Një infermiereje në Spitalin Memorial CHI në Tenesi, i ra të fikët gjatë një konference shtypi menjëherë pasi mori vaksinën e zhvilluar nga Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit.
Infermierja Tiffany Dover po fliste në podium për rëndësinë e vaksinimit kur ndërpreu fjalën e saj për të thënë: “Më falni, po ndjehem shumë e trullosur”.
Dover vuri dorën në kokë, kërkoi përsëri falje, dhe nisi të largohej nga podiumi kur papritmas u rrëzua në dysheme. Kamerat kapën mjekët dhe kolegët e saj që i erdhën menjëherë në ndihmë.
“Ky është një reagim që mund të ndodhë shumë shpesh me çdo vaksinë ose injeksion”, tha Drejtori i CHI Memorial, dr. Jesse Tucker.
Disa minuta pasi i ra të fikët, Dover ishte në gjendje të ngrihej në këmbë dhe të fliste me mediat përsëri. Ajo iu tha gazetarëve se kjo është diçka e zakonshme për të, për shkak të një gjendje shëndetësore, për të cilën nuk dha asnjë detaj.
Nis vaksinimi – Shefja e Infektivit vaksinohet e para
Pandemia pengoi trajtimin e pacientëve kronikë
Ekipit të OBSH-së i ndalohet hyrja në Kinë
Fshehje dhe kaos shifrash për testimet e COVID-19 në laboratorët privatë
Po demostronte injektimin e vaksinës kundër koronavirusit, infermieres i bie të fikët
COVID-19, fillon injektimi i vaksinave
Studiuesit kanë identifikuar qeliza të pazhvilluara të gjakut që mund të sinjalizojnë ndërlikimet e koagulimit tek të infektuarit me COVID-19. Rastet për të qenë potencialisht të rënda mund të zbulohen tani më herët. Është ende e paqartë se pse shumë të infektuar nga COVID-19 kanë simptoma të lehta ose aspak simptoma, ndërkohë […]
“Vaksina e koronavirusit të Universitetit të Oksfordit / AstraZeneca është deri në 90 për qind efektive dhe mund të ruhet e sigurt në një frigorifer standard” këto janë rezultate paraprake për vaksinën anti -covid-19. Gjatë eksperimenteve u panë dy regjime të ndryshme se si trupat përgjigjeshin. Sipas shkencëtarëve kur përdoret pak në sasi, […]
Bombolat me oksigjen janë më të kërkuarat aktualisht në tregun e covid. Të nevojshme për funksionimin e mushkërive te të sëmurët, përdorimi i tyre është kthyer në alarm për autoritetet shëndetësore. Në rrethe situata është kaotike. Këtu jemi në Fier. Rezulton se qindra të sëmurë trajtohen me oksigjen nëpërmjet bombolave të improvizuara. Jashtë […]
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiliu në një dalje publike tha se situata e Pandemisë COVID 19 është kritike, duke qenë se ka një dyfishim të rasteve pozitive. Në 24 orët e fundit u shënua një tjetër rekord me 593 të infektuar, ndërsa u regjistruan dhe 11 viktima të tjera. Ministrja tha se megjithatë […]