Nuk duhet shumë për të kuptuar se kudo ku ka shtrirjen e tij, por veçanërisht në Europë, sistemi liberal është në një fazë deklinuese. Me siguri që mund të evitohej, ndoshta jo, por ajo që ka më shumë rëndësi për momentin është menaxhimi i një faze të tillë delikate për Perëndimin dhe vlerat e tij. Përballë Perëndimit, janë mostra si Kina dhe Rusia, regjime autokratikë, të cilët duket se vetëm po përfitojnë nga dobësitë dhe vetë faza rënëse e rendit liberal. Dyllojesh janë përgjigjet ndaj kësaj përballjeje: nga njëra anë, kontrolli ndaj burimeve energjitike dhe financiare të tyre dhe risjellja e prodhimit dhe e shkëmbimeve tregëtare back to home dhe, nga ana tjetër ushtrimi i Golden Power në të gjithë ata sektorë, sidomos strategjikë, që sot, për shkak të ekonomisë tejet të hapur, janë kthyer në pikat më vulnerabile të Perëndimit ndaj penetrimit të kapitaleve dhe teknologjive, veçanërisht atyre kineze. Është rasti, fjala vjen, i telefonisë cellulare 5G në pronësi të kolosit kinez Huaëei. Kjo teknologji është vetëm fillimi i një niveli tjetër në komunikimet, nëpërmjet së cilës mund të observosh pothuajse gjithçka në jetën e përditshme të njerëzve dhe mund të orientosh zgjedhjet e tyre. Boshllëku që ka krijuar Perëndimi, si ai teknik e teknologjik, ashtu edhe në kuadrin juridik, lidhur me këtë teknologji komunikimi, është mbushur deri më tani, madje me agresivitet, nga Kina, për shkak të dritshkurtësisë së klasave politike perëndimore si dhe korrupsionit të lartë në politikë. Një vend perëndimor me peshë si Italia, fjala vjen, përveçse nuk e ka në duart e veta ndërmarrjen kombëtare të komunikimeve, Telekomin (shumica është e kapitalit francez), arrin t’i çedojë 40% të paketës 5G të telefonisë cellulare Huawei-t kinez, për shkak të presioneve të kësaj të fundit dhe të diplomacisë kineze mbi disa segmente vendimmarrës në politikën italiane. Me këto qëndrime në Perëndim, nuk shkohet gjëkundi tjetër, përveçse aty ku sot thotë Kina apo Rusia. Nuk është kjo rruga jonë.
Perëndimi, me sistemin e tij të vlerave dhe me arritjet e tij në të gjitha fushat, deri më tani ka qënë qytetërimi që ka udhëhequr qytetërimet e tjerë në rrugën e zhvillimit shkencor, teknologjik dhe të emancipimit social.
Katër revolucione industrialë janë gjeneruar dhe janë përmbushur falë zhvillimeve në Perëndim. Modeli i tij demokratik i zhvillimit, i cili i ka treguar gjerësisht epërsitë e mbi modelin autokratik në planin e zhvillimit njerëzor, është tashmë një eksperiencë e përhapshme e Perëndimit dhe jo e Lindjes. Shpesh nuk reflektojmë mbi këto dimensione historike dhe kjo ka të bëjë me mungesën e gjegjësimit dhe me rënien e shkallës së edukimit masiv në përgjithësi. Në këtë moment, duket qartë se Perëndimi ka nevojë të reflektojë mbi të ardhmen e tij. Cila do të jetë rruga e tij e zhvillimit, mbyllja ndaj regjimeve autokratikë dhe zhvillimi i konceptit të demokracisë dhe lirisë brenda tij(çka do të ishte e drejtë), apo adoptimi i pjeshëm i praktikave autokratike shtetërore kineze dhe ruse (çka do të përbënte një involucion në Perëndim). Asgjë nuk duhet të na çudisë: modeli kinez i lockdown, në rastin e Covid-19, u aplikua në shumë vende në Perëndim pa reflektuar, duke shkaktuar gjendje sociale tipike të regjimeve totalitarë. Gjer edhe takimi nëpërmjet brrylave (një shenjë talljeje për kinezët) u adoptua menjëherë gjer edhe nga personalitete politikë e shtetërorë në Perëndim. Shumë vende, si Italia e Serbia, ekzaltuan në maksimum “ndihmën” sanitare kineze, sikur të ishte ajo që do t’i shpëtonte nga Covid-19, një virus i manipuluar në Kinë. Kjo është domethënëse.
