e diel 14 gusht 2022
e diel 14 gusht 2022

Raporti mes pensionit mesatar në qytet dhe pagës neto ka ardhur në rënie vitet e fundit. Shihni këtë grafik që tregon  rënien e pensionit mesatar të pleqërisë në qytet, duke filluar nga viti 2016. Edhe pse tregu i pensioneve private sot shënon një fond prej jo më pak se 3,6 miliardë lekësh, me një rritje prej pesë herë në krahasim me disa vite më parë, ai nuk arrin të afrojë të ardhura për një jetë të qetë pas daljes në pension të qytetarëve.

 

 

Ulja e raportit ndërmjet pensionit mesatar dhe pagës mesatare neto në qytet tregon se rritja e pagave ka ecur me ritme më të shpejta se rritja e pensioneve. Pagat në ekonomi rriten në bazë të produktivitetit në sektorin privat, ndërsa pagat në sektorin publik rriten në bazë të një strategjie që qeveria ndjek për personelin e administratës. Ndërsa pensionet në bazë të ligjit të vitit 2014 për sigurimet shoqërore nuk rriten, por vetëm indeksohen me masën vjetore të inflacionit.

 

Ekspertët sqarojnë se ulja e pensioneve po nxitet nga dalja në pension e gjeneratave që kanë kaluar një pjesë të madhe të viteve të punës gjatë periudhës së tranzicionit.

 

Shpenzimet publike për pensionet në Shqipëri janë shumë të ulëta krahasuar me Bashkimin Europian (BE) dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Pavarësisht këtij fakti, deficiti i skemës së pensioneve në Shqipëri është nga më të lartët në Europë me 2.7% të PBB-së.

 

Më shumë

Politikat e copëtuara për bujqësinë

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]

Shqiptarët shpenzuan 13.6 milionë euro në 9 muaj për të siguruar pronat, si ndahet tregu mes kompanive

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave.   Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]

Drafti: Rritet kufiri i pagës së pataksueshme në 40 mijë lekë, përgjysmohet nga 30-50 mijë lekë, pragu për shtresën e mesme bëhet 200 mijë lekë

Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]

Çmimet e naftës shtrenjtohen për herë të gjashtë në pak muaj, arrijnë 184 lekë, afër rekordit historik

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj.   Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara