dongu
  13. Landi Gusho
  14. Kico Tane

 

QARKU VLORË

  1. Bujar Leskaj
  2. Ina Zhupa
  3. Fatjon Veizaj
  4. Arber Agalliu
  5. Gezim Ademaj (PDIU)
  6. Nada Daullja
  7. Jolio Dine
  8. Julian Zoto
  9. Nada Mecorapaj
  10. Lasko Milto Nasti (PBDNJ)
  11. Atird Hoxhaj
  12. Alta Hazizi
  13. LoreNc Dane
  14. Edmond Fetah
  15. Maniola Cikuli
  16. Hysni Sharra
  17. Ilir Gunbardhi
  18. Afrovita Dhimojani

 

QARKU LEZHË

  1. Mark Marku
  2. Agron Gjekmarkaj
  3. Lindita Metaliaj
  4. Kastriot Piroli
  5. Zef Gjoka
  6. Roza Hila
  7. Xholvalin Laska
  8. Salvador Kacaj

 

QARKU DURRËS

  1. Edi Paloka
  2. Agron Duka
  3. Merita Bakiu
  4. Oerd Bylykbashi
  5. Ferdinand Xhaferri
  6. Andia Ulliri
  7. Igli Cara
  8. Rezart Tusha
  9. Manjola Luku
  10. Blerina Reçi
  11. Sean Pema
  12. Erzen Laçi
  13. Eriselda Kalia
  14. Aulon Kalaja
  15. Artjon Bajramaj
  16. Arjeta Keçi
  17. Armand Brahimaj
  18. Irma Jorgoni
  19. Edlira Devolli

***

 

 

 

Lista e kandidatëve për deputetë të PS:

 

QARKU BERAT

 

  1. Hatixhe Konomi
  2. Bardhyl Kollçaku
  3. Fadil Nasufi
  4. Nasip Naço
  5. Blendi Klosi
  6. Sara Satka
  7. Jurgen Pushi
  8. Klajdi Qama
  9. Rabushe Hoxha

 

 

QARKU DIBËR

  1. Lavdim Krrashi
  2. Aurora Mara
  3. Dionis Ymeri
  4. Melaim Damzi
  5. Spartak Koltraka
  6. Anisa Gjika

 

QARKU DURRËS

  1. Milva Ekonomi
  2. Alban Xhelili
  3. Jurgis Çyrbja
  4. Klodiana Spahiu
  5. Ilir Ndraxhi
  6. Rrahman Rrahja
  7. Lefter Koka
  8. Edi Rama
  9. Ana Dhamo
  10. Artan Bitri
  11. Kejda Bejaj Ferra
  12. Arkend Balla
  13. Denis Deliu
  14. Klementina Meçe
  15. Erjon Meka

 

 

QARKU ELBASAN

  1. Evis Kushi
  2. Klevis Xhoxhi
  3. Besian Ajazi
  4. Desantila Tahiraj
  5. Sajmir Hasalla
  6. Florenc Spaho
  7. Luan Duzha
  8. Taulant Balla
  9. Albana Hana
  10. Enver Rroshi
  11. Briseida Gjoza
  12. Marsida Hyseni
  13. Shkëlqim Bullari
  14. Kristaq Skënderi
  15. Endri Pepa

 

 

 QARKU FIER

  1. Erion Braçe
  2. Petro Koçi
  3. Lindita Buxheli
  4. Bashkim Fino
  5. Baftjar Zeqo
  6. Antoneta Dhima
  7. Bujar Çela
  8. Ismet Beqiraj
  9. Tatjana Pirro
  10. Gramoz Ruçi
  11. Robert Bitri
  12. Mirza Petushi
  13. Arber Arapi
  14. Sokol Krasniqi
  15. Esiola Hoxha
  16. Erges Krakolli
  17. Adela Hysenaj
  18. Nimet Musai

 

 

     QARKU GJIROKASTËR

  1. Mirela Kumbaro Furrxhi
  2. Laert Duraj
  3. Bledar Çuçi
  4. Artemis Malo
  5. Kosta Garo
  6. Kjara Adhami

 

     QARKU KORÇË

  1. Eni Zaka
  2. Blerina Gjylameti
  3. Ilirian Pendavinji
  4. Ilir Topi
  5. Olta Xhaçka
  6. Niko Peleshi
  7. Edlira Bode
  8. Bledi Çomo
  9. Besa Spaho
  10. Dhora Dajko
  11. Arian Jaupllari
  12. Vasil Sterjovski

 

   QARKU KUKËS

  1. Gerta Duraku
  2. Petrit Malaj
  3. Halim Dauti

 

QARKU LEZHË

 

  1. Lindita Nikolla
  2. Eduart Ndreca
  3. Shpresa Marnoi
  4. Gentian Malotaj
  5. Benard Palaj
  6. Eueda Molla
  7. Erjola Ndoci
  8. Gjon Ndoci
  9. Lina Guri

 

   QARKU SHKODËR

  1. Edona Bilali
  2. Paulin Sterkaj
  3. Benet Beci
  4. Ilir Beqaj
  5. Frrok Gjini
  6. Lela Berdica
  7. Pal Peraj
  8. Kristian Shkreli
  9. Diana Muriqi
  10. Jona Leqejza
  11. Alda Mema
  12. Kabir Fishta

 

 QARKU TIRANË

  1. Luljeta Bozo
  2. Najada Çomo
  3. Ervin Bushati
  4. Ogerta Manastirliu
  5. Arben Ahmetaj
  6. Ulsi Manja
  7. Etilda Gjonaj
  8. Arben Pëllumbi
  9. Elisa Spiropali
  10. Belinda Balluku
  11. Toni Gogu
  12. Etien Xhafaj
  13. Ermonela Felaj
  14. Xhemal Qefaliaj
  15. Fidel Ylli
  16. Klotilda Ferhati
  17. Alqi Bllako
  18. Eduart Shalsi
  19. Pandeli Majko
  20. Plarent Ndreca
  21. Mimi Kodheli
  22. Dallëndyshe Bici
  23. Fatmir Xhafaj
  24. Ylli Shehu
  25. Alfred Muharremi
  26. Romina Kuko
  27. Edmond Rushi
  28. Spartak Braho
  29. Klodeta Dibra
  30. Ornaldo Rakipi
  31. Bora Muzhaqi
  32. Eljo Hysko
  33. Vaid Shaba
  34. Kledina Skëndo
  35. Halit Valteri
  36. Tahir Muhedini

 

QARKU VLORË

 

  1. Pranvera Resulaj
  2. Anduel Tahiraj
  3. Vullnet Sinaj
  4. Anila Denaj
  5. Niko Kuri
  6. Ilir Metaj
  7. Damian Gjiknuri
  8. Edi Rama
  9. Teuta Rama
  10. Ervis Moçka
  11. Alket Hyseni
  12. Laura Ferhati

 

***

 

Lista e kandidatëve për deputetë të LSI:

 

QARKU Tiranë

 

1-Monika Kryemadhi

2-Erisa Xhixho

3-Petrit Vasili

4-Klajda Gjosha

5-Përparim Spahiu

6-Edmond Haxhinasto

7-Floida Kërpaçi

8-Nora Malaj

9-Klevi Pojana

10-Silva Caka

11-Besnik Jakaj

12-Aldi Fusha

13-Eriona Bixha

14-Faik Basha

15-Blerdi Licaj

16-Petrit Bara

17-Viron Bezhani

18-Esmeralda Demiraj

19-Arben Muçaj

20-Sokol Ponari

21-Elona Dhima

22- Etion Joka

23-Lemi Muçaj

24-Melisa Cahani

25-Vojo Bregu

26-Agron Gjemile

27-Sara Manuela

28-Ardian Hasalami

29-Denis Hidri

30-Iva Çarçiu

31-Erald Kaja

32-Klodian Doka

33-Nikoleta Peti

34-Alert Zhurdaa

35-Arben Rroko

36-Brisida Shehaj

 

QARKU Durrës

 

1-Elona Guri

2-Bahri Shaqiri

3-Enon Karapici

4-Shemsi Prençi

5-Kontjana Kuçi

6-Hysni Caca

7-Bujar Dhima

8-Rexhina Leka

9-Gazmir Tahiri

10-Ramazan Topuzi

11-Berinda Bulku

12-Eraldo Luku

13-Durin Hoçja

14-Danjel Tema

15-Artur Baku

 

QARKU Fier

 

1-Monika Kryemadhi

2-Kejdi Mehmetaj

3-Klajdi Bogdanaj

4-Arben Çuko

5-Alma Malia

6-Ardian Alushi

7-Sariola Janko

8-Juard Myftaraj

9-Kristian Kina

10-Luisida Muho

11-Etnor Krakulli

12-Renato Basholli

13-Blerta Lida

14-Emiljano Braka

15-Maringlen Shehaj

16-Migena Lena

17-Sotir Zarka

18-Besmir Gropa

 

QARKU Elbasan

 

1-Monika Kryemadhi

2-Altin Toska

3-Emir Gjinishi

4-Vladimir Muka

5-Sokol Skura

6-Miranda Rira

7-Mimoza Trimi

8-Klaudia Krasnika

9-Dylber Dervishi

10-Sindi Laloshi

11-Artur Topi

12-Franko Hakilja

13-Sindi Qafleshi

14-Saimir Kumrija

15-Emirjan Mekshi

 

QARKU Vlorë

 

1-Luan Rama

2-Grisejda Myslimi

3-Dhimitraq Lapa

4-Dikens Bushaj

5-Ferdinand Algjino

6-Liri Dëma

7-Gjergji Mano

8-Entela Shkurtaj

9-Anxhela Shenaj

10-Joana Ruçi

11-Everton Shehu

12-Ilir Pranvera

 

QARKU Shkodër

 

1-Agron Çela

2-Edmond Ndou

3-Lindita Reçi

4-Ilir Hyseni

5-Erlinda Kavaja

6-Melisa Brojaj

7-Somela Radohina

8-Elsidita Selaj

9-Ashim Tafilaku

10-Ermira Zefi

11-Elvis Metani

12-Jalldyz Kastrati

 

QARKU Korçë

 

1-Endrit Braimllari

2-Gentian Çala

3-Brunilda Paskali

4-Petrika Mele

5-Thanas Poçi

6-Ismeralda Seidollari

7-Avni Spaholli

8-Ergin Çikopana

9-Suela Dinellari

10-Leons Hasani

11-Marjeta Biba

12-Pandi Jani

 

 

QARKU Berat

1-Ardit Çela

2-Blenard Nonaj

3-Esmeralda Qirko

4-Petrit Sinaj

5-Ilir Oboni

6-Aurela Kalivaçi

7-Lefter Maliqi

8-Esmeralda Hoxha

9-Shkëlqim Tafa

 

QARKU Dibër

 

1-Hajri Laçi

2-Blendi Gurra

3-Luljeta Skura

4-Merita Hoxha

5-Borbardha Kaci

6-Altin Koltraka

 

QARKU Kukës

 

1-Erblin Bulica

2-Fiqerete Çelaj

3-Arbër Arifaj

 

QARKU Lezhë

 

1-Viktor Tushaj

2-Ertila Nikolli

3-Petrit Gjoni

4-Dila Prenga

5-Ded Ndrenca

6-Adelajda Deda

7-Eduard Bardhoku

8-Algerta Shabani

9-Emiljano Gjonaj

 

QARKU Gjirokastër

 

1-Vangjel Tavo

2-Myrvete Asqeri

3-Elton Ismaili

4-Albert Malaj

5-Erald Alika

6-Freskida Çako

 

 

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara