Friday 24 March 2023
Friday 24 March 2023

 

Mbretëria e Bashkuar ka nënshkruar marrëveshjen e parë tregtare me Japoninë, që pas shkëputjes nga Bashkimi Europian. Marrëveshja përfshin uljen e tarifave për tregtinë e produkteve ushqimore dhe mallrave të tjera që futen në territoret japoneze.

 

“Ata thonin se një Mbretëri e Bashkuar e pavarur nuk do të ishte në gjendje të krijonte një marrëveshje të madhe tregtare apo se do të duheshin vite për ta përfunduar. Megjithatë, sot po provohet e kundërta me këtë marrëveshje që u miratua në një kohë rekord”, thotë Elizabeth Truss, ministre e Tregtisë Ndërkombëtare të Britanisë.

 

Kjo marrëveshje mendohet të rrisë të ardhurat, nga tregtia mes dy vendeve, me 19.5 miliardë dollarë në vit.

 

“Fakti që ne kemi qenë në gjendje ta përfundonim këtë marrëveshje tregtare me një ritëm të shpejtë prej vetëm katër muaj e gjysmë, pas negociatave të vështira, tregon vullnetin e fortë të dy vendeve tona në promovimin e tregtisë së lirë për të ardhmen”, tha Toshimitsu Motegi, ministër i Jashtëm i Japonisë, raporton euronews.

 

Marrëveshja me Japoninë e vendos gadishullin aziatik në vend të njëmbëdhjetë për sa i përket listës së partnerëve tregtarë të Britanisë. Megjithatë kritikët shprehen se marrëveshja do të jetë më pak efektive, sesa veprimtaritë tregtare të Bashkimit Europian.

 

Shkëputja e Mbretërisë së Bashkuar nga blloku vazhdon të nxisë konfliktin për sa i përket arritjes së një marrëveshjeje të përbashkët jo vetëm për tregtinë, por edhe për çështje të tjera problematike. Bashkimi Europian ka nënvizuar se diskutimet me Britaninë vazhdojnë të jenë të hapura.

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara