e shtunë 18 shtator 2021
e shtunë 18 shtator 2021

Pas 69 vjetësh, kardinal Ernest Troshani u rikthye në kishën e Kallmetit në Lezhë, në vendin ku prehen eshtrat e Nikollë Troshanit, i cili ka qenë ipeshkv i kësaj zone.

 

Në përkujtim të 30-vjetorit të takimit të Papa Gjon Palit të dytë me monsinjor Troshanin, u organizua një meshe e shenjtë, ku ishin të pranishëm përfaqësues të klerit katolik e banor të zonës.

“Jeta e kësaj bote është sot për nesër, ndaj dhe njerëzit duhet ta duan njërin-tjetrin dhe Zotin,” ishte mesazhi që përcolli kardinal Ernest Troshani.

Ipeshkvi i Lezhës Otavio Vitale solli në kujtesë takimin e monsinjor Nikoll Troshanit me Papa Gjon Palin e dytë, ndërsa vlerësoi sakrificën e kardinalit në mbrojtjen e fesë katolike. Kjo ceremoni përkujtimore u organizua nga Selia e Shenjtë e Vatikanit Romë, në bashkëpunim me Ambasadën e Selisë së Shenjtë të Vatikanit në Shqipëri.

 

Më shumë

Përgjaket xhamia në qendër të Tiranës, plagosen me thikë 5 besimtarë

5 besimtarë muslimanë u plagosën sot gjatë një sulmi me thikë nga ana e një 34 vjeçari, Rudolf Nikollaj, në xhaminë Dine Hoxha, në Tiranë. Agresori, u kap nga vetë besimtarët, të cilët më pas e dorëzuan atë në polici. Besimtarët e plagosur u dërguan menjëherë në spital jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk […]

I kthehen Kishës Orthodhokse Lipsanet e Shën Joan Vladimirit

Dorëzimi i lipsaneve (eshtrave) të Shën Gjon Vladimirit, Mitropolitit të Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, Imzot Andonit, në Manastirin që mban emrin e shenjtorit, në Shijon të Elbasanit, ishte një ditë e veçantë për besimtarët orthodhoksë. Ky akt, i shoqëruar me një marrëveshje të nënshkruar nga drejtori i Muzeut Kombëtar, Dorian Koçi dhe Imzot Andoni, […]

80 vjet më parë u dha Autoqefalia e Kishës Ortodokse

Më 12 prill u mbushën 80 vjet nga një ngjarje shumë e rëndësishme për komunitetin Orthodhoks të vendit tonë – dhënia e Autoqefalisë nga Patriarkana Ekumenike. Kjo ngjarje e futi Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë si të barabartë në familjen e Kishave Orthodhokse. Kryepiskopi Anastas, në studimin “Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë nga ditët apostolike […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara