Lindi në Gur të Bardhë të Matit. Si autodidakt, arriti të pajisej me një kulturë të mirë për kohën e tij. U shugurua meshtar qysh në moshë të re dhe shërbeu për shumë vjet si famulltar në kishat katolike të Kosovës dhe të Maqedonisë. Për aftësinë e tij u emërua Vikar i përgjithshëm i kishës katolike në trevat ku shërbente. Dëshira për liri dhe urrejtja kundër pushtuesve osmanë e nxitën që të punonte shumë për organizimin e kryengritjes popullore kundër pushtimit osman, por pa ia arritur dot qëllimit.
Më 1615 shkoi në Romë për t’u interesuar për botimin e veprave të tij si dhe për çështjen e kryengritjes kundër Turqve. Në një kohë të vështirë, në korrik të vitit 1621 u emërua peshkop i Sapës dhe i Sardës (Zadrimë) dhe në fillim të vitit 1622 nisi punën në këtë detyrë të re.
Më 1618 u botua në Romë vepra e tij e parë “Doktrina e kërshtenë” dhe më 1621 edhe dy vepra të tjera:
“Pasqyra e të rrëfyemit” dhe “Rituali Roman”. Këto vepra prej rreth 1000 faqesh synonin t’u vinin në ndihmë besimtarëve dhe klerit katolik shqiptar. Për hartimin e veprave të tij Budi u mbështet në tekste fetare të botuara në Itali. Por ato, sidomos “Doktrina e Kërshtenë” dhe “Pasqyra e Rrëfyemit”, nuk janë përkthime të thjeshta, por më fort përshtatje me shtojca të shumta nga vetë Budi. Në “Doktrinën e Kërshtenë” ka përfshirë edhe një varg vjershash fetare (mbi 3000), që pjesërisht i kishte të shkruara nga një farë frat Pali prej Hasi. Po kështu, në fund të veprës “Pasqyra e të rrëfyemit” Budi ka shkruar një letër-mesazh të gjatë (rreth 70 faqe) drejtuar besimtarëve katolikë shqiptarë me këshilla dhe porosi të shumta. Aty autori ankohet, ndër të tjera, edhe për gjendjen e vështirë të vendit, për mungesën e shkollave, për plogështinë e një pjese të klerit. Nga tri veprat e Budit më shumë jehonë ka pasur “Doktrina e Kërshtenë”, e cila është ribotuar edhe tri herë të tjera (më 1636, 1664 dhe 1868).
Budi ka përdorur një alfabet të ngjashëm me atë të Buzukut (me pak ndryshime). Ashtu si Buzuku ai i dallon zanoret e gjata nëpërmjet dyfishimit të shkronjave përkatëse. E kjo dëshmon për një traditë shkrimi relativisht të vjetër ndër Shqiptarët.
Budi ka përdorur me kujdes gjuhën popullore, duke e pasuruar atë edhe me fjalë të reja. Në veprën e Budit u gjallërua më tej tradita kulturore shqiptare, që e vazhdon më pas Frang Bardhi, Pjetër Bogdani, Gjon Nikollë Kazazi etj. U mbyt në Drin, në rrethana të paqarta, gjatë kalimit të lumit. Albanologu danes G. Svane ka transkriptuar të gjitha veprat e Budit dhe ka përgatitur konkordancat e fjalorit të këtyre veprave, të cilat janë botuar në formë dispensash nga Universiteti i Aarhusit më 1985-1986. R. Ismajli ka botuar poezitë e Budit me një studim hyrës, transliterim, komente (1986).
150 – vjetori i lindjes i atdhetarit të shquar Mihal Grameno
Fan Stilian Nolit (6 janar 1882 – 13 mars 1965)
Figurat e shquara shqiptare që humbën jetën përgjatë 2020-tës
121 vjetori i lindjes së poetit Lasgush Poradeci
Pjetër Budi (1566-1622) – Shkrimtar i letërsisë së vjetër shqiptare, klerik i lartë katolik, veprimtar i lëvizjes çlirimtare kundërosmane
Faik Konica (15 Mars 1875-15 Dhjetor 1942), një nga personalitet më të shquara të kulturës, letërsisë, e jetës politike shqiptare
Ideologu i parë i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, mendimtar i shquar, illuminist e veprimtar i shkollës shqipe. Lindi në Vithkuq të Korçës më 6 dhjetor 1797, ku kaloi fëmijërinë. Para vitit 1806 mërgoi me familjen në Moldavi (Kishinjev). Më 1821 mori pjesë në kryengritjen e eteristëve në Rumani kundër robërisë osmane si një nga […]
Sot shënohet 120 vjetori i vdekjes së Poetit Kombëtar Naim Frashëri. Me kërkesë së Qeverisë së Mbretit Zog, në 3 qershor 1937, me rastin e 25 vjetorit të Pavarësisë, u sollën në Shqipëri eshtrat e Naim Frashërit. Në foto, ceremonia e varrosjes së eshtrave të Naim Frashërit në oborrin e Kryegjyshatës […]
Më 07 Tetor 1942 Vojo Kushi, Sadik Stavileci dhe Xhoxhi Martini u gjendën të rrethuar nga fashistët në një bazë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (shtëpia e atdhetares Ije Farka), në lagjen Kodra e Kuqe të Tiranës. Në operacion merrnin pjesë shumë forca fashiste të shoqëruar me tanke e autoblinda. Pas disa orë luftimesh ranë […]
Sulejman Pashë Delvina, lindi më 5 tetor 1871 në Delvinë dhe vdiq në Vlorë më 1 gusht 1933. Ishte atdhetar dhe politikan i shquar shqiptar, kryeministër për periudhën 30 janar 1920-14 nëntor 1920 dhe pjesëtar i qeverisë së Fan Nolit më 1924. Arsimin fillor e kreu në vendlindje ndërsa atë të mesëm ne […]