e diel 25 korrik 2021
e diel 25 korrik 2021

 

 

STAMBOLL – Pas muajsh protestash nga profesorët dhe studentët, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka bërë një hap pas duke hequr rektorin e debatueshëm që kishte imponuar në krye të universitetit kryesor të Stambollit. Universiteti Bogazici konsiderohet si qendra e mendimit liberal dhe lirisë akademike.

 

Profesorët e universitetit duartrokitën ndërsa në sfond luhej muzikë për të festuar shkarkimin e rektorit Melih Bulu, nëpërmjet një dekreti të nënshkruar në mesnatë nga Presidenti Erdogan.

 

Për muaj të tërë, mësuesit kishin zhvilluar protesta të përditshme kundër emërimit të zoti Bulu, sërish me një dekret të Presidentit Erdogan. Rektorët janë zgjedhur tradicionalisht nga akademikët e universitetit. Can Candan, profesor në universitetin Bogazici, mirëpriti heqjen e zotit Bulu.

 

“Është rezultat i një rezistence prej gjashtë muajsh e gjysëm. Dhe është jashtëzakonisht domethënëse pasi ka qenë një model për të gjithë vendin. Pra nëse rezistojmë paqësisht dhe në një mënyrë shumë të vendosur, do t’ia dalim mbanë”, tha profesori Candan.

 

Policia pati shpërndarë me forcë shumë nga demonstratat e studentëve dhe akademikëve kundër vendimit të Presidentit Erdogan për të imponuar emërimin e zotit Bulu.

 

Një numër i madh studentësh janë arrestuar, disa gjatë bastisjeve të kryera në orët e agimit nga policë të anti-terrorit të armatosur rëndë. Masat e ashpra u dënuan me shpejtësi brenda dhe jashtë vendit, përfshirë edhe nga Shtetet e Bashkuara.

 

Mësimdhënia në universitetin Bogazici zhvillohet në gjuhën angleze dhe universiteti mban lidhje historike me Shtetet e Bashkuara. Bogazici radhitet ndër universitetet më të mira të Turqisë, me një reputacion për mendimin liberal dhe të pavarur, që e ka shndërruar në një objekt sulmi nga Presidenti Erdogan, thotë akademikja e këtij universiteti, Seda Altug.

 

“Ka qenë objekt sulmi prej disa kohësh për shkak të mjedisit të tij liberal, mjedisit liberal të mësimdhënies, për shkak të aktiviteteve liberale të studentëve. Prej kësaj atmosfere shumë liberale është bërë e mundur që shumë tema të debatueshme dhe shumë tabu në Turqi të diskutohen këtu pa asnjë lloj dhune”, tha zonja Altug.

 

Qeveria e Turqisë është përballur me kritika në rritje për largimin e qindra akademikëve nga postet e tyre, si pjesë e asaj që thotë se është një goditje kundër terrorizmit.

 

Presidenti Erdogan deri më tani nuk ka dhënë asnjë shpjegim për vendimin e tij për të hequr zotin Bulu, i cili pasoi një takim të autoritetit të arsimit të lartë të Turqisë, ku u diskutua për trazirat e Universitetit Bogazici.

 

Disa anëtarë të shquar të partisë AKP në pushtet të Presidentit Erdogan kishin filluar të paralajmëronin për rritjen e shqetësimit në radhët e mbështetësve për qëndrimin e qeverisë ndaj disidentëve. Sondazhet e opinionit publik treguan simpati të fortë për protestuesit e universitetit, madje edhe mes disa mbështetësve të Presidentit Erdogan.

 

Profesor Candan, ndërsa përshëndet lëvizjen e Erdoganit, mbetet i kujdesshëm.

 

“Lufta vazhdon. Vetëm pse ai është tërhequr nuk do të thotë që ne të gjithë do të jemi në gjendje të zgjedhim rektorin tonë. Lufta vazhdon. Por është padyshim një sukses i madh në rrugën drejt disa ndryshimeve të mëdha, jo vetëm për Bogazicin por edhe për institucionet e tjera të arsimit të lartë”, tha zoti Candan.

 

Studentët dhe akademikët po bëjnë thirrje për rikthimin e zgjedhjeve nga akademikët për të gjitha postet e rektorëve të universiteteve. Mbetet e paqartë nëse Presidenti Erdogan do të kërkojë të imponojë një rektor të ri për Universitetin Bogazici. VOA

 

Më shumë

Helmimi nga uji në Deçan, dëshmimtari: Dy serbët kërkuan vendndodhje konkrete të depove të ujit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës thotë se nga analiza e ujit të pijshëm në Deçan, “janë identifikuar disa baktere që mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm”.   “Në mostrat e ujit të marra më datë 12. 07. 2021 nga rajoni i Deçanit, pas kultivimit në terrene ushqyese përmes […]

Politika monetare e Erdoganit nxit inflacion rekord

Inflacioni në Turqi ka arritur nivel rekord. Jeta është shtrenjtuar kurse fuqia blerëse ka rënë. Megjithatë Erdogan nuk do që të rrisë interesin duke shkaktuar kështu rritje edhe më të madhe të inflacionit.     Ekonomia turke ndodhet në një gjendje të keqe, siç nuk ka qenë për një periudhë të gjatë. Ka dy […]

Kosova miraton një rezolutë që dënon gjenocidin në Srebrenicë

Deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës e bojkotuan seancën ku u miratua rezoluta që dënon gjenocidin në Srebrenicë. Beogradi reagoi duke e quajtur rezolutën të pritshme nga Kosova, por si befasi nga Mali i Zi.   Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë me të cilën dënohet gjenocidi i vitit 1995 në Srebrenicë të Bosnjës […]

Asnjë përparim në takimin dy ditor Kosovë-Serbi në Bruksel

Delegacionet e Serbisë dhe Kosovës në Bruksel në kuadër të dialogut me ndërmjetësimin e BE kanë akuzuar njeri-tjetrin për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura Kosovë-Serbi.     Në Bruksel për dy ditë radhazi u takuan delegacionet e Kosovës dhe Serbisë me të ngarkuarin e Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak, por nuk u […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara