e premte 17 shtator 2021
e premte 17 shtator 2021

 

Vizita turistike në Parkun Arkeologjit të Orikut aktualisht  kalon nëpërmjet portës dhe territorit të Bazës Ushtarake të Pashalimanit. Turistit dhe vizitorit  i duhet që përveç biletës hyrëse, të paraqesë kartën e identitetit dhe në hapësirën rreth një km të bazës ushrarake detyrimisht duhet të shoqërohet nga një punonjës i shërbimit të funksioneve  të tyre: parkut arkeologjik të hapur për vizitorë nga vendi e bota dhe bazës ushtarake rreptësisht të ndaluar për t’u parë e vizituar për qëllime sigurie. Më problematike bëhet kjo situatë në rrethanat kur sipas disa mediave ka ide e propozime që kjo bazë ushtarake strategjike qysh në antikitet e deri sot të rimodelohet si bazë ushtarake e NATO-s, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria.

 

Projekti i rimodelimi të Bazës Ushtarake Detare të Pashalimanit, në interes të NATO-s dhe projekti  për menaxhimin e Parkut Arkeologjik të Orikut, në interes të turizmit, në gjendjen e sotme, përjashtojnë tërësisht njera-tjetrën.

 

Baza, parku, apo të dy? – Kjo është çështja!

Situata shtron nevojën e një studimi  më të plotë të territorit të zonës së mbrojtur dhe të potencialit arkeologjik të Orikut.

 

Drejtuesit e Parkut kanë propozimet e tyre për rizoni  kimin e parkut që insistojnë të mbahen parasysh vlerat e të dhënave aktuale arkeologjike për zonën, zbulimet  e reja të ekspeditës arkeologjike shqiptaro-zvicerane dhe përfshirjen brenda zonës së mbrojtur edhe të një territori tjetër të pasur me material arkeologjik. Këto propozime detyrimisht duhet të rakordohen me projektin e rimodelimit të Bazës Ushtarake të Pashalimanit me qëllim që, shprehur në mënyrë gjithsesi nuk mund të merren parasysh pa një studim të përbashkët të ekspertëve ushtarakë dhe arkeologë.

 

Këto studime të kombinuara apo rakorduara, që për parkun arkeologjik mund të jetë edhe një “plan menaxhimi” i plotë dhe afatgjatë, janë një nevojë urgjente pasi situata perjashtuese ndaj njëra-tjetrës i ka lënë në harresë dhe jashtë funksioneve  edhe parkun arkeologjik edhe bazën ushtarake. Bie fjala, qysh prej vitit 1958 kur u organizua një ekspeditë me ushtarak dhe arkeologë shqiptaro- sovjetik që gërmoi rreth 400 m² deri në vitin 2007 kur në Orikumin Antik nisi punën misioni arkeologjik shqiptaro-zviceran, çdo informacion për këtë pasuri merrej vetëm me letra, sepse nuk kishte as gërmime arkeologjike as vizita e turistë. Mandej edhe një monument në formë gjysmë harku zbuluar nga arkeologet shqiptarë dhe rus u interpretua gabimisht  si teatër.

 

Ndërkohë  që i njëjti monument i Orikut Antik, gjatë kërkimeve arkeologjike të mision shqiptaro-zviceran u saktësuar se nuk ishte teatër, por një monument unikal dhe shumëfunksional, me funksion parësor largimin dhe drenazhimin e ujërave që vinin nga kodra jashtë qytetit.

 

Për shkak të përparësive që ka siguria kombëtare, ideja e rimodelimit të bazës ushtarake mund të mos presë dhe mund të mos ti hapë kohën parkut arkeologjik të mendohet gjatë. Nisur edhe nga speci  ka e studimeve të trashëgimisë kulturore antike që shoqërohen me debate dhe darkortësi të vështira shkencore, duhet të jenë institucionet kulturore dhe shkencore që të marrin  inisiativën e nisjes së një studimi  apo plani të plotë menaxhimi për të ardhmen  e parkut arkeologjik. Ëngjell Serjani / Tema

 

 

 

 

 

Më shumë

Shqipëria Turistike dhe “Mihalët” e saj!

Historia e ‘Mihalit’ është përsëritur sërish në jug të vendit. Një çift peshuesish, kësaj here shqiptarë me një vajzë të vogël kanë shkuar për të kaluar disa ditë në bregdetin e Livadhit në Himarë, por fundi i tyre nuk ka qenë aspak i qetë.     Për shkak se nuk u kanë pëlqyer kushtet, […]

Mbërrin avioni i parë me turistë nga Rusia

Çarteri i parë turistik, me 200 rusë mbërriti të Dielën në darkë, më 20 Qershor 2021 në Tirana International Airport, me përshëndetjen dhe mirëseardhjen e një ceremonie simbolike. Fluturimet kryhen nga kompania ajrore ruse Ural Airlines, njoftoi Tirana International Airport.   “Aeroporti po gjallërohet dhe ky është një fakt i rëndësishëm për të gjithë […]

Shqipëria një nga parajsat e fundit në Europë/ Reportazhi i blogerit të njohur të udhëtimeve turistike

Shqipëria është një nga parajsat e fundit në Europë, sipas blogerit të njohur të udhëtimeve turistike, Christian Hütwohl, i cili ka udhëtuar kohët e fundit në Shqipëri dhe ka realizuar për këtë qëllim edhe një seri videosh, të klikuara qindra mijëra herë.   ”Kemi dy muaj që udhëtojmë nëpër rrugët e Shqipërisë. Deri më […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara