e diel 25 korrik 2021
e diel 25 korrik 2021

 

Turizmi që sapo doli nga vështirësitë e pandemisë po goditet këtë herë nga mungesa e menaxhimit të mbetjeve. Pas Durrësit edhe Kavaja po përballet me të njëjtin problem. Turistët e huaj e kanë quajtur situatën “masakër”, ndërsa Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nuk ka reaguar ende.

 

Në mes të sezonit turistik, zona e njohur si plazhi i Golemit në Kavajë i ka pritur turistët vendas dhe të huaj me erën dhe pamjen e mbeturinave. Mbetjet shoqërojnë të gjitha rrugët që të çojnë drejt detit dhe resorteve me 5 yje në këtë zonë.

 

Disa turistë nga Polonia, e përshkruan vetëm me një fjalë situatën:

 

“Masakra, masakra”.

 

Pushuesit vendas thonë se mbetjet nuk pastrohen prej më shumë se një javë.

 

“Të paktën që një javë që jam unë këtu, kështu janë, pa u hequr. As nuk merret kush me atë punë”, u shpreh një qytetar.

 

“Ku është Blendi Klosi që thotë pastërti në plazhin e Golemit, e në qytet të Kavajës?”, tha një qytetar.

 

“Nuk rrihet kështu. Turpi më i madh, të vijnë turistët këtu, të shohin këto gjëra”, u shpreh një tjetër.

 

E njëjta pamje gjendet edhe brenda lagjeve të Kavajës. Qytetarët dhe bizneset shprehen të shqetësuar për fatin e taksave të tyre.

 

“Ka një kohë të gjatë, nuk e di, unë e kam lagjen andej, po edhe atje te lagjja jonë ashtu është. Ka dy javë që nuk pastrohen. Atje të mbyt era”, u shpreh një qytetare.

 

Për shërbimin e pastrimit në qytet dhe Njësinë Administrative Golem, rezulton se Bashkia Kavajë, ka kontrata aktive me shoqërinë Alko Impex Construction SH.P.K.

 

Ndërkohë prej më shumë se një javë, një nga vend-depozitimet e mbetjeve të Bashkisë Kavajë pranë kodrës së Kazies, vazhdon të digjet.

 

Sipas burimeve të Euronews Albanian, Prokuroria e Kavajës ka regjistruar procedim penal në lidhje me ngjarjen.

 

Dy akuzat që po hetohen janë “shpërdorim detyre” dhe “ndotja e ajrit dhe detit”.

Më shumë

Shqipëria Turistike dhe “Mihalët” e saj!

Historia e ‘Mihalit’ është përsëritur sërish në jug të vendit. Një çift peshuesish, kësaj here shqiptarë me një vajzë të vogël kanë shkuar për të kaluar disa ditë në bregdetin e Livadhit në Himarë, por fundi i tyre nuk ka qenë aspak i qetë.     Për shkak se nuk u kanë pëlqyer kushtet, […]

Ide që funksionon, turizmi me gomone

Nga vend që prodhonte emigrantë që largoheshin me gomone nga vendi, sot Shqipëria është kthyer në destinacion turistik, që mirëpret turistë që vijnë me gomone.   Besmir Lulaj lindi në vitin 1990, atëherë kur Shqipëria e dalë nga regjimi diktatorial me kufij të mbyllur, ishte e etur për botën e veçanërisht Europën.   Të […]

Turistët zbresin në jug – Sfidë e këtij sezoni mbetet siguria e jetës së pushuesve

Sokol Agolli po shijon rrezet e diellit buzë jonit. Ku duket se 70 vjeçari këtë fund maji e ka gjithë plazhin për vete.   “Uji është armiku kryesor i virusit”, thotë ai.   Ndryshe nga viti 2020 ku turizmi shqiptar u mbajt nga vendasit dhe vizitorët e rajonit këtë vit kanë filluar të […]

Pushuesit nga Kosova gjallërojnë bregdetin e Shëngjinit

Sezoni turistik veror 2021 pritet të jetë më i mirë sesa ai i vitit të shkuar. Tashmë kanë nisur rezervimet e organizuar nga Ukraina dhe Bjellorusia dhe pritshmëritë janë që polakët e çekët të rikthehen gjithashtu.   Tregje të reja si Bullgaria dhe Serbia kanë shfaqur interes. Peshën kryesore pritet ta mbajë turizmi shqipfolës, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara