e diel 5 dhjetor 2021
e diel 5 dhjetor 2021

 

 

Pema e madhe e piperit në zemër të Sarandës është mbjellë nga dora e Naim Frashërit …dhe këto nuk janë vetëm disa rreshta në librin e të ndjerit Moikom Zeqo. Banorët e thonë mes njëri- tjetrit si në formë gojëdhëne, por ajo është një fakt, të cilin e pohon edhe eksperti Jashar Bello, përgjegjës i Gjelbërimit në Bashki.

 

Pema e madhe e piperit në zemër të Sarandës është mbjellë nga dora e Naim Frashërit …dhe këto nuk janë vetëm disa rreshta në librin e të ndjerit Moikom Zeqo.

 

Jashar Bello, përgjegjës i Gjelbërimit në Bashki, i cili ka konfirmuar për Report Tv se ajo që thuhej nga banorët në formën e një gojëdhene, është fakt. Pema është 145 vjeçare dhe është mbjellë në kohën kur Naim Frashëri punonte doganier në këtë qytet.

 

Pavarësisht moshës, për ekspertin ajo është në gjendje jo shumë të keqe, por kjo nuk është meritë e institucioneve vendore në Sarandë, të cilët janë “kursyer” në shërbimet që i kanë bërë, pavarësisht vlerës dhe rëndësisë së veçantë që ajo mbart. Disa krasitje, spërkatje i janë bërë si për ta mbajtur të gjallë, e që të mos ketë fatin e “simotrës” së saj, e cila u pre pas viteve ’90. Bello rrëfen edhe veçantinë e kësaj peme, e cila edhe pse nga “zemra” e saj janë marrë edhe 5 rrënjë të tjera të mbjella te shëtitorja, ato arrijnë deri te lulëzimi, por nuk bëjnë kokrra.

 

“Po e drejtë! Kjo lloj peme dekorative është mbjell nga Naimi i cili ka punuar në doganën e Sarandës rreth 145 vite më parë, përveç kësaj peme të piperit, Naimi ka sjellë edhe buganvilen, që i themi lulja e Sarandës. Por le të flasim për piperin që është një peme dekorative e rrallë. Këtu kanë qenë dy pemë, njëra është shkatërruar pas viteve ’90 siç ndodhi shkatërrimi në gjithë sferat e jetës por shyqyr që jetoi kjo peme. Ne kemi bërë ndërhyrje, krasitje dhe spërkatje, por edhe ndërhyrje të veçanta. Si pemë 145 vjeçare që është, është në gjendje jo shumë të keqe, por ka nevojë për shërbime që ne vazhdojmë ti kryejmë. Ne do ta mirëmbajmë dhe shyqyr qe e kemi se e është e rrallë. Nga kjo lloj peme kemi mbjellë dhe 5 të tjera tek shëtitorja e re që po bëhet, por nuk kanë vlerat e saj. Kjo lloj peme e mbyll ciklin biologjik tek kokrra, ndërsa pemët e reja nuk arrijnë të krijojnë kokrra e mbyllin ciklin tek lulëzimi”, rrëfen eksperti.

 

 

 

Më shumë

1 nëntor 1901, në Sofje të Bullgarisë, doli botimi i parë i gazetës “Drita“, nën drejtimin e atdhetarit Shahin Kolonja

Si sot, më 1 nëntor të vitit 1901, në Sofje të Bullgarisë, doli botimi i parë i gazetës “Drita“, nën drejtimin e atdhetarit Shahin Kolonja.   Gazeta e përdyjavshme “Drita” (1901-1908) ishte një gazetë politike, shoqërore, kulturore e letrare në gjuhën shqipe, e cila si moto të sajën kishte “Mbron të drejtat e kombit […]

Konferenca e Pezës (16 shtator 1942)

Më 16 shtator 1942 u mbajt Konferenca e Pezës. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të forcave antifashiste shqiptare me synim që të formohej një front i përbashkët lufte kundër okupatorit. Konferenca mori disa vendime të rëndësishme: 1- Krijimin e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, ku do të bënin pjesë antifashistë pa dallim feje, krahine dhe […]

100 vite nga mbledhja e Kuvendit të parë shqiptar

Sot u mbajt mbledhja e parë e Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, por ne kthehemi 100 vite pas dhe kujtojmë çeljen e punimeve të Kuvendit të parë shqiptar.   Procesi i parë zgjedhor në Shqipëri zgjati disa muaj dhe më 21 prill të vitit 1921 u hapën punimet e […]

Kapitullimi i Italisë fashiste – si u hapën dyert e shtëpive shqiptare për të mbrojtur trupat italiane nga nazistët gjermanë

Në foto: Pamje nga filmi “Tomka dhe shokët e tij” ku tregohet se si mbroheshin ushtarët italianë në familjet shqiptare     Më 8 shtator 1943, Italia fashiste shpalli kapitullimin para trupave aleate, edhe pse kushtet e marrëveshjes ishin vendosur që më datë 3 shtator. Kapitullimi ndodhi për të ndaluar veprimet e aleatëve në Itali […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara