e martë 21 shtator 2021
e martë 21 shtator 2021

 

Tridhjetë vjet më parë, një grup radikal u përpoq të kryente një grusht shteti në Bashkimin Sovjetik me synimin për të ndaluar reformat e nisura nga Presidenti Mihail Gorbaçov. Grushti i shtetit dështoi brenda tre ditësh, por zhvillimet që pasuan do të ndryshonin përgjithmonë rrjedhën e ngjarjeve në ish Bashkimin Sovjetik.

 

Në gusht të vitit 1991, Mihail Gorbaçov, atëherë president i Bashkimit Sovjetik, po negocionte një marrëveshje të re me Republikat Sovjetike për të krijuar Bashkimin e Shteteve Sovrane.

 

Ai planifikonte ta nënshkruante dokumentin pas kthimit në Moskë. Por një ditë më parë, një grup udhëheqësish të partisë komuniste, që kundërshtonin idenë e Gorbaçovit, shpallën gjendjen e jashtëzakonshme.

 

“Ajo që e shkaktoi grushtin e shtetit ishte ideja se Bashkimi Sovjetik nuk do të ekzistonte më. Nuk do të kishte më socializëm. Ata që drejtuan grushtin e shtetit nuk e bënë pse ishin socialistë, por për hir të pushtetit. Ajo që i shtyu ata në realitet dhe ajo që shtyn gjithmonë mendimin antidemokratik në Rusi, është çështja e dominancës”, thotë Stephen Blank me Institutin për Hulumtime të Politikave të Huaja.

 

Më 19 gusht, agjencia e sigurimit të Bashkimit Sovjetik, KGB-ja, bllokoi në rezidencën e tij në Krime, Gorbaçovin dhe familjen e tij, duke mos i lejuar të largoheshin dhe duke bllokuar komunikimin me botën e jashtme. Qasja e vetme e udhëheqësit sovjetik me botën e jashtme ishte një radio e vogël, e fshehur nga dhëndri i tij. Ata mësuan se në rrugët e Moskës kishin dalë tanket. Një demonstratë pro-demokracisë po zhvillohej pranë ndërtesës qeveritare të Moskës.

 

Presidenti i sapozgjedhur i Republikës Sovjetike Ruse – Boris Jelcin, u ngrit kundër radikalëve.

 

Yeltsini iu drejtua protestuesve në Moskë duke qëndruar mbi një tank dhe e quajti grushtin e shtetit anti-kushtetues.

 

Eileen O’Connor ishte korrespondente e CNN-it në Moskë në vitin 1991.

 

Ajo e njihte Yeltsinin nga koha kur shërbente në qeverisjen e qytetit dhe kishte mbuluar fushatën e tij presidenciale.

 

“Veprimi i tij dukej në përputhje me atë që kisha parë më parë. Ai ishte shumë reformator, ishte shumë i guximshëm dhe ndonjëherë impulsiv, por kjo ishte ajo që duhej në atë moment”, thotë Eileen O’Connor.

 

Organizatorët e grushtit të shtetit u shfaqën për herë të parë në publik atë pasdite. Në një konferencë për shtyp udhëheqësi i grupit

 

Genady Yanayev paralajmëroi kundër rënies së Bashkimit Sovjetik. Por grushti i shtetit nuk arriti të fitojë mbështetje në Moskë.

 

“U duk qartë se grushti i shtetit po dështonte. Mbaj mend që shikoja pamjet në televizor dhe thoja ‘nëse ky është vërtetë një grusht shteti, pse mund ta shoh këtë në televizor dhe asgjë nuk po ndodh? “, thotë Stephen Blank.

 

Zhvillimet e shpejta në Moskë i kapën shumë njerëz të papërgatitur në Uashington.

 

Por një raporti i klasifikuar i CIA –s, i publikuar më vonë, tregoi se agjencia amerikane paralajmëroi administratën e George H.W. Bush për një grusht shteti të mundshëm ushtarak në Rusi.

 

Qindra mijëra njerëz marshuan në rrugët e qyteteve sovjetike për të kundërshtuar grushtin e shtetit, me disa njësi ushtarake që u bashkuan me protestuesit. Mëngjesin e 21 gushtit 1991, drejtuesit e grushtit të shtetit ndërprenë përpjekjen e tyre për të rrëzuar Gorbaçovin. Udhëheqësi sovjetik u kthye nga Krimea, por e gjeti veten të eklipsuar nga një yll i ri politik – Boris Yeltsin.

 

“Kur Boris Jelcin u bë president i Federatës Ruse përmes zgjedhjeve, ai kishte legjitimitet, pasi u zgjodh nga grupi më i madh etnik në vend. Mikhail Gorbaçovi nuk u zgjodh kurrë nga populli. Mendoj se ngjarjet e gushtit 1991 treguan se legjitimiteti popullor, kur je në detyrë përmes votës, është shumë i rëndësishëm dhe ishte gabimi më i madh i Gorbaçovit”, thotë për Zërin e Amerikës analisti Paul Goble.

 

Pas dështimit të grushtit të shtetit, shumica e republikave njoftuan se do shkëputeshin nga Bashkimi Sovjetik. Ekspertët thonë se ngjarjet e gushtit nuk ishin arsyeja, por një katalizator për shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, që ndodhi vetëm katër muaj më vonë, në dhjetor 1991.

Më shumë

Putini kritikon praninë e trupave të huaja në Siri

Presidenti rus Vladimir Putin kritikoi praninë e trupave të huaja në Siri, duke thënë se ato janë atje kundër vullnetit të qeverisë siriane dhe po bllokojnë forcimin e vendit të shkatërruar nga lufta, thuhej në një njoftim të Kremlinit të martën.   Zoti Putin i referohej qindra trupave amerikane të dislokuara në Sirinë […]

Olimpiada ndëshkon Korenë e Veriut për mospjesëmarrje në Lojërat e Tokios

Autoritetet olimpike ndërkombëtare kanë pezulluar Korenë Veriore deri më 2022, për shkak të dështimit të Phenjanit për të dërguar ekipin në Lojërat Olimpike Verore që janë mbajtur muajin e kaluar në Tokio.   Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka bërë të ditur këtë ndëshkim që, pezullon mbështetjen financiare dhe ia pamundëson […]

Talebanët emërojnë qeverinë e re të përkohshme

Talebanët emëruan Mullah Hasan Akhundin, një bashkëpunëtor i themeluesit të lëvizjes së tyre Mullah Omar, si kreun e qeverisë së re të përkohëshme të Afganistanit të martën dhe Mullah Abdul Ghani Baradarin, kreun e zyrës politike, në postin e zëvendës kryeministrit.   Sarajuddin Haqqani, djali i themeluesit të rrjetit Haqqani, të përfshirë në listën […]

Senatori amerikan: “Agjencia e Faucit i dha fonde Institutit të Wuhan e financoi studime për Covid-19 në Kinë”

Këshilltari kryesor i Shtëpisë së Bardhë për Covid-19, Anthony Fauci, po përballet me thirrjet për të dhënë dorëheqjen pasi dokumentet e sapo publikuara sugjeruan që agjencia e tij financoi kërkime ‘të rrezikshme’ lidhur me Institutin e Wuhan në Kinë, pavarësisht mohimeve të mëparshme.   Kërkesat për shkarkimin e këshilltarit shëndetësor vijnë pasi Intercept […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara