e shtunë 29 janar 2022
e shtunë 29 janar 2022

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, përmes një postimi në rrjete sociale ka përshëndetur miratimin e ligjit për pakicat kombëtare në Shqipëri.

“Moment historik për Bullgarinë pas 104 vitesh Shqipëria njohu bashkësinë etnike bullgare”,-shkruan Borisov.

Për miratimin e këtij vendimi ka reaguar edhe zëvendës-kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva.

“Projektligji i mungonte pakicës bullgare, tetë pakicat u njohën. Ne kemi bërë shumë përpjekje për këtë. Gjëja më e rëndësishme në një shtet demokratik që dëshiron të jetë anëtar i BE-së, është që të mos pengojë njerëzit që të identifikohen në rastin kur ata vetë identifikohen si bullgarë dhe kanë fakte historike. Falënderoj minoritetin bullgar në Shqipëri për mbledhjen e rreth 3,000 nënshkrimeve për rreth një muaj e gjysmë”,-shkruan ajo.

Më shumë

Open Data Albania, Minoritetet etnike në Shqipëri

Open Data Albania ka bërë një hulumtim mbi popullatën e minoriteteve kombëtare dhe kulturore në Shqipëri. Të dhënat statistikore për minoritetet janë mbledhur nga disa burime, përgjithësisht publikime të Institutit të Statistikave, Drejtorisë së Statistikës, apo raportime të ndryshme ligjore të Qeverisë Shqiptare. Hyrje: Shqipëria njeh aktualisht dy lloje minoritetesh, minoritete etnike kombëtare dhe minoritete kulturore […]

Minoriteti Vllah – Arumun në Shqipëri

“Rilindja  reale  e  Gjuhës  dhe  Kulturës  Armano-Vllahe  ka  filluar  dhe  do  të  vazhdojë…..”   Armënët ose Vllehët e Shqipërisë Janë pjesë përbërëse e Popullit dhe e Shtetit Shqiptar. Ata kanë kontribuar pozitivisht në historinë e shekujve të fundit të vendit tonë e veçanërisht në Rilindjen Kombëtare dhe Pavarsinë e Shqipërisë. Armënët ose Vllehet në Shqipëri […]

Minoriteti Rom në Shqipëri

“Ekzistenca e romëve në Shqipëri është përmendur që në vitin 1635, por duket se për më shumë se 5 shekuj, asnjëherë ata nuk kanë patur një shifër të saktë të prezencës.”   Kush janë Romët? Minoriteti rom është i përhapur gjerësisht në Shqipëri. Origjina e romëve ka rrënjët në fiset e vendosura para shumë kohësh […]

Minoriteti Serbo-Malazez në Shqipëri

Historia e egzistencës së minoritetit etnik serb dhe malazez e ka zanafillën që në mesjetën e hershme. Ky minoritet jeton kryesisht i përqendruar në qytetin e Shkodrës, të Koplikut, në komunën Gruemirë, ne fshatrat Vrakës, Omaraj, Gril, Boriç i Madh, Boriç i Vogël, në Kamicë, Shtoj i Vjetër, Shtoj i Ri, Dobraç, Golem, Mushan, Bushat […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara