e hënë 16 maj 2022
e hënë 16 maj 2022

 

Zyra e Turizmit në bashkinë e Përmetit bën të ditur se numri i turistëve vendas e të huaj që kanë vizituar Përmetin nga janari deri në fund të tetorit është rreth 37 mijë, nga të cilët 15 mijë të huaj dhe 22 mijë vendas.

 

Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development Fund  në mbështetje të turizmit, diversifikimit ofertës dhe nxjerrjes në pah të potencialit që ky qytet ka, po zhvillon punimet për projektin ‘Rigjenerimin e Integruar Urban’.

 

Ndërhyrja konsiston në:

 

  • Rigjenerimin Urban të Qendrës Historike,
  • Rehabilitimin e shpateve të kanalit të Përroit të Bardhë,
  • Rehabilitimin e hapësirave publike,
  • Zgjatimin e bulevardit dhe të rrugëve qendrore në qytet,
  • Sinjalistikën turistike dhe Interpretimin turistik.

 

Me këtë vëmendje në rritje nga ana e turistëve, përpos përfituesve direkt (rreth 50.000) banorë, ky investim synon të nxjerrë në ‘dritë të re, Përmetin e vjetër’ duke harmonizuar sferën tradicionale më atë moderne. Mos harrojmë se monumentet e natyrës të cilat e rrethojnë këtë vend (prej luginës së Vjosës, ujërave kuruese të Bënjës dhe Kanionet e Langaricës) plotësojnë akoma më shumë paketën turistike, duke e kthyer në një destinacionin për tu vizituar e qëndruar.

 

* Edit Durham për Përmetin: “… Me Gjelbërimin Pranveror dhe Njerëzit e Mrekullueshëm, m’u Duk Një nga Vendet më të Bukura të Botës”!

 

Më shumë

Turizmi, kombinimi mes modelit masiv dhe ekskluziv pati sukses

Intervistë me Arben Çipa, Shoqata e Hotelierëve në Sarandë     Saranda, që pati vitin më të mirë turistik këtë verë, pas një sezoni të dobët të vitin 2020, duket se ka gjetur sekretin për suksesin. Arban Çipa, nga Shoqata e Hotelierëve në Sarandë, shprehet se modeli i kombinuar mes turizmit ekskluziv dhe atij masiv […]

Pashaliman – Orikum: Baza ushtarake, parku arkeologjik, apo të dy? Kjo është çështja!

Vizita turistike në Parkun Arkeologjit të Orikut aktualisht  kalon nëpërmjet portës dhe territorit të Bazës Ushtarake të Pashalimanit. Turistit dhe vizitorit  i duhet që përveç biletës hyrëse, të paraqesë kartën e identitetit dhe në hapësirën rreth një km të bazës ushrarake detyrimisht duhet të shoqërohet nga një punonjës i shërbimit të funksioneve  të tyre: […]

Njerëzit u lidhën dorë më dorë për të shpëtuar pushuesit, çfarë ndodhi në Shëngjin

Një akt heroik kanë kryer sot Vrojtuesit e Plazhit në Shëngjin.   Luçjano Marku dhe Bekris Dragusha me shumë guxim kanë shmangur një tragjedi të vërtetë.   Federata e Vrojtuesve e Shqipërisë thotë se tre pjesëtarë të një familje nga Ferizaj i Kosovës, babai dhe dy vajzat e tij adoleshente kanë rrezikuar jetën.   […]

”Corriere della sera”: Plazhet më të bukura shqiptare, limane të fshehura dhe gjire të virgjëra

Vendi i shqiponjave, me pamje nga Adriatiku dhe Joni, është një destinacion i ri për turizmin veror. Arsyet? Ndodhet afër Italisë, është i pasur me bukuri natyrore dhe ka disa nga plazhet më të bukura në Ballkan, shkruan Francesca Masotti për gazetën më të njohur italiane ”Il corriere della sera” (https://viaggi.corriere.it) Vitet e fundit […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara