e diel 17 janar 2021
e diel 17 janar 2021

 

Përmeti dhe i gjithë qarku Gjirokastër, janë tashmë një pol i rëndësishëm turistik në Shqipëri dhe një destinacion i pashmangshëm në jug të vendit që vitet e fundit i është shtuar edhe sporti i rafting  që tërheq çdo vit mijëra vizitorë.

 

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi shprehet se “me sportet e aventurës si rafting, hipizmi apo hiking dhe investimet në agroturizëm, zonat rurale kanë një perspektivë të sigurt për zhvillim të qëndrueshëm”.

 

Ministri Çuçi iu bashkua një aktiviteti të organizuara nga Active Albania në bashkëpunim me Fakultetin e Aktivitetit Fizik dhe Rekreacionit (Universiteti i Sporteve të Tiranës) dhe partnerët lokale ku 32 të rinj nga vendet e rajonit po trajnohen për t’u bërë udhërrëfyes turistik në rafting.

 

Duke e cilësuar një eksperiencë fantastike në ujërat e kristalta të Vjosës mes një natyre të mrekullueshme, ministri thekson se “sportet e aventurës si rafting në këtë rast, kur kombinohen me agroturizmin dhe aktivitete të tjera nëpër fshatra, janë një mundësi e shkëlqyer zhvillimi për zonat rurale. Falë  operatorëve që ofrojnë guida për rafting, sot ky sport sjell në Përmet mijëra vizitorë çdo vit”.

 

Ai nënvizon se Vjosa është një aset i jashtëzakonshëm për Shqipërinë, një burim të ardhurash për Përmetin dhe sipërmarrjet lokale. ATSH

 

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë

Gjirokastër, mbi 1300 turistë vendas e të huaj në muzetë e qytetit vetëm gjatë tetorit

Muzeu Etnografik, ai i Luftës së Ftohtë, Muzeu i Armëve dhe “Shtëpia Kadare” në muajin tetor u vizituan nga 1300 turistë vendas e të huaj, me gjithë vështirësitë e krijuara nga pandemia.   Muzeumet janë ndër qendrat kryesore për zhvillimin e turizmit, ndërsa miradministrimi i tyre është në vëmendje të punës së bashkisë Gjirokastër. […]

Atraksionet turistike në Gjirokastër/ Tabela informuese shqip-anglisht për turistët

Ka nisur vendosja e tabelave dygjuhëshe në destinacionet turistike dhe tabelat rrugore përkatëse në zonën e Gjirokastrës.   Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, bën të ditur se vendosja e tabelave në dy gjuhët sjell një standard të ri në nivel kombëtar për prezantimin e destinacioneve kulturore dhe turistike.   “Në kuadër të projektit “HAMLET”, […]

Turizmi humbi 1.3 miliardë euro/ Rezervimet e vjeshtës u anuluan 100%

Ndryshe nga viti i kaluar, ku jo vetëm bregdeti por edhe kryeqyteti gëlonte nga turistet e huaj, mungesa e tyre për shkak të pandemisë e ka vënë në vështirësi të mëdha sektorin. Mesa duket as turizmi patriotik nuk do të arrijë të kompensojë humbjet e mëdha të industrisë, që mban një peshë të konsiderueshme […]

Shqiptarët “çajnë” rrethimin e Covid-19, ikin për pushime në Turqi e Egjipt; Pse nuk e shfrytëzon Jugu

Pandemia nuk i ka frenuar shqiptarët të udhëtojnë jashtë për pushime. Edhe pse mundësitë janë të kufizuara, hapja e shumëpritur e kufijve ka sjellë përgatitjten e valixheve për plazhet e Turqisë. Agim Mehmeti, drejtues i Vas Tour Operator, tha për “Monitor Ekonomi”, se krahas Turqisë, një tjetër destinacion është dhe Egjipti. “E quajmë realisht fatmirësi […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara