Pas reshjeve intensive të dëborës që kanë përfshirë të gjithë Shqipërinë, akulli dhe bora mbizotërojnë tani në rrugët kombëtare. Dhjetëra automjete të tonazheve të ndryshme kanë mbetur të bllokuara në aksin rrugor Milot-Lezhë, ku lëvizja mbetet kaotike prej pasdites së të shtunës.
Akulli në rrugë ka krijuar vështirësi edhe në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnje, ku përgjatë së dielës u shënuan disa aksidente, fatmirësisht pa viktima. Në Dibër, Bulqizë, Kukës ka fshatra të izoluara nga bora që shkon deri në 70 cm. Rruga Peshkopi-Tiranë është e kalueshme me vështirësi me zinxhirë. Nga Ura e Çerenecit në Librazhd është bllokuar.
Të gjitha rrugët nacionale në Korçë janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Në Vlorë ka pasur reshje në qafën e Llogarasë, por kalimi është pa probleme. Temperaturat shënuan disa gradë nën zero në pjesën më të madhe të vendit ndërsa ka raportime për probleme me energjinë elektke.
Fshatra të bllokuara e vështirësi në rrugë ka edhe në qarqet e Beratit e Gjirokastrës. Reshjet e borës zbritën edhe në Bregdetin e Durrësit e qytetin e Fierit, ku banorët iu gëzuan fenomenit të rrallë për ta.
6 turistë janë bllokuar në Vermosh pasi dëbora arrin në gjysmë metri dhe temperaturat kanë zbritur 15 gradë nën zero. Rrugët që lidhin Shkodrën me Tamarën, Vermoshin, Lepushën dhe Selcën janë të bllokuara. Nga këto zona raportohet mungesa energjie.
Reshjet e dëborës zbriten deri në bregdet. Kjo ishte pamja e Durrësit ku bardhësia është bashkuar me të kaltrën e detit.
Nis hetimi për bllokimin e aksit Lezhë-Milot
Bllokimi për disa orë mbrëmë në rrugën Milot-Lezhë i dhjetëra qytetarëve ka vënë në lëvizje edhe Prokurorinë e Qarkut Lezhë.
Sipas informacioneve paraprake, nuk është regjistruar ende një procedim penal, por organi i akuzës në Lezhë po mbledh informacion si nga policia ashtu edhe nga ARRSH, në lidhje me mirëmbajtjen e këtij segmenti rrugor.
Gjatë ditës së nesërme do të vendoset nëse ka patur shkelje apo mangësi nga ndonjë institucion shtetëror apo privat.
Rosa e ngricave rikthehet në tokën shqiptare pas shumë vitesh
Pas borës Shqipëria “ngrin”, bllokohen zonat malore
Shqipëria mbulohet nga bora, ARRSH apelon për kujdes
Buna del nga shtrati, uji vërrshon në lagjet e Shkodrës
“Anuloni aeroportin e Vlorës!” – 36 organizata kundërshtojnë ndërtimin në Zonën e Mbrojtur: Rrezik për aksidente ajrore nga shpendët
Përmbytjet në Shkodër, 3000 hektarë nën ujë
Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë dt. 24-26 Janar 2021 priten reshje intensive, të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri dhe në jug të territorit. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa. Në pjesët e […]
Gjuetia e paligjshme vijon të jetë problem në lagunën e Nartës. Mëngjezin e sotëm, peshkatarë të zonës kanë konstatuar flamingo të qëlluar me armë zjarri gjuetie. Më herët, ky shqetësim është ngritur edhe nga Administrata e Zonave të Mbrojtura nën administrimin e së cilës është zona e mbrojtur Vjosë – Nartë. Dy […]
Akullnaja e fundit në majën Humboldt do të shkrihet plotësisht brenda një kohe të shkurtër Për shkak të ngrohjes globale, akullnaja e fundit në majën Humboldt, e cila njihet si maja e dytë më e lartë në shtetin e Amerikës Jugore, Venezuelë, po shkrihet me shpejtësi. Sipas lajmit të uebfaqes “El Nacional”, studiuesit venezuelas njoftuan […]
Foka e Mesdheut (Monachus monachus) është dëshmuar disa ditë më parë në afërsi të bazës ushtarake në Pashaliman. Ky raportim u krye nëpërmjet pamjeve filmike të regjistruara nga një vizitor në zonë. Prania e këtij lloji në brigjet e Shqipërisë na bën krenarë dhe na motivon akoma më tepër për të ruajtur ekosistemet […]