e diel 5 dhjetor 2021
e diel 5 dhjetor 2021

 

Letrare a letërshkresë quhetë libra që na mëson udhënë a mënyrënë me të cilënë mundimë të shkruajmë letrë. Letrë thuhetë të çfaqurit ndë një copë kartë e ndjenjavet tona për një punë a gëzim që duamë t’i bëjmë të ditura a të njohura ndë një tjatërë vetë (njeri) pa folurë me të goja-gojësë.

 

Kështu zë fill dorëshkrimi i Petro Nini Luarasit që sjellim këtu me fotografi, përgatitur më 1907 tek rronte në Franklin, Massachusetts (SHBA). Libri, i mbetur pa botuar në atë kohë, kishte qëllim të mësonte nxënësit e shkollave shqipe të shkruanin letra dhe të komunikonin shqip mes tyre.

 

 

Petro Nini Luarasi lindi në 22 prill të vitit 1865 në Luaras të Kolonjës. Ai ishte nxënës në shkollën e Qestoratit drejtuar nga Koto Hoxhi. Punoi si mësues në fshatrat e Kolonjës, ku u mësonte fëmijëve fshehurazi gjuhën shqipe dhe përgatiti një grup shokësh si mësues.

 

Më 1882 hapi Shkollën e Parë Shqipe në fshatin Bezhan të Kolonjës, kurse më 1887 hapi shkollën shqipe në Ersekë dhe pak më vonë (1892-1893) shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës e të Vakëfeve.

 

Petro Nini Luarasi punoi si drejtor dhe mësues i Mësonjëtores së parë shqipe të Korçës dhe më vonë i shkollës së Negovanit (1909-1911).Në vitin 1892 bashkë me Gjerasim Qiriazin themeluan shoqatën protestante “Vëllazëria e Shqipërisë”.

 

Në emigracion, në Amerikë (1904-1908) mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kombëtare, ishte nismëtar i shoqërive patriotike “Mall i mëmëdheut” dhe “Pellazgu”, i krijimit të komiteteve të fshehta për lirinë e Shqipërisë. Ishte delegat në Kongresin e Manastirit (1908). Për veprimtarinë patriotike, arsimore e shoqërore u përndoq nga xhonturqit dhe Patrikana e Stambollit.

 

Vdiq i helmuar prej tyre në Ersekë, më 17 gusht 1911.

 

 

 

 

 

 

Më shumë

Shkodër, nderohen luftëtarët e kryengritjes antiosmane të vitit 1911

Gjatë një veprimtarie në përkujtim të 110 vjetorit të ngritjes së flamurit kombëtar në Deçiç dhe Kuvendit të Greçes, zhvilluar sot në Shkodër, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, nderoi me titullin “Nderi i Kombit” prijësin dhe luftëtarin popullor të Kelmendit, Prek Cali. Gjithashtu, u nderuan me titullin “Kaloresi i Flamurit” edhe tre luftetare të […]

Petro Nini Luarasi – Veprimtari i Rilindjes Kombëtare dhe Mësuesi i Popullit

Petro N. Luarasi lindi në Luaras të Kolonjës më 1865. Mësimet e para në gjuhën shqipe i mori kur ishte nxënës në shkollën e Qestoratit nga mësuesi Koto Hoxhi. Më 1887 hapi në Ersekë shkollën e parë shqipe dhe më 1892-1893 shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës dhe të Vakëfeve. Ishte mësues dhe drejtor […]

Hasan Prishtina – Ideologu i shtetit shqiptar

Hasan Prishtina lindi në Vushtri të Kosovës më 1873. Kreu Gjimnazin Francez në Selanik dhe shkollën e lartë të administratës osmane “Mylkije” në Stamboll. Ishte tri herë deputet në parlamentin osman. Bashkë me Ismail Qemalin ishte ndër nismëtarët e Kryengritjes së Përgjithshme Kundërosmane, e më pas ministër i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës. Më […]

Marko Boçari  (1788 – 1823) – Heroi i shqetësimeve atdhetare e kulturore. Hartuesi i fjalorit të parë greqisht-shqip

Heronjve u kujtohet ditëlindja si fillim i veprës së tyre dhe datëvdekja si fillimi i lavdisë së tyre. Por ca heronjve lavdia u fillon që në gjallje. Të tillë mund të quajmë edhe Marko Boçarin, i cili lindi në Sul të Çamërisë më 1788 dhe ra në betejë më 9 gusht 1823. Ishte një […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara