Për herë të parë prej më shumë se 100 vjetësh festa e karnavaleve në Rio de Zhanejro, që zhvillohet në muajin shkurt, do të shtyhet për shkak të pandemisë.
Organizatorët e shoqatës së shkollave të kërcimit samba “Independent League of Rio de Janeiro Samba Schools” (Liesa) thanë se paradat e grupeve të kërcimit samba në Sambadrom do të shtyhen për një kohë të pacaktuar.
“Ne arritëm në përfundimin se kjo ngjarje e madhe duhet të shtyhet,” tha shefi i “Liesas” Jorge Castanheira. Shkollat e sambës nuk kanë kohë dhe burime të mjaftueshme financiare dhe organizative për të përgatitur paradat e karnavaleve deri në shkurt në mes pandemisë së koronës, shpjegoi Castanheira. Por kjo nuk do të thotë që paradat do të anulohen plotësisht: “Ne po kërkojmë zgjidhje alternative, që të bëjmë diçka kur të jetë përsëri e sigurt” – tha ai duke shtuar se nuk mund të thotë një datë të saktë.
Ende është e paqartë nëse festimet në rrugë do të anulohen gjithashtu, sepse për këtë vendosin autoritetet lokale. Çdo vit Karnavalet në Rio tërheqin miliona turstë vendas dhe të huaj që festojnë në rrugë dhe në plazhe dhe ndjekin garën e shkollave të kërcimit samba.
Brazili është një nga vendet më të goditura rëndë në botë nga pandemia e koronës, dhe Rio de Zhanejro është një nga qytetet më të prekura. Deri tani pandemia ka shkaktuar thuajse 140,000 vdekje në Brazil, numri i dytë më i lartë në botë pas SHBA-së dhe numri i infeksioneve ka arritur në 4,7 milionë.
Wang Yaping bëhet gruaja e parë kineze që ecën në hapësirë
Një hap larg zbulimit të thesarit më të madh në botë, vlen 17 miliardë €
Dashurinë në vend të mbretërisë, princesha e Japonisë nuk e mendon dy herë këtë zgjedhje
Meteor mbi çatinë e shtëpisë… / Përfundon në krevatin e një pensionisteje në Kanada
NOMA i shqiptarit Rene Redzepi zgjidhet restoranti më i mirë në botë
Ku shkojnë të sapomartuarit për muajin e mjaltit mes pandemisë?
Duka dhe Dukesha e Sussex-it janë shtuar të premten me fëmijën e dytë, një vajzë të shëndetëshme që i kanë vënë emrin Lilibet ‘Lili’ Diana. Mamaja, Meghan po ashtu ndodhet në gjendje të mirë. Një zëdhënës i Princit Harry dhe Meghan-it tha të dielën se çifti mirëpriti fëmijën e tyre, Lilibet “Lili” Diana […]
NASA nëpërmjet një deklarate për shtyp ka ndarë zbulimet më të fundit me publikun mbi kërkimet në Hënë. Rezulton që të ketë prezencë të ujit, madje në një sasi dhe më të lartë nga sa besohej. Observatori Stratosferik i NASA-s për Astronominë Infrared (SOFIA) ka konfirmuar, për herë të parë, ujin në sipërfaqen […]
Princi Leka Zogu II ka njoftuar për ardhjen në jetë të vajzës së tij. Ai konfirmon edhe njëherë emrin, trashëguar nga Mbretëresha Geraldinë. Si për rastësi, Geraldina II erdhi në jetë në përvjetorin e 18-të të ndarjes nga jeta të Mbretëreshës së Parë shqiptare. Princi Leka ka shpërndarë në rrjet njoftimin zyrtar për lindjen […]
Një fotografi e postuar në rrjetet sociale nga një gjinekolog arab me një foshnjë të sapo lindur është bërë virale. Arsyeja sigurisht nuk është sepse është një foshnje e porsalindur, por sepse i porsalinduri tërheq maskën e mjekut ndërsa e mban atë në duar. Gjinekologu Samer Cheaib nga Emiratet e Bashkuara Arabe […]