Monday 29 May 2023
Monday 29 May 2023

 

Shitjet dhe eksportet e mandarinave po përballen me krizë këtë vit, për shkak të rënies së kërkesës në vendet fqinjë, kryesisht në rajon dhe Kosovë. Si rrjedhojë, prodhuesit e kualifikuar në zonën e Xarrës dhe Konispolit po ndeshen me humbje të mëdha, kurse prodhimet po kalben në pemë.

 

“Prodhimi këtë vit ka qenë i mbarë, por shitjet kanë rënë gati me 50%” – tha Astrit Tartari, kultivues në zonën e Konispolit. Zoti Tartari tha se, kishte informacione se, ka rënë kërkesa në vendet ku Shqipëria dominon furnizimin me këtë produkt, si Kosova.

 

Kriza e pandemisë është shndërruar në krizë ekonomike, duke ndikuar në uljen e konsumit për një sërë produktesh. Ulja e kërkesës me rikthimin e masave kufizuese në rajon ka ulur edhe kërkesën për fruta dhe perime që prodhohen në Shqipëri për eksport.

 

Prodhimi i mandarinës është rritur me shpejtësi në vitet e fundit, si pasojë e prodhimit të mirorganizuar në ferma dhe kooperativa në Jug, ku përdoret edhe teknologjia e avancuar.

 

Mungesa e kontratave afatgjata për eksport i ekspozon ato ndaj rreziqeve të larta për shitjen e produkteve. Zoti Tartari tha se, eksporti në vendet e BE-së është shumë i vështirë, për shkak se ato kërkojnë dyfishin e standardeve për produktet tona, në raport me ato të vendeve komunitare si Greqia. Për rrjedhojë, mandarinat shqiptare eksportohen në rajon dhe kryesisht në Kosovë.

 

Trendet e fundit dhe vlerësimit e ekspertëve konfirmojnë se mbjellja e agrumeve, sidomos e mandarinave është një aktivitet bujqësor fitimprurës.

 

Profesorët Engjëll Shkreli dhe Drini Imami, në një studim të posaçëm për tregun e mandarinës pohojnë se, në rastin më të mirë, duke marrë parasysh një rendiment prej 50 tonë për hektar dhe një çmim prodhimi në fermë prej 45 lekë/kg, të ardhurat bruto për 1 hektar janë 2,2 milionë lekë. Kultivimi i mandarinës renditet ndër aktivitetet bujqësore më fitimprurëse në Shqipëri. Për këtë arsye, ngritja e plantacioneve të reja me agrume/mandarina duke përdorur kultivarët e kërkuar në treg, sidomos në tregun e eksporteve, paraqesin një mundësi për institucionet financiare, raporton monitor.

 

Sipas vlerësimeve, prodhimi i mandarinës në Konispol arrin në 30 mijë tonë dhe brenda pak viteve, pritet të shkojë 50 deri në 60 mijë tonë. Mbështetja e tendencës aktuale të plantacioneve përbën një “mundësi të artë” për institucionet financiare, pohojnë ekspertët.

 

Prodhimi i mandarinave është rritur ndjeshëm këto vitet e fundit, nga më pak se 100 hektarë ose më pak se 1000 tonë në vitin 2005, në 30 000 tonë më 2018. Prodhimi i limonëve dhe portokajve po rritet thuajse me të njëjtin trend. Si rezultat, importi i mandarinave është karakterizuar nga një tkurrje e fortë si pasojë e rritjes së prodhimit vendas që ka kontribuar pjesërisht në zëvendësimin e importeve. Rritje të konsiderueshme gjatë viteve të fundit ka pasur dhe eksporti i tyre.

 

Ndërkohë që Shqipëria ka një bilanc tregtar negativ për agrumet, trendi i eksportit të agrumeve është mbresëlënës. Në nivel botëror, Shqipëria renditet e 66-ta për eksportin e agrumeve. Megjithatë, vlen për t’u theksuar se kërkesa e vendeve importuese të mandarinës shqiptare është në rënie, që do të thotë se Shqipëria duhet të riorientojë tregjet e synuara të eksportit.

Më shumë

Në gjashtë mujorin e parë të vitit më tepër mallra u transportuaran nëpërmjet hekurudhës

Gjatë gjysmës së parë të vitit volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë llogaritet 14.9 milionë ton-kilometër.   Sipas raportit të publikuar së fundmi nga INSTAT volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë u rrit me 23,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020-ës.   Por volumi i mallrave të transportuara […]

Gati 10 miliardë lekë eksportet drejt Kosovës, kryesojnë materialet e ndërtimit dhe metalet

Shqipëria dhe Kosova po zgjerojnë marrëdhëniet e tyre tregtare në vitet e fundit. Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), eksportet drejt Kosovës gjatë periudhës janar-prill arritën gati 10 miliardë lekë, ndërsa importet llogariten gati 3 miliardë lekë.   Eksportet kryesore të Shqipërisë drejt Kosovës përfaqësohen nga eksporti i materialeve të […]

Shtëpitë u shtrenjtuan 11 %. Rritja më e lartë është në Tiranë dhe në zonat bregdetare

Çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë parë rritje të vazhdueshme ndër vite, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë blerjen e një banese. Veç qendrës së kryeqyteti ku çmimet arrijnë deri në 3200 euro/m2, shtrenjtim kanë parë edhe zonat periferike. Eksperti për pasuritë e paluajtshme Lefter Sila shpjegon se me gjithë çmimet e […]

“Bitcoin” futet në tregun shqiptar

Qeveria është duke i hapur rrugë dhënies së licencave në prodhimin dhe shitjen e monedhës Bitcoin. Përmes një projektligji të depozituar në Kuvend, Këshilli i Ministrave propozon të shtojë në ligjin bazë të lejeve dhe licencave edhe ato në sektorët e teknologjisë financiare.   Dy janë licencat bazë që do të jepen në fushën […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara