e shtunë 29 janar 2022
e shtunë 29 janar 2022

Partia Demokratike deklaron se në buxhetin e shtetit mungojnë 260 milionë dollarë për shkak të korrupsionit, kontrabandës dhe rënies së konsumit.

Në një dalje publike për mediat, drejtori i kabinetit në PD, eksperti i ekonomisë Dorjan Teliti pohoi se tregues i vetëm në rritje është luksi i qeverisë së Ramës.

Sipas PD-së, Shqipëria nuk e meriton këtë plaçkitje në grahmat e fundit të këtij pushteti të vjedhur e të korruptuar.

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE
Edi Rama i gënjeu dhe i mashtroi shqiptarët, kur erdhi në pushtet, duke u premtuar mirëqenie dhe një jetë më të mirë. 7 vjet më pas, shqiptarët janë më keq, ndërsa Edi Rama jeton në luks, duke u pajisur edhe me një avion privat.
Dështimi i Edi Ramës me ekonominë është spektakolar. Me vendosjen e buxhetit të shtetit dhe pasurive të shqiptarëve në funksionin të pasurimit të vet dhe të një grushti oligarkësh, Edi Rama ka vazhduar ta rrënojë çdo vit ekonominë e familjeve shqiptare.Me 260 milionë dollarë që i mungojnë arkës së shtetit për vitin 2019, kryeministri i votave të vjedhura është rekordmen i korrupsionit dhe paaftësisë.
Të kërkosh nga njëra anë ndihmë financiare nga donatorët ndërkombëtarë për demet e tërmetit dhe, nga ana tjetër, t’i shkaktosh vendit një tërmet korrupsioni me 260 milionë dollarë të munguar në buxhet, do të thotë tallje me shqiptarët dhe me vendet mike.
Analiza e të dhënave të sapopublikuara tregon për një gjendje alarmante të korrupsionit, kontrabandës dhe varfërisë. Nga 260 milionë dollarë, 190 mungojnë vetem nga doganat dhe tatimet.
Por Edi Rama është një dështim katastrofik edhe me treguesin kryesor të ekonomisë, TVSH-në. Çdo gjë flet për krizë konsumi, krizë ekonomike, korrupsion, evazion dhe paaftësi në qeverisje.
Paratë nuk vijnë në arkën e shtetit dhe pasojat janë të qarta. Nuk ka rritje pagash dhe pensionesh, shtresat në nevojë vazhdojnë të jenë të braktisura, investime ka gjithmonë e më pak. Investimet 2019 ishin edhe më keq se viti paraardhës. Janë 34 milionë dollarë më pak investime në rrugë, në shkolla, në spitale, në bujqësi.
Luksi qeveritar është i vetmi tregues me rritje në qeverine e Edi Ramës, të kalbëzuar nga korrupsioni. Për zyra luksoze, hotele të shtrenjta, udhëtime me avionë privatë, fasada luksi janë shpenzuar rreth 20 milionë dollarë më shumë se një vit më parë, duke e shndërruar qeverinë e korruptuar të Ramës në simbolin e kap ça t’kapësh.
Shqipëria nuk e meriton këtë plaçkitje në grahmat e fundit të ketij pushteti të vjedhur e të korruptuar. Shqiptarët meritojnë të kenë një jetë më të mirë, të sigurojnë mirëqenie dhe siguri për fëmijët.
Me votën e lirë dhe zgjedhjet e lira e te ndershme do të mundësojmë shumë shpejt ndryshimin për të cilin vendi, ekonomia dhe çdo qytetar ka nevojë. Me taksa te ulëta, me procedura te thjeshtuara dhe pa kontrollet abuzive gjobëvënëse, me luftë të hapur ndaj evazionit dhe çdokujt që abuzon me paratë e taksapaguesve të ndershëm, me mbështetje të duhur financiare ndaj sektorëve prioritarë, do të zhvillojmë ekonominë dhe do të sigurojmë mirëqenie për shqiptarët.

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara