Gjykata e Lartë ka rinisur shqyrtimin e çështjeve, pas më shumë se katër vite pushimi, që nga viti 2016, kur nisi dhe reforma në Drejtësi. Bëhet fjalë për proceset civile dhe administrative, që nuk kanë palë shtetin, të cilat gjykohen me 3 anëtarë në Gjykatën e Lartë. Në njoftimin për median, bëhet me dije se shqyrtimi do fillojë sipas kalendarit të planifikuar dhe shpalljeve në faqen zyrtare të kësaj gjykate, si dhe ambientet e jashtme të saj.
“Gjykata e Lartë ka filluar shqyrtimin e çështjeve gjyqësore në seanca publike, sipas kalendarit të planifikuar dhe shpalljeve në faqen zyrtare të kësaj gjykate si dhe ambjentet e jashtme të saj.
Dëshirojmë të sjellim në vëmendjen e palëve në proces dhe avokatëve, të cilët kanë paraqitur rekurse pranë kësaj gjykate, të konsultohen rregullisht me shpalljet zyrtare që bën Gjykata e Lartë në faqen e saj të internetit www.gjykataelarte.gov.al , “Lista e Çështjeve të Shpallura për Gjykim” si edhe në ambjentet e jashtme të gjykatës (stendat publike)”, thuhet në njoftim.
Gjykata dhe SPAK kundër OFL për sekuestrimin e pasurive
Në prag të 28 Nëntorit “bashkohen” arkivat, DPA hap sallë studimi në Kosovë
Arkivi shqiptar thyen kufijtë shtetërorë, hapet salla e studimit në Shkup
Pas 4 vitesh pezull, Gjykata e Lartë nis pjesërisht punën
39 vjet më parë u inaugurua Muzeu Historik Kombëtar
Dixhitalizohet Biblioteka dhe Fototeka e Arkivit Qendror, mbi 130 mijë fotografi dhe mbi 12 mijë tituj të aksesueshëm online për të gjithë!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kompletoi strukturën e re drejtuese, me nisjen nga puna të anëtarëve të Komisionit Rregullator dhe Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, të zgjedhur nga parlamenti. Ndërsa nga zgjedhjet e ardhshme të 25 Prillit, ndajnë pak më shumë se 6 muaj, Komisionit të Zgjedhjeve do t’i duhet të përballojë një volum […]
Pas një periudhe pritjeje prej rreth një viti nëpër sirtarë, Kuvendi ka futur në axhendën e punës ligjin e ri “Për Shtetësinë. Drafti është depozituar në Kuvend nga qeveria që në gushtin e vitit 2019 dhe synon të sjellë një seri risish në ligjin aktual që është në fuqi që prej vitit 1998. […]
Dorëhiqet drejtori i shtatë i Kadastrës së Vlorës. Jurgen Pilkati u emërua në këtë detyrë në datën 2 qershor, ndërsa sot mësohet se ka dhënë dorëheqjen. Drejtori i radhës qendroi në detyrë vetëm 14 ditë. Arsyet e largimit nuk janë të qarta. Jurgen Pilkati, u komandua në këtë detyrë pas dorëheqjes së Viola […]
Administrata do të punojë në distancë, çka do të thotë se përgjatë gjithë kohës së pandemisë një pjesë e punonjësve nuk do të shkojnë në zyrë. Kjo është bërë tashmë zyrtare me anë të një rregulloreje të miratuar javën e shkuar në një pjesë të mirë të institucioneve ndërkohë që një model është […]