“BASTISJE NË TETË LOKACIONE NË SHKUP E KUMANOVË”
Departamenti për shkatërimin e krimit serioz e të organizuar – Sektori për luftë kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në koordinim me Agjencinë për Siguri Kombëtare, Departamentin për operacione speciale nën udhëheqjen e Prokurorit kompetent publik nga PTHP-ja për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit pas hetime shumëmujore më 27 Dhjetor ka ndaluar 8 persona, sic thonë nga MPB, të organizatës terroriste.
MPB-ja njofton se, në bazë të urdhërave të gjykatësit kompetent për bastisje nëpër shtëpi dhe hapësira tjera, janë kryer bastisje në tetë lokacione, pesë në Kumanovë dhe tre në Shkup, ku janë zbuluar dhe privuar nga liria tetë persona. Sic thonë nga policia më 27 Dhjetor nga ana e Departamentit për shkatërimin e krimit të organizuar në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit është dorëuzra kallëzim penal kundër 3 personave nga Shkupi dhe 5 nga Kumanova, për veprën e kryer penale “organizatë terroriste” sipas nenit 394 paragrafi 2 nga Kodi Zgjedhor.
“B.A nga Kumanova ka krijuar organizatë terroriste ku krahas të ndaluarve V.A dhe E.L anëtarë kanë qenë edhe të ndaluarit tjerë, në bazë të ideologjisë së organizatës terroriste ISIS për kryerjen e vrasjeve dhe shkatërimit të objekteve publike me qëlolim të krijohet ndjenja e pasigurisë ose frikës tek qytetarët. Për realizimin e këtij qëllimi anëtarët e grupit kanë bërë veprime përgatitore, kanë siguruar mjete financiare dhe janë furnizuar me armë, municion, pajisje ushtarake, kanë përgatitur materiale të improvizuara shpërthyese dhe kanë kryer prova për aktivizimin e këtyre mjeteve shpërthyese”, tha Toni Angelovski – zëdhënës i MPB-së.
MPB-ja gjithashtu ka dhënë edhe detaje tjera për grupin e ndaluar.
“Anëtarët e grupit terrorist, për komunikim të ndërsjelltë kryesisht kanë përdorir plataformën e internetit “Ëhats App” ku mes tjerash janë dakorduar edhe mënyrën e transportit të armëve dhe mënyrën e përpunimit të jelekëve vetëvrasës. B.F ka marrë pjesë në formacione paraushtarake jashtë territorit të RMV-së, si pjesëatr I organizatës terroriste ISIS në Siri”, tha Angelovski.
MPB-ja njofton se armët e zbuluara dhe mjetet shpërthyese më 27 Gusht të vitit 2020 në afërsi të Kumanovës, për të cilët më 31 Gusht ishin denoncuar penalisht tre persona, sipas sasisë dhe dedikimit njoftohet se ka vepruar një organizatë terroriste më shumë anëtarë, me cka me dëshmitë shtesë të grumbulluara është vërtetuar se ka ekzistuar një komunikim I drejtpërdejtë, marrëveshje paraprake mes të gjithë anëtareve të organizatës terroriste. Klan Macedonia
Terminali doganor në Bllatë RMV-Shqipëri, vlerësohet i panevojshëm nga autoritetet
Vazhdon debati për regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut
VMRO paralajmëron se mund të mos e njoh regjistrimin e popullsisë
Gurgurica: Kostumet tradicionale në ‘’fshatin e grave’’
Planifikonin sulme terroriste në Maqedoninë e Veriut, arrestohen 8 persona
Të padukshmit e Maqedonisë së Veriut
Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka kërkuar Kuvendit vazhdimin e gjendjes së krizës në këtë shtet edhe për gjashtë muaj, me qëllim të siç thuhet “përballjes sa më efikase me pandeminë dhe mbrojtjen e shëndetit të popullatës”. Qeveria vendimin e miratoi me kërkesë Komitetit Drejtues të Krizave, organ ky që po menaxhon […]
Thirrjet antishqiptare nuk kanë të ndalur rrugëve dhe shesheve të Shkupit. Institucionet e shtetit po fshihen prapa këtyre grupimeve tifozësh që po nxisin tensione dhe padurueshmëri. “Shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë” është thirrja që edhe dje u dëgjua në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit. Dhjetëra tifo të rinj maqedonas, përfshirë mosha të ndryshme, […]
Bullgaria po kërkon mbështetje nga Bashkimi Evropian, që në kuadër të kornizës negociuese mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, të futet edhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë, që dy shtetet e nënshkruan në vitin 2017. “Marrëveshja bilaterale mes Shkupit dhe Sofjes për fqinjësi të mirë duhet të jetë pjesë e kornizës negocuese për […]
Marrëveshja Kornizë e Ohrit, që u nënshkrua para 19 vjetësh dhe është një kontratë shqiptaro-maqedonase për raportet e reja shoqëroro-politike dhe ndërtimin e mëtutjeshëm të Maqedonisë. Kjo kontratë e të dy popujve u bë e mundshme pas luftës së armatosur, që ndodhi në vitin 2001. Marrëveshja u realizua me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, […]