e diel 24 tetor 2021
e diel 24 tetor 2021

 

Megjithë vlerësimet e eurodeputetëve në Parlamentin Europian për progresin e Shqipërisë drejt BE, nuk bëhet kompromis: Para çeljes së negociatave duhen plotësuar kushtet e kërkuara.

 

 

Eurodeputetja Isabel Santos, raportere për Shqipërinë prezantoi në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian të enjten, (10.12) raportin e progresit për Shqipërinë për vitet 2019-2020. Raporti përmban arritjet dhe kërkesat e Këshillit Europian që përkojnë me ato të Bundestagut gjerman e që Shqipëria duhet të plotësojë që të meritojë hapjen e negociatave të anëtarësimit. Santos i cilësoi shqiptarët një popull europian që meriton të meriton të integrohet në BE.

 

“Ne besojmë se Shqipëria ka bërë progres të madh. Ne duhet të japim sinjale pozitive. Mosmbajtja e konferencës së Parë Ndërqeveritare do të ishte padrejtësi për ta. Ne kemi të bëjmë me një popull pro-europian, dëshira e shqiptarëve për t’u bërë pjesë e BE është e madhe dhe nuk duhet ta humbasim këtë mundësi”, citohet Isabel Santos të ketë thënë në fjalën e saj të prezantimit të draft-raportit.

 

Kushte të paplotësuara dhe shqetësime

 

Nga ana tjetër Santos pranoi, se “Shqipëria duhet të plotësojë të gjitha kushtet që i kemi vënë dhe të gjitha kërkesat e Këshillit Europian”. Raporti për Shqipërinë përmban edhe shqetësime për “vijimin e reformave që janë të rëndësishme në radhë të parë për qytetarët e Shqipërisë dhe pastaj për integrimin.” Santos përmendi vijimin e reformave kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfundimin e reformës në drejtësi, angazhimin dhe përfshirjen e të gjitha forcave politike në normalizimin e jetës politike, pjesëmarrjen dhe përfshirjen e shoqërisë civile në proceset politike të vendit, si detyra për t’u plotësuar. “Gjykata Kushtetuese duhet të rikthehet në funksionimin e saj të plotë”, kërkoi Santos.

 

Po ashtu një shqetësim tjetër për raporteren Santos është edhe largimi i rinisë nga Shqipëria, por e ardhmja e vendit është popullsia e re dhe e talentuar. “Ka shumë nga ata që kanë shprehur dëshirën për t’u larguar, apo janë larguar. Të krijohen mundësitë që ata të rikthehen, të krijohen kushtet që brezi i ri të qëndrojë në Shqipëri”, nënvizoi ajo.

 

Eurodeputetët në favor të hapjes së negociatave

 

Në të njëjtën linjë me raporteren Santos për të mbështetur Shqipërinë në hapjen e negociatave u shprehën të enjten edhe disa europarlamentarë. Eurodeputeti nga Sllovakia, Michal Simacka i ka bërë thirrje Parlmentit Europian të mbështesë Shqipërinë. “Është koha që parlamenti të ngrihet dhe të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit europian. Ka bërë reforma të jashtëzakonshme”, është shprehur Simacka.

 

Kurse eurodeputeti nga Austria, Thomaz Waitz, e konsideroi të rëndësishme për Shqipërinë mbështetjen ekonomike dhe atë ndaj mjedisit. Elsa Fenet nga Komisioni Europian vlerësoi kryesinë e OSBE nga Shqipëria – “një sfidë e madhe për Shqipërinë, pasi këtë vit u përball me sfida të mëdha si situata në Bjellorusi, Nagorni- Karabak etj. Shqipëria ia doli mbanë më së miri në këto situata edhe pse nuk kishte përvoja të mëparshme”, tha Fenet. Draft Progress Raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian mbi Shqipërinë për vitin 2019-2020 vlerëson se progresi në anëtarësim bëhet nën metodologjinë e rishikuar të zgjerimit për reforma të qëndrueshme, të thella dhe të pakthyeshme, sidomos në fushën e sundimit të  ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

 

Më shumë

Zbulohet stera 2300-vjeçare në sitin arkeologjik të Bylisit

Neritan Ceka: I përket shekullit III para Krishtit. Stera është e gjatë 50 metra dhe e thellë 8 metra dhe e mbuluar nga një sistem harqesh. Kërkimet arkeologjike në Bylis kanë nisur nga njësia e re “ArkeoBylis” e ngritur në Akademinë e Shkencave, kryesuar nga Neritan Ceka. Skënder Muçaj: Janë zbuluar dhe objekte të […]

Imami bamirës Elvis Naçi, i shet spitalin për 850 milionë lekë Baba Mondit

Ide e re e imamit bamirës Elvis Naçi.   Ai ka vendosur të shesë spitalin që ka në pronësi pas shumë debatesh në media lidhur me mënyrën e dyshimtë se si ai arriti që ta blerë dhe burimin e të ardhurave.   Naçi thotë se spitalin do t’ja shesë Kryegjyshates Boterore Bektashiane për 850 […]

Protestohet përpara Kryeministrisë për rritjen e çmimit të bukës, energjisë elektrike, karburanteve

Qytetarëttë shumtë të protestuan para Kryeministrisë për rritjen e çmimeve të bukës, kafes, energjisë elektrike dhe karburantit.   Protesta ka qenë qytetare, pa incidente. Disa fektiveve të policisë së shtetit kanë formuar një kordon përpara Kryeministrisë.   Gjatë protestës kanë mbajtur fjalën disa qytetarë dhe personalitete, ku kanë ftuar popullin që të këmbëngulë për […]

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara