e shtunë 19 qershor 2021
e shtunë 19 qershor 2021

 

Rusia dhe Bashkimi Evropian mbajtën javën e kaluar një konferencë, gjatë së cilës Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov deklaroi ndër të tjera:“Situata mbetet shumë alarmante. Kontinenti ynë i përbashkët evropian, po përjeton një krizë të paparë besimi. Vijat ndarëse po rishfaqen sërish në Evropë. Ato po lëvizin drejt lindjes, dhe po thellohen si të ishin llogore të vijës së frontit të luftës”.

Kjo nuk është një dekladatë dosidodhe nuk mund të cilësohen si zhurma e zakonshme verbale që ndodh në konferencat ndërkombëtare. Ajo pasqyrojnë realitetin sipas Rusisë, dhe ashtu si më parë në histori, ai ndryshon shumë nga pikëpamjet që kanë evropianët dhe amerikane mbi gjërat.

Perspektiva ruse mund të kuptohet më së miri nga ajo që deklaroi vite më parë presidenti Vladimir Putin:se shembja e Bashkimit Sovjetik ishte një katastrofë për Rusinë. Pra vini re,jo shembja e komunizmit, por copëtimi i Bashkimit Sovjetik, thelbi i së cilës ishte farkëtuar gjatë kohës së carëve dhe që mbronte Rusinë nga pushtimi i huaj.

Rënia e Bashkimit Sovjetik, shkëputi skajet më perëndimore që janë kufi me Evropën. Bjellorusia, Ukraina dhe Moldavia u bënë të pavarura, dhe kufiri i Rusisë u zhvendos në mënyrë dramatike drejt lindjes. Në një kuptim, kishte pak në dorë për ta shmangur këtë.

Por në një kuptim tjetër, ajo mund ta toleronte këtë humbje, për sa kohë që evropianët dhe amerikanët nuk kontrollonin rajonin. Mund të mjaftonte një zonë tampon, një zonë që kërkon qeveri të prirura nga Rusia ose të paktën neutrale. Qeveritë e dominuara nga Perëndimi ishin të rrezikshme.

Revolucioni ukrainas i vitit 2014 e prishi ekuilibrin, duke zëvendësuar një president pro-Rusisë me një qeveri solide pro-Perëndimore. Putini e konsideroi këtë si një grusht shteti të inskenuar nga SHBA-ja dhe ai u përpoq  të mbante kontrollin e pjesës lindore të Ukrainës që kufizohet me Rusinë.

Në horizont u shfaqën 3 perspektiva. Perspektiva e SHBA-së ishte se Ukraina kishte të drejtën e vetëvendosjes. Perspektiva ruse ishte se ajo që ndodhi, ishte rezultat i një komploti të fshehtë. Ndërkohë perspektiva evropiane ishte tipike, shumë zëra nga shumë vende.

Kështu, vendet në ish-kufirin rus si Polonia, i panë lëvizjet ruse në Ukrainë si një rikthim të agresionit rus. Perspektiva e Gjermanisë, ishte se çfarëdolloj gjëje që të ndodhte,ajo nuk duhet të lejohej të ndikonte në marrëdhëniet e Gjermanisë me Rusinë.

Ndërkohë, vetë Rusia besonte se Perëndimi kishte shkelur një marrëveshje të nënkuptuar mbi neutralitetin e rajonit tampon midis tyre. Shtetet e Bashkuara besuan se po shihnin një përpjekje të re të Moskës për trikthyer në statusin e një fuqie të madhe. Evropa ishte herë e alarmuar dhe herë indiferente.

Por ngjarjet e fundit në Bjellorusi, e kanë ndryshuar qasjen. Një avion i kompanisë “Ryanairqë fluturonte nga një vend i BE-së në një tjetër në veri,u detyrua të ulej në Bjellorusi, ku u arrestuan 2 nga pasagjerët e tij.

Rusia kishte mbështetur Bjellorusinë dhe presidentin e saj pro-rus pas zgjedhjeve kaotike presidenciale të vitit të kaluar. Prandaj nëse nuk ishte e qartë më parë, tani po:Bjellorusia ishte një partner, në mos një satelit i plotë i Kremlinit.

Ajo ngjarje konfirmoi për Evropën se fuqia ruse ishte zhvendosur drejt Perëndimit, dhe se tashmë ajo kishte arritur në kufirin e Baltikut dhe Polonisë. Por për Rusinë e kundërta -pra që fuqia evropiane po përparojnë drejt Lindjes – kishte qenë prej kohësh e vërtetë. Dhe kësaj i referohet pjesërisht edhe Lavrov në fjalimin e tij në konferencën e BE-së.

Megjithatë ai nuk ngriti kurrë çështjet kryesore. Cila është marrëdhënia e Evropës me Shtetet e Bashkuara, dhe çfarë është saktësisht Evropa? Ju nuk mund ti përgjigjeni dot pyetjes së parë pa iu përgjigjur në fillim të dytës. Dhe rusët duhet ta dinë tani këtë përgjigje.

 rast se Evropa është një njësi e bashkuar, me një politikë të jashtme të veçantë, që operon nën kujdesin e NATO-s, atëherë Rusia është jo vetëm kundër Evropës por edhe Shteteve të Bashkuara. Nëse jo, atëherë Rusia është në një pozitë shumë më të fortë.

Moska nuk mund të presë  të ndryshojë mendimin e Amerikës mbi këtë çështje. Por ajo mund të jetë në gjendje  të pajtohet me pikëpamjen e Evropës mbi Rusinë. Dhe meqë NATO vepron mbi shumë çështje të bazuara tek vota unanime, kjo gjë e bllokon në thelb SHBA-në.

Në këtë kontekst, fjalimi i Lavrov ka shumë kuptim. Ai po i drejtohej direkt Evropës, duke u thënë udhëheqësve të saj se Rusia do të reagojë nëse ata vazhdojnë  të ushtrojnë presion në Lindje. Ai po u drejtohej pikërisht atyre që shpresonin se situata në Bjellorusi thjesht do të zhdukej vetvetiu.

Audienca e tij – BE – nuk është Evropa, por një traktat mbi bashkëpunimin ekonomik midis shumicës, por jo i të gjitha vendeve evropiane. Bashkimi Evropian nuk ka një politikë të jashtme përtej politikës së saj tregtare, dhe as një ushtri. BE-ja ka neveri ndaj çështjeve të sigurisë kombëtare që ndërhyjnë në ato ekonomike.

Fjalimi i Lavrov synonte të alarmonte pikërisht këtë grup. Evropianët mund të jenë mërzitur nga incidenti i Ryanair”, por jo aq shumë sa të duan të përballen me Rusinë ushtarakisht apo edhe ekonomikisht. Për Rusinë, një Evropë e copëtuar është mbrojtja më e mirë, pasi e paralizon NATO-n dhe e bën më të vështirë përfshirjen e Shteteve të Bashkuara.

Pa NATO-n, përfshirja e SHBA-së do të duhet të bëhet vend pas vendi, dhe në këtë mënyrëpa mbështetjen e padiskutueshme të të gjitha vendeve evropiane. Kjo e bën më të vështirëprojeksionin e fuqisë nga Amerika e Veriut në Poloni. Pra me fjalë të tjera, Rusia dëshiron t’iparaprijë një reagimi të përbashkët amerikano-evropian ndaj një veprimi hipotetik të Kievit.

Por këtu ka një të vërtetë:rusët janë të dobët dhe të frikësuar. Ata janë të frikësuar nga domethënia e plotë e rënies së Bashkimit Sovjetik, dhe pavarësisht manovrave me trupakëtu dhe atje, ata nuk janë të sigurt në aftësinë e tyre për të dominuar.

Ata nuk janë të sigurt për forcën e tyre. Ata besojnë se kanë disa opsione në rastin e Bjellorusisë, por për t’i shfrytëzuar plotësisht ato duhet të krijojnë përçarje në Evropë. Kjo është lëvizja që duhet kryer, dhe ne mund të presim shumë oferta tërheqëse ndaj vendeve të ndryshme të Evropës. Problemi që ka Rusia është gjetja e këtyre ofertave tërheqëse.

Më shumë

Kina dërgon avionë ushtarakë në afërsi të Tajvanit

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se rreth 28 avionë ushtarakë kinezë fluturuan në zonën e mbrojtjes, duke shënuar ndërhyrjen më të madhe ushtarake deri më tani. Në mesin e fluturakeve ushtarake kishte edhe bombardues bërthamorë. Zona e mbrojtjes ajrore është një zonë jashtë territorit dhe hapësirës ajrore të një vendi ku aktivitetet e aeroplanëve […]

Në zgjedhjet më të përgjakshme të botës, koka të prera hidhen si kërcënim në qendrat e votimit

Një kokë e prerë njeriu është lëshuar brenda një qendre votimi në Meksikë ndërsa aty pranë u gjet një qese me pjesë trupore njeriu, përfshi dhe duar. Sulmues lëshuan me granata të shtunën dhe dhjetra njerëz u vranë në zgjedhjet e mesit të mandatit dje ne Meksike, që njihen si më të përgjakurat në […]

Vdes i mbijetuari i fundit i çlirimit të Aushvicit

David Dushman, ushtari i fundit i mbijetuar sovjetik, i përfshirë në çlirimin e Aushvicit, ka vdekur, ka raportuar agjencia e lajmeve Associated Press.   Ai ka qenë 98 vjeç.   Me tankun e tij, Dushman ka ulur gardhin elektrik rreth kampit të nazistëve, të vendosur në jug të Polonisë më 27 janar 1945, […]

Biden te Mbretëresha e Anglisë, presidenti i 12-të amerikan që takohet me monarken

Mbretëresha e Anglisë do të presë presidentin amerikan Joe Biden dhe zonjën e parë Jill Biden në rezidencën e saj javën e ardhshme, konfirmoi Buckingham Palace.   Takimi do të mbahet në kështjellën Windsor më 13 qershor, në ditën që Biden do të shkellë në Britani për të nisur takimet në Samitin e G7. […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara