Saturday 10 June 2023
Saturday 10 June 2023

 

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, me të cilin ka diskutuar për zgjedhjet e 25 Prillit.

 

Ambasadorja Kim, në një postim në rrjetet sociale shkruan se me Bashën diskutoi për programin e PD-së dhe aleatëve të saj, si dhe për rëndësinë e mosfutjes në lista të personave me precedent penal.

 

“Sot pata një takim të shkëlqyer me Lulzim Bashën. Dëgjova programin e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj. Nënvizova se pritshmëritë e SHBA janë për të pasur kandidatë të pastër nga të gjitha partitë. Ne do të jemi gjithmonë të angazhuar për të pasur marrëdhënie të forta mes SHBA-së dhe Shqipërisë, me respekt për vendimin e votuesve më 25 Prill”, ka shkruar në Twitter ambasadorja amerikane.

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi nëpërmjet një postimi në Twitter.

 

Basha thekson se Shqipëria ka nevojë për mbështetjen nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të rritur zhvillimin ekonomik dhe prurjen e investitorëve të huaj në vend .

 

“Ndava me të plani për Shqipërinë dhe nevoja për mbështeten amerikane, për të pasur një bashkëpunim të fortë, për të rritur zhvillimi ekonomik, tërheqjen e investimeve dhe forcimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit”- u shpreh Basha në “Twitter”.

 

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara