Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve pranë PD, përmbylli dje procesin për vlerësimin e kandidatëve për përfaqësimin politik të PD në nivel qendror dhe lokal.
Periudha e punës së Komisionit, e ndarë në 3 faza, zgjati nga data 3 Gusht deri në 22 Tetor 2020.
Mes emrave bien në sy prezenca e anëtares së Kryesisë së PD-së, Izmira Ulqinaku, por dhe figura të tjera si Ervin Salianji dhe Tritan Shehu.
Emrat e tyre nuk janë përfshirë në listën që Komisioni i ka dorëzuar kryetarit të PD-së. Vendimi përfundimtar do të merret nga Kryesia dhe Këshilli Kombëtar.
Në një deklaratë për median Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Brdhi tha se në emër të Kryesisë së PDSH, shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për pjesëmarrjen dhe angazhimin masiv të demokratëve në këtë proces, për të gjithë kandidatët e përfshirë që provuan edhe njëherë se Partia Demokratike është forca më vitale politike me burime të jashtëzakonshme njerëzore, si dhe për anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për punën voluminoze dhe me përkushtim të kryer gjatë gjithë këtij procesi.
Sot Komisioni ka dorëzuar Raportin e vlerësimit të kandidatëve Kryetarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH, për ndjekjen e procedurave të mëtejshme sipas Statutit.
Nga Raporti i Komisionit rezulton se:
A) Në total nga anëtarësia janë konfirmuar 498 kandidatë, të cilët janë certifikuar nga Komisioni se përmbushin kriteret statutore për përfaqësimin politik të PD.
B) Nga 498 kandidatët e konfirmuar nga anëtarësia dhe që plotësojnë kriteret statutore për përfaqësim politik, Komisioni ka vlerësuar që 299 kandidatë nga listat e secilës Degë dhe 27 kandidatë të listës kombëtare (në total 326), ti propozohen organeve vendimmarrëse të Partisë për të qenë në listën finale të përfaqësimit të PD në zgjedhje.
Raporti i Komisionit do ti nënshtrohet diskutimit dhe vendimmarrjes së Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, sipas përcaktimeve të Statutit të PDSH dhe afateve ligjore për përcaktimin e kandidatëve në zgjedhje.
Për shkak të interesit të medias dhe opinionit publik, mbi vlerësimin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për kandidatët nga lista e veçantë kombëtare (anëtarët e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar 2017), që janë konfirmuar nga antarësia e Partisë, vlerësimi që ka bërë Komisioni është si më poshtë:
Ky vlerësim i Komisionit do t’i kalojë për shqyrtim dhe vendimmarrje Kryesisë së Partisë, së bashku me vlerësimin e kandidatëve për secilën Degë.
Basha në Kuvend, Berisha në referendum, kundër njëri tjetrit
Berisha sfidon Bashën; hyn me të vetët në selinë e PD-së
Kuvendi i Berishës, shkarkon Bashën
Çarja e PD/ Basha mbush sallën Anti-Foltore, Berisha: Kuvendi i 11 Dhjetorit në Air Albania
Dy kuvendet e PD, si po përgatiten strukturat për 11 dhe 18 dhjetorin
“O Sali o hero, Amerika ty të do!”/ Shpërthejnë demokratët në New Jersey. Berisha: U shpalla non-grata prej lobimit të Soros dhe Ramës
Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA. Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]
Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij. Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]
Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj. Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]
Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit. Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]