Pesë ditë nga protestat kundër vrasjes së Klodian Rashës nga policia, uniformat blu bëjnë me dije se nuk do të tolerojnë asnjë grumbullim që bie ndesh me kornizën aktuale të masave shtrënguese.
“Në zbatim të Aktit Normativ, me qëllim respektimin e masave kundër COVID-it për shkak të gjendjen shqetësuese të shkaktuar nga pandemia, nga të gjithë shtetasit në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, për rritjen e sigurisë publike në tërësi nisur edhe nga protestat e fundit, kërkohet zbatimi i masave dhe i protokolleve të miratuara nga Komiteti i Ekspertëve dhe urdhrat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Në mënyrë që të mos kalojmë në një etapë tjetër të një mbylljeje përtej kufijve të deritanishëm, nga të gjitha institucionet që kanë detyrime, të vazhdohet me seriozitet maksimal zbatimi i Aktit Normativ për zbutjen e efekteve të pandemisë”, thehet në njoftim.
Njoftimi i plotë
Në zbatim të Aktit Normativ, me qëllim respektimin e masave kundër COVID-it për shkak të gjendjen shqetësuese të shkaktuar nga pandemia, nga të gjithë shtetasit në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, për rritjen e sigurisë publike në tërësi nisur edhe nga protestat e fundit, kërkohet zbatimi i masave dhe i protokolleve të miratuara nga Komiteti i Ekspertëve dhe urdhrat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Policia e Shtetit është shumë e vetëdijshme për të drejtën e protestës dhe lirinë e pacenueshme të tubimit. Në kushtet e sensibilizimit të madh të shoqërisë pas tragjedisë së djalit njëzetepesë vjeçar që humbi fatalisht jetën, nga dora e një efektivi policie, Policia e Shtetit e ka pasur të pamundur ta anashkalojë ndjeshmërinë popullore për të mos lejuar asnjë tubim. Por tanimë kur drejtësia po kryen detyrën e saj ndaj autorit të vrasjes dhe kur protestat kanë degraduar në organizime që kanë për qëllim cënimin e rendit publik dhe pronës publike, Policia e Shtetit nuk do të tolerojë asnjë grumbullim që bie ndesh me kornizën aktuale të masave shtrënguese.
Bëjmë apel të mbahen parasysh nga të gjithë, kërkesat e akteve që i përcaktojnë masat shtrënguese për:
Në mënyrë që të mos kalojmë në një etapë tjetër të një mbylljeje përtej kufijve të deritanishëm, nga të gjitha institucionet që kanë detyrime, të vazhdohet me seriozitet maksimal zbatimi i Aktit Normativ për zbutjen e efekteve të pandemisë.
Zgjedhjet e 25 prillit – delegacioni i ODIHR vizitë pesëditore në Shqipëri
Kuvendi voton aktet normative për vaksinat
Ngricë dhe borë në zonat malore, ARRSH njofton për akset problematike
Mësim me dritare hapur – Udhëzimi i ministrisë shqetëson nxënës e prindër
91 mijë shqiptarë jetojnë në SHBA, rekord në rajon e Europë bashkë me Bosnjë-Hercegovinën
Nis vaksinimi – Shefja e Infektivit vaksinohet e para
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) bëri të ditur se reshjet e shiut me intensitet të lartë gjatë orëve të fundit, në ujëmbledhësin e kaskadës së lumit Drin kanë rritur nivelet e liqeneve në Hidrocentralet e Koman dhe Vau i Dejës si dhe HEC Fierzë. Nisur nga kjo situatë Administratori i KESH Benet Beci […]
Që prej 15 tetorit e deri më sot, Policia e Shtetit ka vendosur rreth 25 mijë gjoba për zbatimin e masave anticovid. Gjatë ditëve të para të vitit 2021 janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1183 qytetarë që nuk kanë zbatuar masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes […]
Qeveria ka miratuar vendimin për shpronësimin e një prone private që preket nga projekti “për ndërtimin e vendprehjeve të ushtarëve grekë, të rënë gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941”. Në vendim thuhet se vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 733 700 (shtatëqind e tridhjetë e tre mijë e shtatëqind) lekësh dhe shpenzimet procedurale, në vlerën […]
Operacioni Forca e Ligjit nuk do të kërkojë më llogari mbi burimin e pasurisë së personave problematikë me të shkuar kriminale, të dënuar ose të akuzuar për vepra të rënda penale dhe krim të organizuar. Prej 1 Janarit të 2021, OFL do të pushojë së ekzistuari, kjo pasi aktit normativ mbi të cilin ai […]