Shqipëria konsiderohet si një vend me rrezikshmëri të lartë për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Indeksi i Insitutit të Bazelit e klasifikon Shqipërinë si vendin e dytë europian, pas Turqisë, me pikëzimin më të lartë sa i takon riskut të pastrimit të parave dhe terrozmit.
Indeksi i vitit 2020 i Insitutit të Bazelit e rendit vendin tonë të 44-in mes 141 vendeve të botës lidhur me këtë fenomen duke marrë 5.69 pikë, teksa Turqia ndodhet tre pozicione më sipër duke u renditur e 41-a me 5.76 pikë.
Nga vendet e Ballkanit Perëndimor Bosnjë-Hercegovina renditet e 47 me një klasifikim më të mirë sesa Shqipëria dhe më pas vjen Serbia në vendin e 54. Maqedonia renditet tek vendet me riskun e ulët të pastrimit të parave dhe terrorizimit me 3.98 pikë dhe në vendin e 117, Kroacia në vendin e 119 dhe Mali i Zi në vendin e 126 ndjekur nga Greqia ne vendin e 127 dhe Sllovenia në vendin e 133.
Në vendet me riskun më të lartë në borë, në vendin e parë është Afganistani, ndërsa Estonia renditet e 141 si vendi me riskun më të ulët.
Indeksi i Bazelit ka marrë në shqyrtim cilësinë e kuadrit ligjor për parandalimin e pastrimit të parave, nivelin e korrupsionit, transparencë në financa dhe rreziqet juridike e politike.
Vitet e fundit, në vendin tonë janë marrë disa nismash ligjore për plotësimin e kuadrit pas rekomandimeve të Moneyval sa ai takon uljes së rrezikut të pastrimit të parave në vend. Gjithsesi, Shqipëria u rikthye në shkurt të këtij viti në listën gri të Moneyval për vendet që paraqesin rrezik për pastrimin e parave.
Vendi ynë kishte dalë nga kjo listë në vitin 2015, por tashmë është rifutur në këtë listë, çka është një sinjal shqetësues për rrugën e integrimit në Bashkimin Europian.
Transparency International: Shqipëri, shteti i kapur nga korrupsioni
Eurostat: Mbi 5 mijë kërkesa për azil nga shqiptarët edhe në vitin e pandemisë
Raporti i DASH për pastrimin e parave: Shqipëria s’ka bërë asnjë përparim, shkak korrupsioni dhe krimi i organizuar
Freedom House: Shqipëria, Kosova pjesërisht të lira
Transparency International: Në Shqipëri korrupsioni vazhdon të mbetet problem thelbësor
Individët shqiptarë dhe bullgarë kanë përdorimin më të ulët të internetit në Europë, rekord Kosova
Një raport i fundit i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (UNODC), që analizon me detaje krimin e organizuar në Ballkanin Perëndimor, ka theksuar se Shqipëria është vendi kryesor në Europë i origjinës së kanabisit për periudhën 2014-2018, ndërkohë që grupet kriminale shqiptare tashmë janë përhapur në gjithë Europën, kryesisht në […]
Reforma në Drejtësi nuk ka dhënë efektet e pritshme në luftën kundër korrupsionit. Ky është thelbi i raportit më të fundit të BERZH për Shqipërinë. Raporti i fundit i tranzicionit i Bankës Europiane për Rimdërtim dhe Zhvillim , i cili këtë vit është përqëndruar në rëndësinë që ka roli i shtetit për […]
2 miliardë lekë ose 17 milionë euro është dëmi ekonomik i buxhetit të shtetit për vitin 2019. Është kjo shifra e publikuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të viti të kaluar, i cili është depozituar tashmë në Kuvend për diskutim. Nga auditimet e kryera nga […]
Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-shtator 2020 kapën vlerën mbi 11,999 milionë lekë, ose 6.54% më pak se në periudhën janar-shtator 2019. Gjatë periudhës janar-shtator 2020, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 693,507 me një ulje prej 30.10% krahasuar me periudhën janar-shtator 2019. Sipas […]