Albanian Profile
e diel 28 shkurt 2021
e diel 28 shkurt 2021

 

Kjo është reforma e tetë zgjedhore që nga rënia e komunizmit, ose thënë thjesht çdo 3 vjet, kuvendi ka ndërmarrë një reformë zgjedhore.

 

Por çfarë parashikon ajo dhe si do të votojmë dhe zgjedhim qeverisjen e ardhshme në prill 2021?

 

Shqipëria vazhdon të ketë sistem proporcional rajonal: në zgjedhje konkurrojnë dhe votohet për partitë politike, në secilën prej 12 zonave zgjedhore.

 

Vendet në Kuvend u shpërndahen partive sipas përqindjes së votave që secila ka marrë.

 

Në secilën zonë, zgjedhjet zhvillohen në mënyrë të pavarur nga të tjerat.  Secila zonë ka një numër të përcaktuar mandatesh—nga Tirana me 34, tek Kukësi me vetëm 3 mandate.

 

Reforma zgjedhore ndryshoi tre tipare kryesore të sistemit:

 

  • Pragun elektoral kombëtar
  • Modelin e koalicioneve
  • Renditjen e kandidatëve më listat zgjedhore

 

Partitë duhet të marrin të paktën 1% të votave në gjithë Shqipërinë, për të fituar të drejtën të hyjnë në Kuvend. Më parë ky prag ishte 3%.

 

Pragu 1% është nga më të ultit në botë. Në zgjedhjet e shkuara morën pjesë rreth 1,6 milionë votues. Pragu 1% do të thotë vetëm 16 mijë votues.

 

Ndryshimi më i rëndësishëm i reformës ishte ndryshimi nga koalicione me lista të veçanta në ato me listë të përbashkët. Partitë në koalicion duhet të paraqesin vetëm një listë të përbashkët kandidatësh dhe të regjistrohen si një subjekt i vetëm zgjedhor.

 

Kjo do të thotë se zgjedhësit do të votojnë për koalicionin, jo për partitë brenda tij, veç e veç. Ky ndryshim, siç kemi shpjeguar më parë, i bën koalicionet më të vështira.

 

Ndryshimi tjetër i reformës dhe më i ndërlikuari është ai i listave zgjedhore.

 

Partitë do të hartojnë lista me kandidatë të renditura paraprakisht. Qytetarët do votojnë për partinë dhe mund të shprehin pëlqimin për një kandidat nga lista e partisë që votuan.

 

Pas votimit, llogariten votat në total të partisë dhe numri i mandateve që ajo do të marrë në Kuvend.

 

Lista e kandidatëve të partisë ndahet në dy pjesë, pjesa fituese, e barabartë me numrin e madateve të fituara, si dhe pjesa jo-fituese, pjesa tjetër e listës.

 

Secila nga dy pjesët ri-renditet, në mënyrë të pavarur, sipas votave pëlqyese të marra nga votuesit. Mandatet që ka fituar partia i caktohen fillimisht personave në pjesën fituese të listës.

 

Një kandidat jo fitues mund t’ja marrë mandatin personit që renditet i fundit ne listën fituese, nëse arrin të marrë më shumë vota se mesatarja për çdo mandat të partisë. Pra pjesëtohet totali i votave të partisë me numrin e mandateve që ka marrë partia. Dhe nësë një jofitues ka marrë më shumë se kaq, zëvendëson të fundit në pjesën fituese të listës.

 

Në praktikë kjo gjë do të ndodhë rrallë, por gjithsesi kjo është një mundësi për të thyer renditjen e partisë.

 

Fatkeqësisht, këto tre ndryshime thelbësore nuk u arritën me konsensus. Këshilli politik arriti dakordësi në përmirësimin e administrimit të zgjedhjeve, por jo për ndryshimet në sistem, shpjegoi Neritan Sejamini  për Euronews Albania, se çfarë parashikojnë konkretisht ndryshimet e Kodit Zgjedhor, miratuar në mënyrë të njëanshme në Kuvend, në 5 tetor.

 

 

Më shumë

Basha reagon pas takimit me ambasadoren Yuri Kim: Të forcohet aleanca Shqipëri-SHBA

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas takimit që ka patur me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Basha në një postim në mediat sociale, shkruan se  aleanca mes Shqipërisë dhe SHBA duhet forcuar dhe të jetë në një lartësi tjetër.   “Takim i shkëlqyeshëm sot me ambasadoren Yuri Kim gjatë […]

Zgjedhjet e 25 prillit – delegacioni i ODIHR vizitë pesëditore në Shqipëri

Kur kanë mbetur afërisht tre muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, një delegacioni i OSBE-ODHIR pritet të vizitojë Shqipërinë nga data 24 deri në 29 janar.   Delegacioni i OSBE-ODIHR do të takohet me zyrtarë të lartë të shtetit duke nisur nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, ministrin e Brendshëm dhe […]

Identifikimi biometrik, KQZ kualifikon kompaninë amerikane

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi sot se ka pranuar ofertën e kompanisë amerikane “Smartmatic International Holding B.V”, për procesin e identifikimit biometik të votuesve në zgjedhjet e 25 Prillit. Kompania amerikane ishte e vetmja që u paraqit në garën e hapur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe është ofruar ta relizojë projektin për […]

Ikjet nga LSI – Zv.kryetari Luan Rama: Nuk jemi të shqetësuar, duhet të dalim të vetëm në zgjedhje

Vendimi për t’ju bashkuar Partisë Socialiste i ish-ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, figura qendrore e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Berat, nuk është goditja e parë që merr partia me karakter familjar e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhi.   Në nëntor të vitit 2019, deputeti i LSI-së, Lefter Koka, një person me peshë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara