Për të konfirmuar se lufta kundër Covid-19 është edhe një sfidë gjeopolitike, Rusia e quajti vaksinën e saj, e para në botë e regjistruar “Sputnik V”, me emrin e satelitit të parë artificial të dërguar në orbitë përreth Tokës.
Nisja e Sputnik nga kozmodromi i largët Sovjetik i Baikonur në vitin 1957 shënoi fitoren e parë të Bashkimit Sovjetik mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në të ashtuquajturin “garë hapësinore”, beteja më pasionante pas luftës së Ftohtë.
Emri “Sputnik V” është ai që i është dhënë vaksinës për tregun e huaj, siç shpjegohet nga Kirill Dmitriev, kreu i Fondit Rus për Investime Direkt (Rdif), i cili po financon vaksinën.
Ishte vetë Dmitriev ai që foli për CNN në lidhje me “momentin Sputnik”, kur në fund të korrikut u zbulua se regjistrimi i vaksinës do të bëhej deri më 12 gusht.
“Amerikanët u befasuan atëherë dhe e njëjta gjë është edhe me vaksinën, Rusia do ta realizojë atë e para”, siguroi Dmitriev, pavarësisht se autoritetet ndërkombëtare të shëndetësisë kërkuan që të bëhej kujdes, pasi nga limiti i shpejtësisë, mund të cenohej siguria dhe efikasiteti.
Për të qëndruar në klimën e Luftës së Ftohtë, Rusia njoftoi se ka krijuar gjithashtu një faqe zyrtare për shpërndarjen e informacionit të detajuar dhe të azhornuar mbi “Sputnik V” dhe për të luftuar fushatën e dezinformimit mbi vaksinën ruse, të shpërndarë nga media të ndryshme ndërkombëtare.
Vetë Dmitriev denoncoi se “sulme të koordinuara dhe të përgatitura me kujdes të mediave kundër vaksinës së Rusisë, po zhvillohen në të gjithë botën”.
Muajin e kaluar, shërbimet e inteligjencës nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Kanadaja akuzuan Moskën për përpjekje për operacione hakmarrjeje për të vjedhur informacione rreth zhvillimit të vaksinës Covid-19, shkruan noa.
Zyrtarisht, emri Sputnik – që do të thotë “shoqërues i udhëtimit, por edhe satelit” – u zgjodh me shpresën se njëlloj si në vitin 1957 sateliti Sovjetik përshpejtoi interesin botëror për hulumtimin e hapësirës, të njëjtën gjë do të bëjë edhe në ditët e sotme vaksina ruse.
BRSS mbizotëroi garën në hapësirë për disa vjet – pasi në vitin 1959, ishte i pari që dërgoi një artifakt në Hënë dhe në vitin 1954 ishte i pari që dërgoi kafshë në hapësirë, deri në misionin historik të Yuri Gagarin, njeriu i parë që fluturoi në mungesë graviteti në 1961, i ndjekur nga gruaja e parë, Valentina Tereshkova në 1963.
Kozmonauti Aleksei Leonov, në vitin 1965, ishte qenia e parë njerëzore që la një kapsul që të mbetet pezull lirshëm në hapësirë, duke kryer veprimtarinë e parë ekstravehikulare në histori. Por siç dihet, “gara hapësinore” u fitua përfundimisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat në vitin 1969, me misionin Apollo 11, e dërguan njeriun e parë në Hënë.
Vaji i palmës favorizon përhapjen e kancerit
Dita Botërore kundër HIV-AIDS – Më shumë meshkuj nën 20 vjeç të prekur në Shqipëri
Omicron – varianti i ri i COVID-19 i identifikuar në Afrikën e Jugut
Vdekshmëria foshnjore, Shqipëria është vendi me bilancin më negativ në kontinent
Pfizer në kaos/ E punësuara vodhi dokumentet konfidenciale për vaksinën antiCovid dhe ia mbathi
BE rekomandon përdorimin e pilulës së Merck kundër COVID-19
Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune. Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë. Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]
Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19. Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid. Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]
Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë. Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]
Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]