Situata të tilla çojnë medoemos në reflektime mbi rolin e shteteve në Perëndim, mbi strukturën dhe funksionet e tyre politikë dhe social në këtë fazë historike. Është e qartë se shtetet Perëndimore, veçmas apo në agregacionet e tyre, siç është edhe BE, kanë nevoje të ndërmarrin një proçes emancipimi brenda tyre, çka do të forconte rolin e tyre në shoqëri dhe në evolucionin e njerëzve, pa hequr dorë nga principet bazë të lirisë e të demokracisë dhe nga arritjeve sociale të derimëtanishme. Zhvillimi i teknologjisë dhe i inteligjencës artificiale mund t’i ndihmojë veçanërisht në këtë proçes. Nga njëra anë, këto instrumente në duart e shteteve dhe të njësive prodhuese, do të ulnin përfundimisht nevojën për krahë pune të lirë në Kinë apo kudogjetkë, ndërsa nga ana tjetër, do të vinin në dispozicion të zhvillimeve në sektorë të tjerë forcat e lira të punës që dalin nga automatizimi i proçeseve të prodhimit. Ky tranzicion nuk mund të bëhet pa dhembje e pa probleme sociale dhe të rendit, por është i domosdoshëm për riasestimin e Perëndimit në vetvete. Ky proçes kërkon pjesmarrjen e të gjithëve dhe mirëkuptimin e të gjithëve në Perëndim dhe debati demokratik do të dyhej ta rrokte qysh tani si një temë të rëndësishme të së ardhmes së afërt. E rëndësishme është të mos hiqet dorë nga mënyra demokratike e vendimmarrjes dhe të gjegjësohen të gjithë mekanizmat politico-socialë për këtë fazë të nevojshme. Një proçes i tillë mund të prodhojë lëndime sociale të përkohshëm, por nuk duhet gjithsesi të provokojë kthim mbrapa në modelin e zhvillimit dhe në sistemin e vlerave. Kjo do të ishte me pasoja për të ardhmen e qytetërimit perëndimor.
Mediat vizive dhe të shkruara në Perëndim me të drejtë ekzaltojnë shqetësimin që vjen nga një hapësirë e madhe e planetit ku pushteti ushtrohet në mënyrë autokratike. Kjo është, me sa duket, një tendencë në rritje: Kinës dhe Rusisë, Koresë së Veriut, vendeve si Turkmenistani apo regjime të tjerë në hapësirën ish-sovjetike avash-avash po i shtohet edhe Turqia, nëse vazhdon të ndjekë politikën e Erdoganit, përveç vendeve më të vegjël tradicionalisht autokratikë. Rrëzimi i regjimeve si ai i Sadam Huseinit në Irak dhe e ashtuquajtura “Pranvera arabe”, edhe pse kanë provokuar destabilizimin e shteteve të tërë dhe shoqërive të tyre, prapseprapë shënojnë një hap evolutiv në historinë e tyre. Koha do t’i ndihmojë të rigjejnë rrugën e zhvillimit drejt demokracisë.
Mirëpo për Perëndimin, në llogari të fundit, problemi absolut nuk është autokracia, as Kina e as Rusia; brenda e midis tyre, është e parashikueshme se si do të shkojë; problem themelor në Perëndim është mungesa e objektivave të zhvillimit!!!
Modeli aktual i zhvillimit synon rritjen e vazhdueshme të prodhimit dhe prodhimin e gjithnjë e më shumë të mirave dhe shërbimeve që lehtësojnë fizikisht jetesën e njerëzve. Ky model nuk është, siç shihet, pa problem, pa efekte anësorë të ndjeshëm, si në nivelin mjedisor, ashtu edhe në nivelin social dhe individual. Ka ardhur koha e ndryshimeve paradigmatike, nëse nuk do të donim të obsesionoheshim nga fakti se popullsia e Tokës ka arritur nivele numerikë afër masës kritike. Në të kaluarën, ky problem “zgjidhej” nëpërmjet shkatërrimit të një pjese të madhe të kapitalit material nëpërmjet luftës. Kjo mënyrë makabre “zgjidhjeje”, nuk ka sjellë asnjë efekt të ndjeshëm mbi tendencën natyrale të popullsisë njerëzore për t’u rritur vazhdimisht, përkundrazi; pas Luftës së Dytë Botërore, ku humbën jetën 50 milionë njerëz dhe u shkatërrua kryesisht Euroazia, rritja e popullsisë ka patur ritmet më të larta në histori.
Bota e sotme është jashtëzakonisht e ndërvarur brenda saj, për t’i zgjidhur problemet me luftë. Një opsion i tillë, me armatimin e tmerrshëm bërthamor të akumuluar nga disa shtete deri më tani, do të sillte shkatërrimin e pjesës më të madhe dhe më të zhvilluar të njerëzimit.
Në kushtet e shterrimit gjithnjë e më të madh të resurseve të Tokës, civilizimi ynë ka nevojë për zgjidhje të tjera, të cilat nuk mund të injorojnë më pyetjen e famshme: cili është objektivi i jetës njerëzore dhe i njerëzimit si një i tërë? Do të vazhdojmë të vendosim vetëm objektiva materialë, tranzitorë, të destinuar të shkatërrohen si të gjitha gjërat materiale, o do të duhej t’i vëmë vetes objektiva të tjerë? Konkretisht, bashkëpunimi midis popujve është diçka e realizueshme konceptualisht dhe realisht?
Janë pyetje, përgjigjet e të cilave duhet t’i gjejmë sëbashku.
M.S.
*Në foto: Bota helenike – djepi i qytetërimit perëndimor
Dimër i ftohtë si pasojë e konfliktit Ukrainë-Rusi
Ukraina fuçi baruti
Zgjohu Europë!
Nndikimi rus e kinez në Ballkanin Perëndimor
SHBA, BE dhe zjarrvënësit në Bosnje
Kriza në Maqedoninë e Veriut si goditje ndaj takimit të “Open Balkan” në Beograd
Komisioni Europian (KE) miratoi të martën, (19.10) Paketën e Zgjerimit 2021 dhe vlerësoi situatën dhe progresin e arritur në vendet e Ballkanit Perëndimor (BP) dhe Turqi në proceset e tyre respektive drejt hyrjes në Bashkimin Europian. Vëmendje e veçantë i është kushtuar reformave themelore dhe udhëzimeve të qarta për reformat prioritare në vijim, […]
Shqipëria bëhet anëtare e Këshillit të Sigurimit: për dy vjet Vend i vogël me politikë të jashtme konstruktive. Shqipëria u zgjodh dje anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit. Duke filluar nga 1 janari i vitit 2022, Shqipëria do të ulet për dy vjet rresht në një nga pesëmbëdhjetë ulëset e organit të […]
Dështimi i Shqipërisë për t’u shkëputur rrënjësisht nga diktatura e saj brutale komuniste ka shtrembëruar kujtesën e saj për të kaluarën dhe ka dëmtuar tranzicionin e saj nga shoqëria post-totalitare në një demokraci funksionale. Ky mars shënoi 30-vjetorin e fillimit të Lëvizjes Studentore që i hapi rrugë rënies së regjimit komunist hoxhist, […]
Të dëgjosh Bashkimin Evropian duke u prononcuar për Ballkanin Perëndimor është pak a shumë njësoj sikur të mbyllesh në një dhomë dhe të dëgjosh të njëjtën melodi. Është i njëjti refren i ëmbël që premton një të ardhme të mrekullueshme së bashku, por pa përcaktuar ku dhe kur. Ka qenë viti […]