Njësoj si rajoni, Shqipëria po përballet në muajin e gjashtë të pandemisë së COVID-19 me një prirje shqetësuese të infeksionit. Rastet e përgjithshme kanë shkuar në rreth 7,400 prej të cilave rreth 3,800 janë mundur të shërohen ndërsa rreth 230 janë mbyllur me pasojë vdekjen. Muaji i fundit ishte me shifra më të larta të të infektuarve dhe të vdekurve se katër muajt e parë të pandemisë mbledhur bashkë çka tregon se infeksioni nuk po arrihet të përmbahet.
Më poshtë të gjitha shifrat, faktet dhe çështjet e mbetura pa qartësi nga autoritetet në 5 muajt e shkuar të pandemisë.
Gjatë muajit të parë të pandemisë autoritetet vendosën masa të rrepta kufizuese duke mbyllur të gjitha aktivitetet ekonomike, sociale, kulturore dhe politike që nxisnin grumbullime njerëzish. Gjatë kësaj kohe u kryen mesatarisht vetëm 104 teste në ditë për një total prej 3,223 testesh, prej së cilave diagnostikuan 409 persona me COVID-19. Prej tyre 22 vdiqën, 165 mundën të shëroheshin, ndërsa pjesa tjetër (222 persona) mbeti me mbartje të virusit.
Mesatarisht muajin e parë të pandemisë pati çdo ditë më pak se 1 vdekje (0.7), 5 të shëruar dhe 7 raste të reja me COVID-19. Rekordi i rasteve ditore ishte 29 dhe u shënua më 4 prill. Numri më i lartë i vdekjeve ditore ishte 2 dhe kaq viktima u raportuan katër ditë (datat: 27, 31 mars dhe 1, 5 prill).
Në muajin e dytë, si total pati (50) më shumë raste me infeksion se muaji i parë, por u regjistruan (320) më shumë të shëruar dhe (13) më pak viktima. Në këtë periudhë autoritetet dyfishuan testet duke kryer mesatarisht 241 (240.5) teste në ditë për një total prej 7,215 testesh, nga ku u diagnostikuan 459 persona me COVID-19.
Nga totali i përgjithshëm u regjistruan 9 viktima, megjithatë mundën të shëroheshin 485 persona dhe në fund të kësaj periudhe rastet aktive u reduktuan në 187 (-35).
Mesatarisht gjatë muajit të dytë çdo ditë pati nga 15 (14.8) raste të reja, 16 (15.6) të shëruar. Rekordi i rasteve ditore ishte 34 raste, që u raportuan më 25 prill.
Në këtë muaj nisi periudha më e gjatë pa viktima shënuar deri më sot nën pandeminë e COVID-19, që mbetet rekordi prej 22 ditësh (nga 1 maji më 22 maj).
Gjatë muajit të tretë u vazhdua prirja në ulje e vdekjeve nga COVID-19 duke regjistruar rekordin e vetëm 4 viktimave në 31 ditë. Mirëpo pas lirimit të masave kufizuese dhe rihapjes së aktiviteteve ekonomike e shoqërore në fund pati një prirje në rritje të rasteve me infeksion.
Autoritetet kryen mesatarisht 294 teste (294.3) çdo ditë për një total prej 9,124 teste, nga ku u diagnostikuan 517 (+58) persona të tjerë të infektuar, mirëpo nga totali i përgjithshëm mundën të shëroheshin 351 pacientë (-134).
Rekordi i rasteve ditore ishte 42 dhe u shënua më 10 qershor, kur dhe praktikisht nisi të manifestohej ajo që u konsiderua dhe si vala e dytë e infeksionit.
Vala e dytë e COVID-19 solli një bilanc më të rëndë ku muaji i katërt pati më shumë raste (2,069) dhe viktima (58) se tre muajt e parë të pandemisë mbledhur bashkë.
Përballë prirjes në rritje të rasteve të reja autoritetet rritën ndjeshëm edhe testet duke kryer këtë periudhë mesatarisht 426 teste në ditë, për një total prej 12,791 testesh.
Mesatarisht çdo ditë u raportuan 2 (1.9) vdekje dhe 69 raste të reja me infeksion dhe vetëm 32 (31.5) të shëruar. Numri më i lartë i rasteve ishte 93 raportuar më 11 korrik, ndërsa numri më i lartë i vdekjeve ditore ishte 4, raportuar tre ditë (më 25, 27 qershor dhe 6 korrik).
Sezoni turistik dhe flukset e lëvizjeve në zonat bregdetare nxiti më tej transmetimin e infeksionit, ndërsa prirja në rritje nuk u ndal. Muaji i pestë rezultoi me më shumë raste (3,517) dhe vdekje (120) se katër muajt e parë të pandemisë mbledhur bashkë duke e bërë të pakonsiderueshëm faktin se gjatë këtij muaji u raportua rekordi prej 1,670 personave të shëruar.
Mesatarisht autoritetet kryen nga 515 teste duke pikasur çdo ditë të paktën 113 raste me infeksion, ndërkohë që çdo ditë pati mesatarisht 4 viktima (3.9).
Rekordi i rasteve ditore ishte 154 dhe u shënua më 13 gusht, ndërsa ai i viktimave ishte 6 dhe u raportua në të paktën gjashtë ditë (më 25, 27 korrik dhe 3, 5, 6, 9 gusht).
Gjatë kësaj periudhe pati shumë akuza nga opozita për shtrembërim shifrash, mungesë informacioni dhe mungesë përgatitje nga ana e autoriteteve të shëndetësisë. Ndërkohë më 13 gusht një 29-vjeçar i dha fund jetës në spitalin Covid-2 në Shefqet Ndroqi, ngjarje e cila tronditi rëndë opinionin publik.
Në numrin e testeve përfshihen edhe testet serologjike që autoritetet nisën të kryenin në muajin qershor.
Nëse do ta konsideronim epideminë e njëtrajtshme, atëherë do të mund të thoshim se pesëfishimi i testeve për COVID-19 krahasuar me muajin e parë, ka sjellë 8.5 herë më shumë të diagnostikuar.
Të dhëna të paqarta:
Të dhëna domethënëse:
Masa të rëndësishme:
Habit ambasadori turk në Tiranë: Osmanët erdhën për të mbrojtur shqiptarët
Zhvarrimet e kundërshtarëve të diktaturës, vazhdojnë debatet për procedurat
ATP e bllokuar nga Kushtetuesja, por paditë rriten
Shifra të frikshme/ 3212 aksidente nga janari deri në nëntor të këtij viti, 165 jetë të humbura
Tirana feston Hanukkhah, festivalin e dritave të hebrenjve
100 vjet – Hasan Prishtina, Kryeministër i Shqipërisë: Ekspozitë me dokumente arkivore në Shkup, Prishtinë e Tiranë
Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]
Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]
Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos. R.SH. – Vatikan Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]
Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut. Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit. “Stambolli është shitur në masë, gati muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]