Për herë të parë që prej vitit 2013, qeveria po merr borxh për paga, pensione dhe pagesën e interesave të borxhit.
Ligji i Buxhetit ka një rregull fiskal, i cili detyron financat që të mos mbajnë një nivel defiçiti buxhetor më të lartë se shpenzimet kapitale, çka do të thotë se borxhi duhet të merret vetëm për investime publike dhe jo për të financuar nevojat bazë: shlyerje borxhi dhe paga e pensione.
Sipas treguesve fiskalë janar-shtator të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, që prej muajit maj, niveli i defiçitit në buxhet është më i lartë se investimet publike.
Në fund të shtatorit, paratë e dhëna për shpenzime publike ishin 470 milion dollarë, ndërsa defiçiti arriti 580 milion dollarë, 110 milion dollarë më shumë.
Qeveria parashikon që deri në fund të vitit, borxhi i marrë këtë vit të jetë 450 milion dollarë më i lartë se investimet publike, brenda të cilave llogaritet edhe fondi i rindërtimit.
Shkak për këtë situatë është bërë dhënia e dy paketave të ndihmës financiare për pandeminë dhe rënia e të ardhurave nga taksat në buxhet, TV Klan.
Në total për 9- mujorin e këtij viti, të ardhurat u tkurrën me 360 milion dollarë krahasuar me janar – shtatorin e një viti më parë, ndërsa shpenzimet rezultuan 200 milion dollarë më të larta.
Me ndryshimin e ligjit të menaxhimit buxhetor në muajin korrik, ekzekutivi i ka lejuar vetes që të shkelë rregullin e artë fiskal për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme.
“Sa e ke rrogën?” Pyetja që i mundon aq shumë shqiptarët tashmë e ka përgjigjen!
Shiu “përmirëson” energjinë
Bujqësia, në “qiell të hapur” përballë përmbytjeve
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për treg të përbashkët të energjisë
Rreziku për të qenë i varfër në Shqipëri/ Eurostat: Për familjet e varfëra, në rrezik 1 në 4 fëmijë, për ato me mirëqenie, 1 në 5
Shpenzimet operative dhe mirëmbajtja: Janar-Tetor 2021, u shpenzuan 336 mln €, shifra më e lartë ndër vite
Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]
Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave. Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]
Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]
Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj. Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]