Një recetë fantastike dhe shumë e shijshme është ajo e petullave me djathë të bardhë, hudhra dhe nenexhik (dhjosmë).
Një recetë tipike tradicionale e amvisave përmetare dhe e zonave të jugut të Shqipërisë kryesisht.
Tradita e hershme e gjysheve dhe nënave trashëgohet brez pas brezi. Receta e petullave pavarësisht se pasurohet me përbërës të tjerë ajo mbetet përherë e gjithmonë më e preferuara.
Të shijshme, me sipërfaqen pakëz krokante dhe të buta nga brenda, nga fëmijëria e në çdo moshë ato tërheqin shijen e kujtdo.
Më poshtë ju sjellim përgatitjen e petullave të shtëpisë me hudhra, djathë dhe nenexhik (dhjosmë), një recetë fantastike për ta përgatitur në familje në çdo kohë.
Receta e shijshme e përgatitjes së petullave me hudhra, nenexhik e djathë:
2 gota uji me miell
1 gotë uji me kos
1 kokërr vezë
Gjysmë luge kafeje me sodë
Vaj
Pak kripë
Pak nenexhik (dhjosmë) i freskët i grirë hollë
Pak gjalpë (një lugë të vogël)
2 thelpinj hudhra
2-3 lugë gjelle me djathë të bardhë të thërrmuar
Përgatitja e petullave
Në një tas të madh hedhim vezën, kosin, kripën, djathin e thërmuar, hudhrat e shtypura, nenexhikun dhe pak gjalpë.
I rrahim fortë të gjithë përbërësit dhe më pas hedhim miellin dhe sodën.
Vijojmë t’i rrahim fortë derisa masa e brumit të jetë e njëtrajtshme.
Brumi duhet të jetë gjysmë i trashë dhe elastik.
Hedhim vajin në një tigan, të cilin e vendosim në zjarr.
Kur vaji të jetë nxehur nisim të skuqim petullat.
Mund të përdorim një lugë gjelle për ndarjen e brumit për çdo petull.
Duhet të kujdesemi që largësia nga njëra tjetra duhet të jetë deri në 3 apo 4 cm sepse gjatë skuqjes brumi hapet.
Petullat skuqen nga njëra anë dhe pastaj kthehen nga ana tjetër.
Nëse preferoni, pasi i keni skuqur petullat mund t’i shoqëroni me kos.
Japrak me gjethe rrushi – Shije fantastike nga tradita
Ëmbëlsira e Pranverës – Receta e Vjetër e Traditës Arbëreshe
Pulë me lëng me miell misri – një recetë e ngrohtë plot shije dhe vlera
Petulla me nenexhik, djathë e hudhra – për të kënaqur nepsin dhe oreksin
Koha për të përgatitur dollma–japrak, me lakër të bardhë – më të shijshmet e Traditës Shqiptare
Jahni me presh dhe mish viçi – receta dimërore
Të vizitosh Beratin, në vendin më të bukur. Shijon gjithë shijet e mundshme, bukurinë e natyres, kulturën, artin si dhe shijen e aromën e mrekullueshme të ushqimit të cilën ofron. Mon Blani është ëmbëlsira karakteristike e këtij qytetit. Beratasit e konsiderojnë si tradicionale ëmbëlsirën dhe një pjesë e mirë e tyre mendojnë se emri i saj […]