e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

Ndërsa nuk prononcohen rreth idesë së shtrirjes së sovranitetit izraelian në Jude dhe në Samari, platforma demokrate heq nga linguazhi i saj termin “pushtim izraelian” dhe shton mbështetje të re për “të drejtat e palestinezëve”.

Komiteti redaktues i platformës u prononcua me shumicë votash (117/34) për modifikime të tillë, gjatë rrugës. Ky komitet shprehu kërkesën që ndihmat e ardhshme ndaj Izraelit të ndikohen nga fakti nëse Izraeli do të kërkojë apo jo të shtrijë sovranitetin e tij në këto zona.

Amendamenti do të kishte përfshirë edhe kritikat ndaj cilësdo përpjekje izraeliane për të instaluar vendbanime hebraike në këto zona. Grupe interesi si ai J.Street kërkuan të lihet siç është fjala “pushtim”, ndërsa kërkuan futjen në program të termit “të drejtat e palestinezëve”.

Wendy Sherman e Dan Shapiro – dy ish funksionarë të administratës Obama – diskutuan kundër amendamentit. Sherman, ish Zëvendës Sekretar i Shtetit deklaroi se “asistenca jonë ndaj Izraelit është një investim me dobi reciproke, i cili mbron Izraelin nga kërcënime shumë reale, por ndihmon dhe promovon sigurinë dhe stabilitetin në një rajon në të cilin njohim shumë mirë se cilat janë kostot e pasigurisë dhe të destabilitetit”

Ish ambasadori Shapiro afirmoi gjithashtu se formulimi i ri “qartëson pozicionin tonë ndaj hapave të njëanshëm të të dyja palëve për të minuar perspektivën e paqes”. Ai shtoi se është vendosmërisht kundër cilitdo deklarim të shtrirjes së sovranitetit izraelian në vendbanimet ekzistuese.

“Për herë të parë, le ta themi qartë… kundërshtimin tonë ndaj shtrirjes së vendbanimeve izraeliane. Për herë të parë deklarojmë me qartësi dhe me emër kundërshtimin tonë ndaj aneksimit izraelian të Judesë dhe Samarisë. Le të deklarojmë qartë se do të vazhdojmë të kundërshtojmë nxitjen e terrorit dhe, për herë të parë njohim të drejtën e palestinezëve për të jetuar në një shtet të vetin”.

Platforma u aprovua me unanimitet nga komiteti redaktues, por ajo duhet të aprovohet nga Konventa Kombëtare e demokratëve që do të mbahet gjatë gushtit në Wisconsin.

Projekti ka krijuar deluzion në rradhët e “progresistëve” për faktin se nuk do të përdoret më fjala “pushtim izraelian”.

“Demokratët kundërshtojnë çdo hap të njëanshëm të të dyja palëve – përfshirë aneksimin – i cili mund të minojë perspektivën për dy shtete”.

Platforma e re e demokratëve fton SHBA t’i kthehet marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe zgjidhjes me dy shtete të konfliktit izraelo-palestinez. Kjo platformë, nga njëra anë kërkon dëshpërimisht të mos humbasë votat hebraike, sidomos votat e të ashtuquajturve “progresistë” në rradhët e komuniteteve hebraike, sidomos të atij të NY, ndërsa, nga ana tjetër, kërkon t’i imponohet Izraelit si e vetmja rrugë për arritjen e paqes.

Historikisht, për shkak të qëndrimeve të tyre hipokrite ndaj të dyja palëve, demokratët kanë dështuar në zgjidhjen e konfliktit izraeliano-palestinez. Gjer edhe administrata Klinton, njëra nga më “filoizraelianet” në historinë e administratave demokrate, dështoi dukshëm në Kemp Dejvid, për të mos folur për administratën Obama, e cila, sidomos në mandatin e dytë, bëri veprime të hapura antiizraeliane, pa ndikuar minimalisht në emancipimin e lidershipit palestinez, në të njejtën kohë.  Shprehje e këtij background-i, platforma e re nuk do të ndihmojë në tërheqjen e mbështetjes së votës hebraike për demokratët, në zgjedhjet e ardhshme të 3 Nëntorit.

 

Më shumë

Shtetet e Bashkuara dhe Kina befasojnë me një deklaratë të përbashkët për klimën

Shtetet e Bashkuara dhe Kina befasuan takimin botëror për klimën COP26, që po mbahet në Glasgou, me një deklaratë të përbashkët, në të cilën zotohen se do të ndërmarrin veprime për të kufizuar ngrohjen globale gjatë dekadës së ardhshme.   Deklarata u bë ndërsa delegatët hynë në orët e fundit të negociatave për […]

Britania paralajmëron qytetarët se mund të ekstradohen në Hong Kong

Ligji i sigurisë kombëtare, të cilin Kina vendosi kohët e fundit në Hong Kong po shkakton shqetësime. Britania ka paralajmëruar disa nga qytetarët e saj se ata mund të përballen me arrestim dhe ekstradim në ish-koloninë britanike nëse udhëtojnë në vende të treta që kanë marrëveshje ekstradimi me Kinën.   Në qershor të […]

SHBA, 10 mln dollarë për të gjetur “kokat” e grupit kriminal “REvil”

Zyrtarët amerikanë bënë të ditur se Uashingtoni ka ngritur padi ndaj dy personave, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal REvil, lidhur me një valë sulmesh kibernetike, përfshirë një rast që çoi në mbylljen e përkohshme të fabrikës më të madhe të përpunimit të mishit në botë, si dhe sulme të tjera ndaj […]

OKB: 45 milionë njerëz kërcënohen nga uria

Rreth 45 milionë njerëz në të gjithë botën janë aktualisht të kërcënuar nga uria, tha Organizata e Kombeve të Bashkuara.   Sipas Programit Botëror të Ushqimit (WFP), situata është veçanërisht e rëndë në Afganistan. Shefi i këtij programi, David Beasley, u bëri thirrje individëve të pasur që të ndihmojnë me donacione.   Ai […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara