e martë 25 janar 2022
e martë 25 janar 2022

 

 

Partia Demokratike është e gatshme për reforme të re zgjedhore. Kështu deklaroi anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike dhe deputeti i zgjedhur, Oerd Bylykbashi.

 

Bylykbashi deklaroi se duhet një ndryshim rrënjësor i sistemit zgjedhor dhe ashpërsim i ligjeve që ndalojnë keqpërdorimin e burimeve shtetërore.

 

Ai sqaroi se reforma e ardhshme zgjedhore nuk do të ketë fokus Kodin Zgjedhor, pasi sipas tij problemi lind me mënyrën se si përdoren fondet publike, se si rekrutohet administrata publike me kontrata të përkohshme, se si përdoren tenderët dhe se si përdoret policia.

 

“Fokusi i reformës zgjedhore do të jetë se si të vendosim një perimetër sanitar, si mund të imunizojmë procesin zgjedhor nga ndërhyrja e paligjshme e shtetit militant”, u shpreh z. Bylykbashi.

 

Ai komentoi edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për herësin në shpërndarjen e mandateve për deputetë, ku tha se me këtë vendim sistemi zgjedhor është bërë i papërdorshëm, njofton euronews.albania.

 

“Ajo formulë nuk ka hapur listat, përkundrazi tregon që i ka mbyllur edhe më shumë listat”, u shpreh ndër të tjera Bylykbashi, ku shtoi se ky nen është i pazbatueshëm.

 

Deputeti i zgjedhur i PD-së nënvizoi se duhet të krijohet një sistem zgjedhor që prodhon balanca të ndryshme politike.

 

 

 

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara