e martë 25 janar 2022
e martë 25 janar 2022

 

Uashingtoni thonë se kanë pezulluar përkohësisht të gjitha fluturimet më shtetas afganë, në drejtim të Shteteve të Bashkuara, për shkak të rasteve të diagnostikuara me sëmundjen ngjitëse virale atë të fruthit, në mesin e disa afganëve të evakuuar, të cilët kanë mbërritën në vend kohët e fundit.

 

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki u tha gazetarëve të premten se pauza u rekomandua nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve “për të mënjanuar çdo rrezik të mundshëm”.

 

Ajo tha se katër afganë të cilët ishin diagnostikuar me fruth në Shtetet e Bashkuara janë futur në karantinë në përputhje me udhëzimet e institucioneve të shëndetit publik.

 

Agjencia “Associated Press” raportoi se pezullimi prek edhe fluturimet nga bazat amerikane në Gjermani dhe Katar.

 

Më herët të premten, Shtëpia e Bardhë tha se 32 shtetas të tjerë amerikanë si dhe banorë të përhershëm kanë lënë Afganistanin me ndihmën e Shteteve të Bashkuara.

 

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Emily Horne tha se 19 ishin larguar me një avion të kompanisë “Qatar Airways” dhe 13 të tjerë nga toka. Ky është fluturimi i dytë me të evakuuar që lejohet nga talebanët që kur trupat amerikane u larguan përfundimisht nga Afganistani.

 

“Evakuimet e sotme demonstrojnë ndihmën që po u japim amerikanëve, me mundësi të qarta e duke u garantuar siguri për të lënë Afganistanin në mënyra të ndryshme”, tha Horne përmes një deklarate.

 

Një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit, Jalina Porter, tha se Shtetet e Bashkuara ofruan vende në avion, në fluturimin e ditës së premte për 44 shtetas amerikanë, por jo të gjithë zgjodhën të udhëtonin shtoi ajo.

 

Sipas zonjës Porter rreth 100 qytetarë amerikanë vazhdojnë të jenë ende në Afganistan.

 

Të enjten, talebanët lejuan fluturimin e parë çarter të Katarit prej aeroportit të Kabulit, fluturimi i parë me të evakuuar që u ngrit që kur Shtetet e Bashkuara përfunduan operacionin e tyre ushtarak në Afganistan më 31 gusht.

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara