Friday 24 March 2023
Friday 24 March 2023

 

 

Administrata e presidentit të SHBA-ve Joe Biden dhe disa udhëheqës të BE-së mesa duket nuk e kanë mësuar mësimin që kanë marrë nga Marrëveshja e Dayton-it në 1995 mbi Bosnjë dhe Herzegovinën (BiH). Marrëveshja e Dayton-it krijoi dy njësi në një federatë boshnjake, por nuk ishte një zgjidhje e qëndrueshme. Madje nxori në pah problemet e Bosnjës, shkruan EUobserver.

 

 

SHBA, Gjermania dhe Franca duhet t’i japin fund përpjekjeve të tyre për të bindur udhëheqësit e rinj të Kosovës për një marrëveshje me Serbinë, e cila rrezikon të krijojë një rrëmujë shumë më të madhe në rajon se Bosnja.

 

Administrata e presidentit të SHBA-ve Joe Biden dhe disa udhëheqës të BE-së mesa duket nuk e kanë mësuar mësimin që kanë marrë nga Marrëveshja e Dayton-it në 1995 mbi Bosnjë dhe Herzegovinën (BiH). Marrëveshja e Dayton-it krijoi dy njësi në një federatë boshnjake, por nuk ishte një zgjidhje e qëndrueshme. Madje nxori në pah problemet e Bosnjës, shkruan EUobserver.

 

Zyrtarët në të dy anët e Atlantikut janë të vetëdijshëm se ata bënë një gabim në ndarjen e Bosnjës në dy njësi me fuqi të vetos. SHBA dhe BE tani po përpiqen të bëjnë ndryshime kushtetuese dhe të ligjit elektoral për të forcuar institucionet qendrore të Sarajevës, në një përpjekje për të korrigjuar ato gabime.

 

Por kur bëhet fjalë për Kosovën, të njëjtët zyrtarë të SHBA-ve dhe BE-së besojnë  në krijimin e një Bosnje të dytë, duke i bërë presion Prishtinës për t’i dhënë kompetenca të veçanta  pakicës Serbe – Shoqatës së Komunave Serbe (ASM).

 

Washingtoni, Berlini, Parisi dhe Brukseli po i shtyjnë udhëheqësit e Kosovës të krijojnë një ASM autonome që përfshin 10 rajone me shumicë serbe. Ishte Vucic ai që, në fillim të këtij viti, u përpoq të ndikonte te BE duke krahasuar Kosovën me konfliktin e Nagorno-Karabakh, ku Azerbajxhani i dha fund “status-quos”.

 

Dhe është Vucic, ish-kryepropagandisti i Slobodan Milosevic, i cili po shfaq agresion të vazhdueshëm, të tilla si stërvitjet e tij të fundit ushtarake me sisteme raketash të blera nga Rusia dhe avionë luftarakë. Ai e di se sa BE i frikësohet paqëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor, sepse i duhet të paguajë një çmim pas konfliktit dhe refugjatëve.

 

Hapat e parë të këtij gabimi kanë nisur që në 2013 dhe 2015, kur Vucic mori atë që dëshironte nga ish-kryeministrat e Kosovës Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa – të cilët nënshkruan premtimet e ASM.

 

Por krijimi i një entiteti të ri të pavarur mbi baza etnike në Kosovë rrezikon hapjen e kutisë së Pandorës në rajon. Kjo mund të shkaktojë pretendime për autonomi nga pakicat etnike në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë, përveç keqësimit të paqëndrueshmërisë kronike të Bosnjës.

 

Kjo është rruga e gabuar.

 

BE në vend të kësaj duhet të vazhdojë bisedimet me Serbinë, ndërsa ndihmon Kosovën për të pastruar rrëmujën e saj të brendshme për sundimin e ligjit. Duhet të inkurajojë kompanitë perëndimore të investojnë në Kosovë, e cila është vendi më pak i zhvilluar në Europë, dhe të krijojnë vende pune, siç po bëjnë në Serbi.

 

Vetëm në një fazë të mëvonshme BE dhe SHBA duhet t’i kërkojnë Kosovës të diskutojë marrëdhëniet e saj të ardhshme me Serbinë – si dy shtete të pavarura dhe palë të barabarta në tryezën e bisedimeve.

 

Traktati i BE-së po frenon aspiratat e qindra miliona europianëve për një vend më të mirë për të jetuar, si dhe po shkakton zhgënjim te  vendet e Ballkanit Perëndimor. Merrni parasysh Maqedoninë e Veriut, si Greqia përdori politikën e vetos në BE për ta detyruar atë të ndryshojë emrin e saj, duke mos i dhënë asgjë në këmbim.

 

Bullgaria po bën tani të njëjtën gjë duke e detyruar atë të rishkruaj librat e saj të historisë. Kush mund t’i garantojë Kosovës që nëse ajo nënshkruan një kompromis të dhimbshëm me Serbinë, vendet që nuk njohin (Qipro, Greqi, Rumani, Sllovaki dhe Spanjë) do të ndryshojnë mendim?

 

“Askush nuk mund të garantojë diçka të tillë”, tha Miroslav Lajcak, ndërmjetësi i BE-së në bisedimet e vazhdueshme Serbi-Kosovë, në fillim të këtij viti.

 

Nëse dëshiron të ndihmojë Ballkanin Perëndimor, Perëndimi duhet të përqendrohet që të mbajë në kontroll Rusinë – sponsorin kryesor të nacionalizmit të ri të Serbisë. Nëse mund të krijojë një modus Vivendi(mënyrë jetesë ose bashkëpunimi) me presidentin rus Vladimir Putin që frenon  agresionin e tij në Europë, kjo do ta bëjë Vucic një fqinj shumë më të mirë.

 

Ndërkohë, ndërtimi i një arkitekture të qëndrueshme të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor kërkon shumë  kohë. Anëtarësimi në BE është mënyra më e mirë që njerëzit të bëjnë realitet ëndrrën e tyre- të njëjtën cilësi jetese si pjesa tjetër e Europës.

 

Por derisa të zgjidhen disa nga këto probleme të rrënjosura thellë, mbase Kosova dhe Maqedonia e Veriut duhet të shqyrtojnë mundësi të tjera në marrëdhëniet e tyre me BE, në vend që të detyrohen të pranojnë kërkesat nacionaliste të Serbisë ose Bullgarisë.

 

Rreth 15 vjet më parë, kancelarja gjermane Angela Merkel sugjeroi një bashkëpunim midis BE-së dhe një vendi jo anëtar si një alternativë ndaj anëtarësimit të plotë në BE. Islanda, Norvegjia dhe Zvicrra po ia dalin shumë mirë edhe pa qenë pjesë e BE. Mbretëria e Bashkuar i mbijetoi Brexit.

 

Nëse BE nuk mund të garantojë asgjë, siç tha negociatori i saj Lajcak, atëherë ndoshta vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të dorëzohen tani për tani.

 

Më shumë

Lira në rënie drastike, të huajt dynden për të blerë banesa në Turqi

Shitjet e banesave në Turqi për të huajt u rritën me 48.4% në një nivel rekord në nëntor, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, pasi një rënie e lirës turke bëri që blerjet të jenë dukshëm më të lira për ata që blejnë me valutë “të fortë”.   Tregu i pasurive të paluajtshme […]

BIRN hap ekspozitën në nder të gazetarëve të vrarë në luftërat në Ballkan

  Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative do të hapë një ekspozitë dhe do të botojë një libër që përkujton gazetarët dhe punonjësit e medias që u vranë gjatë dhe menjëherë pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë.     Një ekspozitë e BIRN, e titulluar “Last Despatches”, do të hapet në Sarajevë më 14 dhjetor […]

Maqedoni e Veriut: Alternativa bëhet pjesë e koalicionit qeveritar

Partia opozitare Alternativa është bërë pjesë e koalicionit qeveritar në RMV. Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi kanë nënshkruar marveshjen 9 pikëshe për hyrjen e Alternativës në Qeveri.     Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se kjo marrëveshje paraqet një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në, […]

Kosovë-Serbi: Normalizim i marrëdhënieve apo bllokim?

Kosova dhe Serbia në javën e fundit ashpërsuan retorikën politike me akuza dhe kundërakuza dhe ndaluan vizitat e ndërsjella të zyrtarëve qeveritarë, duke bërë kështu që të reagojë edhe Bashkimi Evropian. Autoritetet e Prishtinës i ndaluan hyrjen në Kosovë kreut të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, njëherësh edhe drejtues i […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara