Selia e Shenjtë Bektashiane, nën përkujdesjen e veçantë të Kryegjyshit Botëror Bektashian, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, përkujtoi sot më 17.01.2021, në Kryegjyshatën Botërore Betashiane në Tiranë, 100-vjetorin e Kongresit të Parë Bektashian, që u bë në Prishtë të Skraparit, një ngjarje me rëndësi fetare e kombëtare.
Kjo shënon një ngjarje tejet të rëndësishme për bektashizmin shqiptar dhe atë botëror, 100 vjetorin e mbajtjes së Kongresit të Parë Bektashian, i cili, me vendimet e tij, konsolidoi më tej organizimin strukturor e përhapjen e këtij besimi të paqtë, deviza e të cilit ka qenë e mbetet që prej tetë shekujsh nga lindja e në vazhdim, “Pa atdhe, nuk ka fe!“.
Kongresi i Parë Bektashian, u mbajt në teqenë e Prishtës në Skrapar nga 14 deri 17 janar të vitit 1921, ndërsa përkujtimi i tij në këtë ditë, përkon dhe është pjesë edhe e shumë aktiviteteve të tjera që bëhen në kuadër të “Vitit të Naim Frashërit“ (25 maj 1920-25 maj 1921).
Në veprimtarinë përkujtimore, ishin të pranishëm dhe përshëndetën këtë konferencë: Presidenti i Republikës SHTZ. Ilir Meta, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Bujar Spahiu, përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, At Nikoll Kodheli, Ipeshkvi Ndihmës i Arqidioqezës së Tiranë-Durrësit Imzot Arjan Dodaj, përfaqësuesi i Vëllazërisë Ungjillore Shqiptare Pastor Ylli Doçi, Drejtori i Muzeut Kombëtar, z.Dorjan Koçi, Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shtetit, z.Ardit Bido, studiues, historian…
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave mori pjesë nëpërmjet një ekspozite me dokumente dhe fotografi nga shtrirja e këtij besimi deri te funksionimi organizativ i tij.
Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Dr. Ardit Bido gjithashtu mbajti një kumtesë për Kongresin e Prishtës nëpërmjet dokumenteve arkivore.
Tyrbja e Abaz Aliut në malin e Tomorit, pamje magjepsëse nën “vellon” e dëborës
Restaurohet kisha e Pllanës/ Objekti i kultit, ndër më të vjetrit në Shqipëri
Mesazhi i Kryepiskopit Anastas Janullatos për Krishtlindjen: Perëndia është me ne
Besimtarët katolikë kremtojnë Krishtlindjen
Kufizimet për festat, reagon Kisha katolike: Ndryshimi, i nxituar dhe diskriminues
Festa hebraike “HANUKKAH”
Ati i Shenjtë Françesku emëroi Nuncin e ri Apostolik në Shqipëri. Është Shkëlqesia e Tij, imzot Luigi Bonazzi, kryeipeshkëv titullar i Atella-s, deri tani Nunc Apostolik në Kanada. Imzot Bonazzi lindi në Gandino, më 19 qershor 1948. U shugurua meshtar më 30 qershor 1973, pasi kishte kryer studimet teologjike e ishte lauruar në […]
Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, vizitoi sot në Spitalin “Evaggelismos” të Athinës, Kryepeshkopin Anastas Janullatos, duke i përcjellë urimet e gjithë popullit shqiptar për shërim të shpejtë. Kryepeshkopi pas diagnostikimit me Covid-19, është transferuar në reanimacionin e këtij Spitali. Gjendja e tij është e qendrueshme dhe po […]
Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë ka dhënë informacion lidhur me gjendjen e Imzot George Frendos, Arqipeshkvin i cili pas infektimit me COVID-19 u dërgua për kurim në Bari të Italisë. KISH thotë se mjekët e spitalit të Miuli-t raportojnë se Imzot Frendo ndodhet në gjendje të qëndrueshme dhe të moderuar. Për më tepër […]
Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit, Imzot George Frendo është dërguar në Itali për mjekim më të specializuar. Në një njoftim thuhet se Frendo u nis për në Bari mbrëmjen e djeshme për t’u shtruar në Spitalin Miuli të “Acquaviva delle Fonti”. “Ju njoftojmë se SH.T. Imzot George Frendo O.P., Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit dhe njëkohësisht […]