Megjithëse në dy vitet e fundit fondet e vëna në dispozicion për mbështetjen e fermerëve përmes skemave kombëtare të financimit, janë përqendruar kryesisht në sektorin e blegtorisë me qëllim zhvillimin e tij, ende duket se nuk kanë dhënë efektin e pritur. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, eksportet blegtorale në vlerë janë përgjysmuar në gjysmën e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019-ës, duke e bërë sektorin më të prekur në fushën e bujqësisë, përgjatë periudhës së pandemisë COVID-19.
Konkretisht nga 422 milionë lekë produkte të eksportuara në 6 mujorin e parë të 2019-ës, gjatë këtij viti janë tregtuar jashtë kufijve 288 milionë lekë produkte blegtorale. Rënia regjistrohet në afro 31.8 për qind. Po ashtu pandemia duket se ka ndikuar edhe importin e këtyre produkteve, duke pësuar një rënie me 14.7 për qind. Konkretisht, vlera e importeve arrin në afro 4.5 miliardë lekë në gjysmën e parë të këtij viti, nga 5.2 miliardë që ishte në 2019-ën. Megjithatë importet e produkteve blegtorale janë shumëfish më të larta se eksportet. Kjo ndodh edhe për shkak të kufizimeve që ka vendi ynë në tregtimin e mishit, vezëve, bulmetit, etj jashtë kufijve, si rrjedhojë e mosgarantimit të sigurisë ushqimorë, pavarësisht nëse fermerët rrisin prodhimin apo jo. scan
“Sa e ke rrogën?” Pyetja që i mundon aq shumë shqiptarët tashmë e ka përgjigjen!
Shiu “përmirëson” energjinë
Bujqësia, në “qiell të hapur” përballë përmbytjeve
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për treg të përbashkët të energjisë
Rreziku për të qenë i varfër në Shqipëri/ Eurostat: Për familjet e varfëra, në rrezik 1 në 4 fëmijë, për ato me mirëqenie, 1 në 5
Shpenzimet operative dhe mirëmbajtja: Janar-Tetor 2021, u shpenzuan 336 mln €, shifra më e lartë ndër vite
Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]
Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave. Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]
Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]
Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj. Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]