e mërkurë 19 janar 2022
e mërkurë 19 janar 2022

Në Shqipëri ndodhet një tjetër mision i Komisionit të Venecias, të cilit I është kërkuar të japë një opinion lidhur me përplasjen mes Presidentit Ilir Meta dhe Parlamentit pë emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

FIllimisht kërkesa drejtuar Komisionit të Venecias u bë nga parlamenti, me vendim të komisionit hetimor të ngritur për shkarkimin e Kreut të Shtetit. Në muajin dhjetor Komisioni miratoi zgjerimin e hetimit edhe rreth konliktit të lindur me mos dekretimin nga ana e Presidentit të kandidates Arta Vorpsi, brenda periudhës 30 ditore që parashikon ligji. Ndonëse shumica e konsideroi atë, të emëruar automatikisht, zoti Meta dekretoi megjithatë kandidaten tjetër Marsida Xhaferllari, të cilën e ftoi të bënte betimin.

Vendimit të Komisionit hetimor, presidenti ju kundërpërgjigj me një kërkesë të bërë dhe prej tij. Janë të paktën 38 pyetje, në një material 40 faqesh, që Kreu i Shtetit ka shtruar për ekspertët e Venecias, minisionin e të cilit ai e priti sot në një takim.

Ndërsa palët kanë kërkuar si arbitër Komisionin e Venecias, shumica mbrëmë miratoi një ndryshim në ligjin për organizimin e Gjykatës Kushtetuese i cili synon të shmangë betimin e anëtarëve të kësaj gjykate vetëm te presidenti i Republikës. Vendimi i shumicës lë vend për pikëpyetje, duke qenë se Kushtetuta parashikon shprehimisht se “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës së Shqipërisë”, pa lënë hapësira për mundësi të tjera.

Zoti Meta nga ana e tij e ka cilësuar paraprakisht nismën, si shenjë mungese të respektit për shtetin ligjor dhe vetë kushtetutën. “Të bësh një ligj mbi kushtetutën nuk është asgjë tjetër, përveçse në rastin konkret, një përpjekje për të shndërruar Gjykatën Kushtetuese në një organizatë partie dhe për të hedhur në erë besueshmërinë e gjithë sistemit të drejtësisë”, theksoi zoti Meta pak ditë më parë në një intervistë për Zërin e Amerikës. voa

Më shumë

Kuvendi i Berishës, shkarkon Bashën

Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë ekzistenciale. Shenjat e krizës janë të dukshme. PD është sot e përçarë keqazi.   Demokratët janë rrjeshtuar në dy grupime kundërshtare: njëri me mbështetës të Sali Berishës, ish-liderit historik të PD, të shpallur “Person non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në […]

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Shqipëri – Kosovë, pa ndalesa në kufi!

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet sot në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tre marrëveshjet e arritura. Tre marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit. “Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e […]

Berisha për Zërin e Amerikës: Unë do marr PD-në, nuk bëj parti tjetër

Ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara