e martë 21 shtator 2021
e martë 21 shtator 2021

 

Shqipëria aplikoi për herë të parë këtë vit, regjistrimin e fëmijëve në klasën e parë, përmes portalit e-Albania.

Të dhënat paraprake tregojnë se nga data 15-30 qershor janë kryer 5580 aplikime në 182 shkollat ku u pilotua ky proces.

Pas regjistrimit në e-Albania, prindërit apo kujdestarët ligjorë të fëmijës, duhet të ishin njoftuar nga Institucioni Arsimor elektronikisht, në rast pranimi ose refuzimi të regjistrimit nga data 3-10 korrik 2021. Por, kjo nuk ka ndodhur.

Teksa portali mban përgjegjësi vetëm për realizimin e aplikimit online, shqyrtimi i tyre dhe kthimi i përgjigjes është detyrë e institucionit arsimor.

Euronews Albania kontaktoi me Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar për mungesën e përgjigjes për regjistrimin e fëmijëve.

“Institucionet arsimore/shkollat në periudhën 3 deri në 10 korrik kanë bërë vlerësimin e aplikantëve nëse kërkesa për regjistrim është sipas rregullave apo jo. Kryesisht nëse adresa e aplikantit përkon apo jo me shkollën ku i takon të mësojë sipas përcaktimeve të adresave nga Njësitë e Vet qeverisjes Vendore. Në rastet kur aplikanti ka bërë regjistrim jashtë zonës së banimit, kërkesa refuzohet dhe aplikantin i shkon një mesash informues”, u tha nga ky institucion.

Drejtoria thotë se mungesa e mesazheve informuese në rast pranimi apo refuzimi të aplikimit, ka ndodhur për shkak se në disa raste personat përgjegjës në shkolla kanë pasur probleme me aksesin në llogaritë e tyre për kthimin e përgjigjeve.

Rregullorja e institucioneve arsimore përcakton se “Fëmija regjistrohet në shkollën që mbulon zonën e tij të banimit”.

Por për disa lagje, kryesisht në Tiranë, prindërit nuk kanë gjetur emrin e shkollës që mbulon zonën e tyre të banimit, duke mos mundur të kryejnë dot aplikimin.

Ndërkohë Ministria e Arsimit po analizon me kujdes procesin dhe ka planifikuar vazhdimin e regjistrimit në një fazë të dytë, që do të jetë para fillimit të vitit mësimor, nëpërmjet e-Albania ose fizikisht.

Arsimi fillor në Republikën e Shqipërisë është i detyrueshëm, ndaj pavarësisht problematikave që janë hasur, në shtator çdo fëmije i lind e drejta për t`u regjistruar në një nga shkollat publike të arsimit 9- vjeçar, pranë zonës së tij të banimit.

Më shumë

Kapitullimi i Italisë fashiste – si u hapën dyert e shtëpive shqiptare për të mbrojtur trupat italiane nga nazistët gjermanë

Në foto: Pamje nga filmi “Tomka dhe shokët e tij” ku tregohet se si mbroheshin ushtarët italianë në familjet shqiptare     Më 8 shtator 1943, Italia fashiste shpalli kapitullimin para trupave aleate, edhe pse kushtet e marrëveshjes ishin vendosur që më datë 3 shtator. Kapitullimi ndodhi për të ndaluar veprimet e aleatëve në Itali […]

Shqiptarët, të ndarë mbi vendimin për të pritur refugjatët afganë

Shqipëria po strehon refugjatë afganë që do të skanohen para marrjes së vizës amerikane. Disa shqiptarë mendojnë se Shqipëria duhet të ndihmojë SHBA, të tjerë se duhet të zgjidhë fillimisht problemet e brendshme.   Vija bregdetare shqiptare është e mbushur me turistë vendas dhe të huaj që po mbyllin pushimet verore. Por qyteti bregdetar […]

Më 1 shtator 1928 u shpall Monarkia Shqiptare

Asambleja Kushtetuese, e dalë nga zgjedhjet e 17 gushtit 1928 me 58 deputetë, sanksionoi në statut formën monarkike të qeverisjes dhe parashikoi sistemin njëdhomësh parlamentar.   Shqipëria shpallej mbretëri demokratike, parlamentare, dhe e trashëgueshme, ndërkohë që Mbret i shqiptarëve sanksionohej Lart Madhëria e tij Zogu I.   Në prill 1938 Mbreti Zog martohet me […]

Djali i George Soros takon punonjësit afganë të fondacionit

Alex Soros, djali i miliarderit George Soros ka mbërritur në Shqipëri dhe ka vizituar punonjësit afganë të fondacionit, të cilët janë strehuar në hotelet në Durrës. “Kam patur privilegjin të takoj kolegët e Fondacionit Shoqëria e Hapur dhe të evakuuar të tjerë që u shpëtuan nga Afganistani drejt Shqiërisë. Ky grup përfshin gazetarë, mbrojtës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara