Friday 24 March 2023
Friday 24 March 2023

 

Një zëdhënës i talebanëve ka dhënë një intervistë me një femër spikere lajmesh në televizionin privat afgan Tolo, në atë që disa thonë se është një tregues i një qëndrimi pak më të butë ndaj grave.

 

Nën regjimin e mëparshëm taleban të Afganistanit në vitet 1996-2001, gratë rrallë lejoheshin të dilni jashtë shtëpisë. Por pak më herët, Enamullah Samangani, një anëtar i Komisionit Kulturor të talebanëve, sugjeroi që nën një administratë të re talebane, gratë mund të shërbenin edhe në qeveri.

 

“Emirati Islamik nuk dëshiron që gratë të jenë viktima,” tha Samangani. “Ato duhet të jenë në strukturën qeveritare sipas ligjit të Sheriatit.”

 

Ndërkohë, në Kanul gratë me ferexhe organizuan një demonstrim të shkurtër, duke mbajtur parulla ku kërkonin nga talebanët që të mos “i eliminonin gratë” nga jeta publike.

 

UNICEF: Disa talibanë e mbështesin edukimin e grave:

Agjencia për të drejtat e fëmijëve e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, thotë se në disa pjesë të Afganistanit përfaqësuesit e talibanëve kanë shprehur mbështetje për edukimin e vajzave dhe grave. Kjo organizatë është duke ofruar ndihmë në shumicën e pjesëve të Afganistanit dhe shpreson shumë për bashkëpunim me përfaqësuesit e talibanëve, tha Mustapha Ben Messaoud, shefi i operacioneve në terren të UNICEF në Afganistan.

 

Ai deklaratat i bëri gjatë një konference të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë të martën më 17 gusht.

 

“Kemi diskutime të vazhdueshme dhe jemi mjaft optimistë. Në zyrat që kemi në terren ne nuk kemi asnjë telashe me talibanët”, tha ai.

 

Sipas tij, aktualisht 11 nga 13 zyrat në terren të kësaj organizate janë funksionale.

 

Talibanët e sunduan Afganistanin midis viteve 1996 dhe 2001. Ata nuk i lejuan gratë të punonin, vajzat nuk lejoheshin të ndiqnin shkollën dhe gratë duhej të mbulonin fytyrat dhe të shoqëroheshin nga një i afërm mashkull, nëse donin të dilnin nga shtëpitë e tyre.

 

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, paralajmëroi të hënën për raportime të shkeljeve të të drejtave të grave pasi talibanët morën kontrollin e Afganistanit pas 20 vjetësh të prezencës së huaj ushtarake atje të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

 

UNICEF citoi disa përfaqësues lokalë të talibanëve të kenë thënë se ata ishin duke pritur për udhëzime nga udhëheqësit e tyre për çështjen e edukimit të vajzave, ndërsa të tjerët kanë thënë se duan që shkollat të “funksionojnë”.

 

Një drejtor shëndetësor i talibanëve në provincën Herat u kishte kërkuar punonjësve që të paraqiteshin në vendet e punës, tha Ben Messaoud.

 

Megjithatë UNICEF ende nuk ka krijuar një komunikim të drejtpërdrejtë me udhëheqësit talibanë në kryeqytetin Kabul, shtoi ai.

 

 

 

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara