Ditët e fundit, Hirësia e Tij Carlo Maria Viganò, Arkipeshkv i Ulpianës, ish Nunci Apostolik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka dërguar një letër të dytë të hapur Presidentit Trump, tekstin e së cilës ne preferojmë ta botojmë të plotë, nën përkthimin rigoroz e të krahësuar nga anglishtja dhe italishtja.
LETËR E HAPUR
PRESIDENTIT TË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS
DONALD J. TRUMP
Zoti President,
Më lejoni t’Ju drejtohem në këtë moment në të cilin fati i tërë botës është i kërcënuar nga një konspiracion global kundër Zotit dhe njerëzimit. Ju shkruaj si Arkipeshkv, si Pasues i Apostolëve, si ish-Nunci Apostolik i Shteteve të Bashkuara. Ju shkruaj në mes të heshtjes së autoriteteve civile dhe fetare. Pranojini këto fjalë të mijat si “zëri që thërret në shkretëtirë” (Gv 1,23).
Siç edhe Ju thashë në letrën që Ju shkruajta në Qershor, ky moment historik shikon forcat e së Keqes të rreshtuara në një betejë pa kuartier kundër forcave të së Mirës; forca të së Keqes që duken të fuqishme dhe të organizuara, ndërsa u kundërvihen bijve të Dritës, të cilët janë të çorientuar e të paorganizuar, të abandonuar nga krerët e tyre temporalë dhe spiritualë. Çdo ditë shohim të rriten sulmet nga ana e atyre që duan të shkatërrojnë bazat e shoqërisë: bazat e familjes natyrale, të respektit për jetën njerëzore, të dashurisë për atdheun, për lirinë e edukimit dhe të sipërmarrjes. Shohim krerë kombesh dhe religjiozë që i bashkohen kësaj vetëvrasjeje të kulturës perëndimore e të shpirtit të saj të krishterë, ndërsa mohohen të drejtat themelore të qytetarëve dhe të besimtarëve në emër të emergjencës shëndetësore e cila po duket gjithnjë e më qartë se është e instrumentalizuar nga ana e establishmentit të një tiranie çnjerëzore, fytyra e së cilës ende nuk del në shesh.
Është në akt një plan global i cili quhet Great Reset. Arkitekti i saj është një lloj elite globale që do të nënshtrojë të gjithë njerëzimin duke i imponuar masa shtrënguese me anë të të cilave kufizohen drastikisht liritë individuale dhe liritë e popullsive të tëra. Në shumë kombe ky plan është tashmë aprovuar dhe financuar; në të tjerë është në fazën e nisjes. Pas udhëheqësve botërorë bashkëpjesmarrës dhe ekzekutuesë të këtij projekti të ferrtë, janë personazhe të paskrupullt që financojnë World Economic Forum dhe Event 2021, duke u promovuar axhendën. Qëllimi i Great Reset është vendosja e diktaturës sanitare e cila synon nga ana e saj vendosjen e masave lirivdekëse, të fshehura pas premtimeve për të garantuar të ardhura universale dhe për të zhbërë borxhet individuale. Çmimi i këtyre konçesioneve të Fondit Monetar Ndërkombëtar do të jetë dorëheqja nga prona private dhe pjesmarrja në një program vaksinimesh anti Covid-19 dhe Covid-21, të promovuar nga Bill Gates me bashkëpunimin e grupeve farmaceutikë më të mëdhenj. Përtej interesave shumë të mëdha ekonomike që motivojnë promotorët e Resetit të Madh (Great Reset), vaksinimi do të jetë i shoqëruar nga detyrimi për t’u pajisur me pasaportë shëndetësore dhe kartë identiteti dixhitale, me rrjedhojë gjurmimin e lëvizjeve dhe të kontakteve personalë për të gjithë popullsinë në të gjithë botën. Ata që nuk do të pranojnë këto masa do të mbyllen në kampe dënimi apo do të vihen në arrest shtëpie dhe të gjitha pasuritë e tyre do të konfiskohen.
Zoti President, mendoj se Ju e dini se në disa vende, Great Reset do të aktivizohet midis fundit të këtij viti dhe tremujorit të parë të vitit 2021. Për këtë qëllim janë parashikuar bllokime të tjerë, të cilat do të justifikohen nga kinse vala e dytë apo e tretë e pandemisë. Ju jeni të gjegjshëm për mjetet që janë vënë në lëvizje për të mbjellë panikun dhe për të legjitimuar kufizimet drakoniane të lirive individuale, duke provokuar mjeshtërisht një krizë ekonimike botërore. Në qëllimet e arkitektëve të saj, kjo krizë do të shërbejë për ta bërë të pakthyeshme futjen e kombeve në Great Reset, duke i dhënë kështu goditjen e fundit një bote së cilës duan t’i shuajnë krejtësisht ekzistencën dhe memorien e saj. Por kjo botë, Zoti President, përfshin persona, ndjenja, institucione, besime, kultura, tradita dhe ideale; njerëz dhe vlera që nuk veprojnë si automat, të cilët nuk binden si makina, ngaqë kanë shpirt dhe zemër, ngaqë janë të lidhur nga një fill shpirtëror që i mban sëbashku e që e merr forcën nga ai Zot të cilin kundërshtarët tanë duan ta sfidojnë, ashtu siç bëri Luciferi në kohën e vet, me të tijën famëkeqe “non serviam”.
Shumë njerëz – siç e dimë mirë–janë të bezdisur nga ky referim ndaj ndeshjes midis të Mirës dhe të Keqes dhe nga përdorimi i dritëhijeve “apokaliptike” që, sipas tyre, i acaron shpirtërat dhe i nxit ndarjet. Nuk çudit fakti që armiku zemërohet ngaqë u zbulua pikërisht kur beson se e arriti kështjellën dhe po kërkon ta marrë i patrazuar. Ajo çka lë pa gojë është gjithsesi fakti që nuk ka askush që të japë alarmin. Reaksioni i Deep State ndaj atyre që denoncojnë planin e tij është kaotik, jokoherent, por është e kuptueshme të jetë kështu. Pikërisht kur bashkëpjesmarrja e mediave mainstream arriti të bëjë tranzicionin e Rendit të Ri Botëror gati të padhembshëm e të pa observueshëm, dalin në dritë çdolloj mashtrimesh, skandalesh dhe krimesh.
Deri pak muaj më parë, ishte e lehtë të denigroheshin si “teoricienë të konspirimit” ata që denonconin këto plane të tmerrshëme, të cilët tashmë i shohim të realizuar gjer edhe në detaje. Askush, deri në shkurtin e kaluar, nuk do të kishte menduar se në të gjithë qytetet tanë qytetarët do të arrestoheshin thjesht dhe vetëm se duan të ecin në rrugë, se duan të marrin frymë, se duan të mbajnë të hapura sipërmarrjet e tyre, se duan të shkojnë në kishë të dielën. Tashmë po ndodh në të gjithë botën, edhe në Italinë si kartolinë, të cilën shumë amerikanë e konsiderojnë një vend magjepsës, me monumentet e saj antikë, me kishat e saj, me qytetet e saj magjepsës dhe me fshatrat e saj karakteristikë. E ndërsa politikanët janë mbyllur e izoluar në pallatet e tyre nga ku promologojnë dekrete si satrapët persianë, sipërmarrjet falimentojnë, dyqanet mbyllen dhe njerëzit pengohen të jetojnë, të udhëtojnë, të punojnë e të luten. Po shihen që tani pasojat shkatërruese psikologjike të këtij operacioni, duke filluar nga vetvrasja e sipërmarrësve të dëshpëruar e deri tek fëmijët tanë, të ndarë nga shokët e tyre të klasës, të cilëve u është thënë të ndjekin mësimet nga shtëpia, të ulur para një kompjuteri.
Në Shkrimet e Shenjtë, Shën Pali na flet për “atë që ngrihet” në Shfaqjen e Misterit të Paudhësisë, në kathèkon (2 Tessalonicesi 2: 6-7). Në lëmin fetar, kjo pengesë ndaj së Keqes është Kisha dhe në veçanti papati; në sferën politike, janë ata që pengojnë vendosjen e Rendit të Ri Botëror.
Siç është tashmë e qartë, ai që zë vendin në Katedrën e Pjetrit (Papa Françesko – shënimi ynë) e ka tradhëtuar që në fillim rolin e tij dhe i është bashkuar mbrojtjes dhe promovimit të ideologjisë globaliste, duke mbështetur axhendën e Kishës së Thellë, të cilën e ka zgjedhur midis rradhëve të tij.
Zoti President, Ju keni afirmuar se doni të mbroni kombin; një komb nën Zot, liri themelore dhe vlera të panegociueshme të cilat sot mohohen dhe rrëzohen. Jeni Ju, i dashur President “ai që ngrihet” kundër Deepp State, sulmi përfundimtar i bijve të errësirës.
Për këtë është e nevojshme që të gjithë njerëzit e mirë të kuptojnë e të ndjejnë rëndësinë epokale të zgjedhjeve të afërta: jo aq për të mirën e këtij apo atij programi politik, por për fryëzimin e përgjithshëm të veprës Suaj e cila mishëron më mirë se çdo gjë tjetër – në këtë kontekst të veçantë historik, atë botë, botën tonë, të cilën duan ta fshijnë nga faqja e dheut nëpërmjet bllokimit.
Armiku Yt është edhe armiku ynë; është Armiku i qënies njerëzore, Ai që është “një vrasës që në nisje” (Gv 8,44). Rreth Teje mblidhen me besim e kurajë të gjitha ata që Të konsiderojnë bastioni i fundit kundër diktaturës botërore. Alternativa është të votosh për një person të manipuluar nga Deep State, shumë rëndë i kompromentuar nga skandale dhe nga korrupsioni, i cili do të bëjë me SHBA-të atë çka po bën Jorge Mario Bergoglio me Kishën, Kryeministri Konte me Italinë, presidenti Macron me Francën, Kryeministri Sanchez me Spanjën e kështu me rradhë. Natyra e rikatueshme e Joe Biden – pikërisht ajo e prelatëve të “qarkut magjik” vatikanas, do ta ekspozojë atë ndaj përdorimit pa skrupuj, duke i bërë të mundur pushteteve jolegjitimë të ndërhyjnë në politikën e brendshme dhe në ekuilibret ndërkombëtarë. Është e qartë që ai që e manipulon e ka bërë gati një tjetër më keq se ai, për ta zëvendësuar sapo t’u jepet rasti.
Me gjithë këtë, në mes të këtij kuadri kaq të errët, këtij avancimi në dukje të pandalshëm të “Armikut të Padukshëm”, del në dritë një element shprese. Kundërshtari ynë nuk di të dashurojë dhe nuk e kupton se nuk është e mjaftueshme të sigurosh të ardhura universale apo të falësh kredi për të manipuluar masat dhe për t’i bindur ato që të pranojnë të trajtohen si kafshët. Ky popull, i cili për shumë kohë i ka duruar abuzimet e një pushteti të urryer dhe tiranik, po zbulon se e ka një shpirt, po e kupton se nuk është i gatshëm të shkëmbejë liritë e tij me homogjenizimin dhe zhbërjen e identitetit të tij, ka filluar të kuptojë vlerën e lidhjeve familjare dhe sociale, e lidhjeve të besimit dhe kulturale, që bashkojnë njerëzit e ndershëm.
Ky Great Reset është i destinuar të falimentojë nga që kush e ka planifikuar nuk e kupton se ka akoma njerëz të gatshëm për të dalë në shesh për të mbrojtur të drejtat e veta, për të mbrojtur të dashurit e vet, për t’i dhënë një të ardhme fëmijëve dhe nipërve të vet. Nivelimi çnjerëzor i projektit globalist do të bëhet mjerisht copë-copë përballë kundërshtimit të vendosur e kurajoz të bijve të Dritës.
Armiku ka Satanain në anën e tij, Atë që di vetëm të urrejë. Por nga ana jonë kemi Zotin e Gjithëfuqishëm, Zotin e ushtrive të rreshtuara për betejë dhe Virgjëreshën e Shenjtë që do t’i shtypë kokën Gjarpërit antik. “Nëse Zoti është me ne, kush mund të jetë kundër nesh? (Rom 8:31).
Zoti President, Ju e dini mirë se në këtë moment krucial, Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderohen muri mbrojtës kundër të cilit është ngritur lufta e projektuesve të globalizmit. Vini besimin Tuaj në Zotin, të rinforcuar nga fjalët e Apostolit Paolo: “Gjithçka mundem ngaqë besoj në Atë që më jep forcën” (Fil 4,13). Të jesh instrument i Providencës Hyjnore është një përgjegjësi e madhe, për të cilën do të merrni me siguri të gjitha nderimet e gjendjes për të cilën keni nevojë, që kërkohen me shpirt për Ju nga njerëz që Ju mbështesin edhe me lutjet e tyre. Me këtë shpresë të qielltë dhe me sigurinë e lutjes sime për Ju, për Zonjën e parë dhe për bashkëpunëtorët Tuaj, me gjithë zemër Ju dërgoj bekimin tim. Zoti bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Carlo Maria Viganò, Arkipeshkv i Ulpianës, ish Nunci Apostolik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Rusia kërkon garanci të qarta sigurie nga Perëndimi
Bombarduesit rusë patrullojnë mbi kufijtë e Bjellorusisë
Të zemëruar me Abbasin, palestinezët votuan në zgjedhje komunale
Çfarë fshihet pas tensioneve Rusi-Ukrainë?
Biden dhe Putin nuk arrijnë marrëveshje për krizën në Ukrainë
“Do të fluturoj sërish”: Frika nga talibanët ndërpret ëndrrën e pilotes së parë afgane
BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]
Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit. Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]
Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca. Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]
Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett. Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë. Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]