Friday 24 March 2023
Friday 24 March 2023

 

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka përfunduar investimi në Depon Qendrore të Barnave, një strukturë sipas standarteve europiane me aparatura të teknologjisë bashkëkohore për ruajtjen dhe sigurinë e barnave për qytetarët.

 

Depoja farmaceutike e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, është një investim i buxhetit të shtetit në vlerën 1.7 milion euro. Tashmë është një strukturë e përfunduar, është në efiçiencë të plotë. Aktualisht janë vendosur të gjithë barnat dhe pajisjet mjekësore dhe janë të gjithë parametrat europiane të ruajtjes dhe sigurisë së barnave. Në QSUT s’ka pasur asnjëherë një depo për barnat.

 

Ndërtimi i depos qendrore të barnave të QSUT, me një sipërfaqe mbi 2600 metër katror, përfshin edhe aparaturat e teknologjisë së lartë. Depo qendrore e barnave në QSUT ka  7 dhoma frigoriferike për ruajtjen dhe magazinimin e barnave dhe materialeve të mjekimit, sipas standardeve më të mira bashkëkohore.

 

Buxheti për barnat në të gjithë spitalet e vendit është rritur. Aktualisht më shumë se 40 milion euro është volumi i barnave dhe materialeve mjekësore që qarkullojnë në të gjithë spitalet tona. QSUT ka 50 % të këtij fondi, me të cilat çdo vit financohen barnat dhe materialet mjekësore.

 

13 maj 2020

 

 

Më shumë

Kongresi Botëror i Kanabisit dhe e ardhmja e industrisë

Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune.   Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë.   Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

Në 2020-n, shqiptarët shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.   Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara