Friday 24 March 2023
Friday 24 March 2023

Ishte 18 gushti i 2018, një ditë plot shi, kur qyteti i Xhenovës u zgjua nga një prej lajmeve më dramatike të historisë së saj.

Ura “Morandi”, që bashkonte pjesën lindore me atë perëndimore të qytetit, për një defekt në strukturë u shemb në pak sekonda, duke marrë me vete jetën e 43 personave, mes tyre edhe dy shqiptarë, Marius Djerra dhe Edi Bokrina.

Sot ura e re që do zëvendësojë të shemburën është përuruar zyrtarisht nga kryeministri Giuseppe Conte, pas 620 ditësh punë të vrullshme, me tre turne që nuk është pezulluar edhe në fazën më kritike të epidemisë të koronavirusit.

E realizuar e tëra në çelik, ura është e gjatë 1067 metra, e mbajtur nga 19 kolona që e mbajnë 40 metra nga toka.

“Kjo është një ditë speciale, një shenjë që shteti nuk e ka harruar Xhenovën, edhe pse plaga nuk do të harrohet kurrë, ashtu si dhe përgjegjësitë e asaj tragjedie”, deklaroi kryeministri italian gjatë ceremonisë së bashkimit të trasesë.

Ura do të jetë gati për qarkullimin  e makinave gjatë muajit korrik të këtij viti, duke bashkuar sërish qytetin italian.

 

 

Më shumë

Vazhdojnë vuajtjet e mijëra emigrantëve në kufirin Poloni-Bjellorusi

Polonia po përballet me një krizë të madhe emigrantësh ndërsa mijëra njerëz po përpiqen të hyjnë në territorin e saj nga Bjellorusia. Autoritetet polake kanë krijuar një të ashtuquajtur “zonë përjashtimi”, ku nuk lejohen të futen vullnetarët që duan të ndihmojnë emigrantët që mbërrijnë në tokën e Bashkimit Evropian. Korrespondenti i Zërit të Amerikës […]

Sa mirë i mbron BE gazetarët?

Kur Daphne Caruana Galizia u vra në një sulm me bombë me makinë më 16 tetor 2017, kjo shkaktoi shqetësim jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën. Por gazetarja malteze nuk është e vetmja që i është dashur të paguajë me jetën e saj për hulumtimet e saj mbi korrupsionin dhe pastrimin […]

Si në Luftën e Ftohtë – Bjellorusia bllokon DW

Për herë të parë që pas fundit të Luftës së Ftohtë bllokohet informimi nga Deutsche Welle në hapësirën post-sovjetike. Bjellorusia e ka bllokuar median për botën e jashtme. Ç’qendron pas kësaj?   Kjo shënon një pikë-kthese. Mbi 30 vjet Deutsche Welle ka transmetuar pa u penguar programet e saj në BRSS dhe në republikat […]

Gratë në ndërtim – Mungesë punëtorësh të kualifikuar në Gjermani

Industria e ndërtimit ka një problem të madh me mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore – kjo edhe për faktin se punëson shumë pak gra. Çfarë duhet bërë për të ndryshuar gjendjen?   “Püppi në punë” është një influencere e njohur në punën e saj të dytë. Gruaja e re me flokë të kuqe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara