e premte 3 dhjetor 2021
e premte 3 dhjetor 2021

 

Kompania Pfizer Inc. tha të premten se ilaçi i saj eksperimental antiviral për COVID-19 uli me gati 90% rastet e shtrimeve në spital dhe vdekjeve tek të rriturit me rrezikshmëri të lartë, ndërsa kjo kompani hyn në garë për të sjellë në tregun amerikan pilulën e parë të lehtë për t’u përdorur kundër koronavirusit.

 

Aktualisht të gjitha trajtimet e COVID-19 të përdorura në SHBA kërkojnë një serum ose injeksion. Ilaçi i konkurrentit Merck për COVID-19 është tashmë nën shqyrtim nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) pasi tregoi rezultate fillestare pozitive dhe të enjten Mbretëria e Bashkuar u bë vendi i parë që e miratoi atë.

 

Pfizer tha se do t’i kërkojë FDA-së dhe rregullatorëve ndërkombëtarë që të autorizojnë pilulën e saj sa më shpejt të jetë e mundur, pasi ekspertë të pavarur rekomanduan që studimi i saj nga kompania të mos vazhdonte më, pasi rezultatet e saj ishin të qarta. FDA mund të marrë një vendim brenda disa javësh ose muajsh. Nëse e merr autorizimin, kompania do ta shesë ilaçin nën emrin Paxlovid.

 

Studiuesit në mbarë botën janë në garë për të gjetur një ilaç kundër COVID-19 që mund të merret në shtëpi për të lehtësuar simptomat, për të shpejtuar shërimin dhe për të lehtësuar barrën e rëndë për spitalet dhe mjekët.

 

Pfizer publikoi të premten rezultatet paraprake të studimit të saj me 775 të rritur. Pacientët që morën ilaçin e kompanisë së bashku me një pilulë tjetër kundër virusit menjëherë pasi shfaqën simptomat e COVID-19, patën një reduktim prej 89% të shtrimeve në spital ose vdekjeve pas një muaji, krahasuar me pacientët që merrnin një pilulë të rreme. Më pak se 1% e pacientëve që morën ilaçin u shtruam në spital dhe askush nuk vdiq. Nga grupi tjetër, 7% u shtruan në spital dhe pati shtatë vdekje.

 

Pjesëmarrësit e studimit ishin të pavaksinuar, me COVID-19 me simptoma të lehta deri në mesatare dhe konsideroheshin shumë të rrezikuar për shtrimin në spital për shkak të problemeve shëndetësore si obeziteti, diabeti ose sëmundjet e zemrës. Trajtimi filloi brenda tre deri pesë ditësh nga simptomat fillestare dhe zgjati pesë ditë. Pacientët që morën ilaçin më herët treguan rezultate pak më të mira, duke nënvizuar nevojën për testim dhe trajtim të shpejtë.

 

Pfizer dha pak detaje mbi efektet anësore, por tha se nivelet e problemeve ishin të ngjashme në grupet e ndryshme, rreth 20%.

 

Një grup i pavarur ekspertësh mjekësorë që monitoronte studimin, rekomandoi ndërprerjen e tij, një procedurë standarde kur rezultatet paraprake tregojnë një efikasitet aq të qartë. Të dhënat nuk u janë nënshtruar ende shqyrtimit nga jashtë, një proces normal për verifikimin e kërkimeve të reja mjekësore.

 

Zyrtarët e lartë shëndetësorë të SHBA-së vazhdojnë të theksojnë se vaksinimi do të mbetet mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga infeksioni. Por në kushtet kur dhjetëra miliona të rritur ende të pavaksinuar – dhe të një numri edhe më të lartë në mbarë botën – trajtimet efektive dhe të lehta për t’u përdorur do të jenë kritike për të frenuar valët e ardhshme të infeksioneve.

 

Më shumë

Nis aplikimi i dozës së tretë të vaksinës anti-Covid

Doza e tretë e vaksinës anti – Covid për personat mbi 60 vjeç është hapi tjetër që pritet të nisë këtë të hënë në Shqipëri.   Komiteti teknik i ekspertëve në rekomandimet e fundit të saj vendosi marrjen e një doze të tretë të vaksinës për të gjithë të moshuarit mbi këtë moshë. […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

Tetori Rozë – 1 në 8 gra me kancer gjiri!

Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.   Jepini vetes vetëm 30 minuta kohë për shëndetin tuaj.  Sot 1 në 8 gra diagnostikohet me kancer të gjirit.  Kapja e hershme e kësaj sëmundje të shpëton nga vdekja. Mesazhi vjen nga gra që janë përballuar me sëmundjen […]

“Pacienti zero” i COVID-19 në SHBA mund të jetë prekur në prill të vitit 2019

Tani gjurmimi i origjinës së virusit të COVID-19 është një sfidë e përbashkët e të gjithë njerëzimit. Matematikanët kanë filluar të përdorin metodat e analizës në bazë të të dhënave të mëdha për të gjetur “pacientin zero”.   Të mërkurën, platforma e parapublikimit të artikujve shkencorë e Akademisë së Shkencave të Kinës (ChinaXiv) publikoi […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara